Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 134 shkelje të rregullave të trafikut. Janë shqiptuar 50 për tejkalim të shpejtësisë, 5 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 22 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi. Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 9 gjoba për makina të paregjistruara.

Lexo më Shumë

Në kuadër të Samitit të parë ndër-parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë që mbahet në Zagreb, Kryetari i Verkhovna Radës (Parlamentit) të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, i ndau Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Dekoratën Jarosllavi i Urtë. Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas. “Jam veçanërisht i nderuar që në emër të Presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Kryetari Stefançuk më ndau Dekoratën Jarosllavi i Urtë për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur sa i përket reformës së administratës publike dhe ka bërë përparim të kufizuar në zbatimin e rekomandimeve nga viti i kaluar, thuhet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në afrimin e BE-së. KE në shënimet thekson se është shtyrë miratimi i zgjidhjeve ligjore për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, të një ligji të ri për shërbimin e lartë drejtues, si dhe kuadri i ri ligjor për menaxhimin e burimeve njerëzore, përmes ndryshimeve në ligjet për nëpunësit administrativë dhe për punonjësit e shërbimeve publike. Sipas Komisionit,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se SH.A. EMV gjatë natës së kaluar nuk ka importuar energji elektrike, por ka përmbushur në tërësi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve nga kapacitetet e saja. “SH.A. EMV ka prodhuar 10.709 MWh energji elektrike me 23.10.2022. Në termocentralet janë prodhuar 6.896 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3.813 MWh. SH.A. EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Qeveria.…

Lexo më Shumë

Faji për kaosin në Shkup dhe në ndërmarrjet publike nën autoritetin e qytetit është tërësisht i VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të shquar Hristijan Mickoski, thonë nga LSDM. Sipas partisë në pushtet, partia më e madhe opozitare është përgjegjëse për situatën në kryeqytetin e vendit. “VMRO-DPMNE ka shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe i emëron anëtarët e Bordit Drejtues në Ndërmarrjet Publike, të cilat janë organi më i lartë qeverisës. Të gjithë përveç njërit janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Shkupjanët nuk e meritojnë një autoritet që grinden publikisht për tenderë, ndikime dhe komisione, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 28 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Lexo më Shumë

Në intervalin kohor nga ora 00:00 deri më ora 04:00 policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar tre persona dhe ka regjistruar 11 kundërvajtje nga kontrollet që kanë realizuar në 97 objekte gastronomike dhe 37 automjete. MPB njofton se në rajonin e Bit Pazarit dhe Karposhit nëpunës policorë të SPB-Shkup i kanë privuar nga liria tre persona. për shkak të kundërvajtjeve nga Ligji për kundërvajtje “Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në Click Plus në TV21 ka komentuar edhe zhvillimet brenda BDI, me theks të veçantë të ashtuquajturin “grupi i zjarrit”. Thaçi ka theksuar se në këtë rast kemi të bëjmë me luftë të gërditshme për pushtet, për tenderë. “Unë shoh shumë njerëz të pakënaqur me qeverisjen. Këta grupi që janë unë mendoj se shohin ëndrra të kota, janë mesazhe të gabuara që i jepen popullit. Mesazhi im dallon, BDI rrëzohet prej pushteti ditën e zgjedhjeve me vota. BDI nuk mund të shpresojmë ta rrëzojmë prej pushteti me dy tre individë që s’kanë paraqit asnjë…

Lexo më Shumë

Maqedonia këtë vit do të ketë rritjen më të dobët ekonomike në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në raportin e fundit të Bankës Botërore për vendet e rajonit, theksohet se këtë vit vendi do të ketë një rritje të PBV-së prej vetëm 2.1%. Mali i Zi do të jetë lider me rritje gati 7%, ndërsa lëvizjet ekonomike janë solide edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia, Shqipëria dhe Kosova do të kenë rritje prej mbi 3%. Vendet që janë të varura nga importet e energjisë po kalojnë një kohë më të keqe në këtë krizë, dhe do ta kenë më…

Lexo më Shumë

Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon të jetë me ritëm tepër të ngadalësuar, pavarësisht shpenzimeve të larta që ka Kuvendi. Në informatat e siguruara nga Alsat, shihet qartë se nga 1 shtatori dhe deri më 15 tetor, janë mbajtur vetëm 5 seanca plenare, Kuvendi ka punuar gjithsej 15 orë e 30 minuta. Dy nga këto, seanca kanë qenë për fjalime drejtuar deputetëve nga ana e mysafirëve prej jashtë vendit, si presidenti i Italisë Serxho Matarella dhe kryetarja e Këshillit kombëtar të Kuvendit të konfederatës Zvicerane, Irene Kelin. Një seancë është mbajtur për pyetje të deputetëve. Ndërsa dy seanca punuese në…

Lexo më Shumë

Gjatë 3 ditëve të fundit (nga 21.10 deri më 23.10.2022) janë kryer 722 teste dhe janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19 Shkup – 47, Prilep – 7, Manastir – 3, Kumanovë, Gostivar dhe Strumicë – nga 2, Kavadar, Veles dhe Makedonski Brod – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (66), janë regjistruar 25 riinfeksione. Janë regjistruar 66 pacientë të shëruar nga Shkupi. Gjatë 3 ditëve të kaluara (21.10 – 23.10.2022) nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është raportuar asnjë humbje jete. Deri…

Lexo më Shumë

Disa ditë pas sikletit të ri të turpshëm kur Ministria e Punëve të Jashtme maqedonase ia doli të vendosë gabim flamurin e mysafirëve para një delegacioni të huaj , një foto me flamurin e gabuar nga një tekst shkollor maqedonas u përhap në të gjithë internetin. Me atë rast kemi botuar edhe një orë për veksillologji për Ministrinë e Punëve të Jashtme . Teksti shkollor është ndoshta për gjeografinë dhe faqja e treguar flet për veçoritë natyrore të Portugalisë. Mirë po, në vend të flamurit të këtij vendi është vendosur flamuri i Spanjës, një flamur që nuk i ngjan aspak…

Lexo më Shumë