Mbrëmë në ora 21:11 në Stacionin Policor Qendër, një 31-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në auto larjen e tij në bulevardin “Goce Dellçev”, dy persona me motoçikletë kanë hedhur një mjet që ka shkaktuar shpërthim. “Me datë 05.01.2023 në ora 21:11 në Stacionin Policor Qendër, B.B.(31) nga Shkupi ka raportuar se dy persona me motoçikletë kanë hedhur një mjet në autolarjen në Bulevardin “Goce Dellçev”, e cila ka shkaktuar një shpërthim nga i cili është dëmtuar një godinë ndihmëse – barak”, thonë nga MPB. Nga MPB për “Lokalno” thonë se nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar…
Author: Hamdi Kumanova
Aksion në dy motele në Mitrovicë, arrestohen 4 persona Policia ka zhvilluar aksion në dy motele në Mitrovicë. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra. Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra për Informim e Policisë, u tha se dyshohet se këta personat dyshohet se janë marrë me vepren penale të prostitucionit. “Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Shteti në këtë periudhë krize ekonomike, kur turizmi është një nga sektorët më të prekur, duhet të kërkojë tregje të reja për të tërhequr turistët. Sipas profesorit Pavle Gacov, vendi ka shumë për të ofruar, por nevojitet një strategji. “Është industria më e mirë, industria e së ardhmes, Maqedonia për fat të keq ka mundësi, por mendoj se po bëhet shumë pak në këtë sektor, dhe prandaj ka nevojë për mbështetje. Por jo vetëm duke injektuar, duke dhënë para, fonde, por me një koncept, që na mungon. Dhe kjo është një punë që duhet bërë nga ekspertë dhe duhet të…
Për dy ditë sa nuk punoi Blloku 1 në TEC Manastir dhe Termocentrali tjetër në Osllomej, EMV u detyrua të importojë energji elektrike. Sipas tyre për datat 4 dhe 5 Janar janë blerë 5,800 MW/h shtesë nga jashtë për të përmbushur kërkesat e konsumit ditor për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore, ndërmarrjet e ujësjellësit, spitalet dhe institucionet tjera vitale shtetërore. Sipas EMV-së, prodhimi vendor i plotëson nevojat për energji elektrike për tregun e rregulluar në amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Drejtor i EMV-së Kovaçevski tha se amortizimi i blloqeve po u shkakton defekte. “Kjo është teknologji ruse dhe vetë…
MSH: PJESËMARRJA NË KËTË ORGAN NË BAZA VULLNETARE PA KOMPENSIME FINANCIARE Tek redaksia e Klan Maqedoni erdhën dokumente edhe për muajin mars, prill, maj dhe qershor. Në të gjitha dokumentet metoda është e ngjashme. Për muajin mars Sofijanova ka të evidentuar vetëm 32 orë kujdestari, e është paguar për 96 orë. Për muajin prill Sofijanova nuk ka të evidentuara asnjë orë të vetme në kujdestari e është e paguar për 96 orë. Për muajin maj, Sofijanova ka të evidentuara vetëm 16 orë, kurse është paguar për 120 orë. Ish drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, Aspazija Sofijanova, do të Kryesojë me…
LSDM-ja mohon që një pjesë e deputetëve të saj mund të formojnë shumicë në mbështetje të planit të VMRO-DPMNE-së për të votuar mosbesim ndaj qeverisë Kovaçevski. Sipas tyre, VMRO-DPMNE-në e trembin sukseset e pushtetit. “Gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së janë dëshpëruese. Sallat e mbushura me njerëz, nga të cilat dëgjohej përkrahja për një të ardhme evropiane dhe për politikat e LSDM-së, është ajo që e frikëson VMRO DPMNE-në. Një shumicë që e përkrah VMRO-DPMNE-në është vetëm një dëshirë boshe. Në vend që të gënjejnë, le të përveshin mëngët nëse duan të jenë kundërshtarë të denjë në zgjedhjet e rregullta të 2024-ës”, thonë…
Policia e Tetovës ka bërë të ditur se me datë 05.01.2023 në ora 12:20 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.E. (59) nga Banjica e Epërme e Gostivarit, për arsye se rreth orës 09.50 ka penguar zyrtarin e inspektoratit të tregut i cili ka kryer veprime zyrtare në një personin juridik në të njëjtën adresë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Pas festave do të vendoset nëse ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski shkon ose jo ambasador në Francë. Qeveria do të duhet të vendos për fatin e tij, duke pasur parasysh dy situatat: kalimin e filtrave për përfaqësues diplomatik dhe skandalin me shtetësinë e spiunit rus deri sa Dimovski ishte në krye të sigurisë kombëtare. Për këtë të fundit, ndonëse nisi procesi i llogaridhënies në kuadër të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit, Dimovski dha dorëheqjen vetëm pas seancës së parë. Në vendin e tij u emërua Zarko Milloshevski, njeriut të cilit i qëndron…
Komuna e Çairit ende nuk ka filluar me transmetim të drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit Komunal në kanalet online, ashtu siç ka premtuar kryetari Visar Ganiu. Prej komunës thonë se kanë siguruar pajisjet e nevojshme për këtë qëllim dhe së shpejti do të caktojnë dhe person përgjegjës, shkruan Portalb.mk. “Njëri ndër prioritetet sa i përket transparencës dhe llogaridhënies janë edhe transmetimi i seancave të këshillit të komunës në kohë reale me ç’rast qytetarët do ta kenë mundësinë e të njihen me problemet reale të komunës”, ky është premtimi i Visar Ganiut në pjesën “Transparencë përmes digjitalizimit” të programit zgjedhor për…
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2022, vlera e importeve nga Serbia ka qenë 370 milionë euro. Por sipas drejtorit të Doganës, Agron Llugaliu, prania e produkteve serbe në Kosovë ka shënuar rënie në krahasim me vitet 2017 ose 2018. Sipas tij kjo për faktin se vlera e importit përgjatë këtyre viteve, në përgjithësi është rritur. “Sot po flasim për mbi 5 miliardë import, ndërsa në vitin 2018 kemi folur për 3 miliardë import. Përqindja se sa kanë zënë hapësirë në tregun e Kosovës produktet serbe në vitin 2018 me përqindjen sot është dyfish. Atëherë kanë qenë…
Bujqësia ishte një nga sektorët në të cilin kriza globale edhe në vitin 2022 goditi më së shumti. Bota u përball me sfidën se si të sigurojë ushqim të mjaftueshëm. Shpenzimet e prodhuesve rriteshin, ndërsa çmimet e tregjeve të aksioneve rriteshin. Në kushte të tilla, të cilat, sipas ekspertëve, janë ende të pasigurta, ndërsa pasojat akoma do të ndjehen, për vendin ishte prioritet rritja dhe stabilizimi i prodhimit vendor. Autoritetet treguan se po përballemi me krizën më të vështirë deri tani, por vazhdimisht apeluan qytetarët që të mos shqetësohen dhe siguruan se produktet bazë, bukë, miell, qumësht dhe vaj ulliri,…
NDRYSHIMI DRASTIK I MOTIT TË HËNËN DHE TË MARTËN Festat fetare ortodokse janë duke kaluar me mot stabil, të thatë dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se nëpër lugina edhe mëtej do të ketë mot më të ftohtë me paraqitje të mjegullave. Gjatë ditës temperaturat kanë shkuar deri në 17 gradë Celsius duke sjellë pranverën në stinën e dimrit. Motin me diell, sic percjell KlanM, e kanë shfrytëzuar qytetarët, të cilët në numër të madh, kanë frekuentuar sheshin e Shkupit, pavarësisht festave dhe ritualeve fetare. Sinoptikët, sic njofton KlanM, paralajmërojnë se…

