Si rezultat i mungesës së një sistemi të unifikuar për pagat, ekziston një kaos i vërtetë në lidhje me pagat në sektorin publik, që pason me rregullimin përmes një numri të madh të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, prezanton Projektligjin për sistemin e pagave në sektorin publik, të cilin e gjeni të publikuar në ENER bashkë me draft raportin për Vlerësim të Ndikimit të Rregullores, me çka për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, po tentohet për tejkalimin e këtyre problemeve, eliminimin e diskrepancave dhe diferencave në paga në institucione të llojit të njëjtë,…
Author: Hamdi Kumanova
Dje në Njësinë e Policisë së Mavrovës është raportuar se në një vikend- shtëpi në lagjen Hanet e Mavrovës, komuna Mavrovë dhe Rostushë është gjetur pa shenja jete S.N.(86) nga Leunova, me vendbanim në Shkup. Ekipi i Ndihmës Mjekësore Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Me datë 05.01.2023 në ora 18:30 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën lokale në Gradec të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga R.B.(44) nga fshati Gradec, ka goditur mjetin e ndalur pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, të cilin e ka ndaluar personi N.I.(46) nga i njëjti fshat. Në aksident drejtuesi R.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri në mjetin “Passat”, N.R. ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekipi i Policisë së Gostivarit ka…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u dërgoi urim me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja duke ju dëshiruar shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mirëqenia familjare. “Në këtë periudhë të vitit kur pas festave të Fund vitit kremtohet një nga festat qendrore të krishterimit, Krishtlindja, mundësohet që përsëri të gjithë qytetarët që e kremtojnë por edhe të gjithë që janë në afërsinë e tyre, bashkëqytetarët, fqinjët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, të ndjejnë magjinë që e krijon atmosfera festive. Kjo është edhe një mundësi të ndjehen përqafimet e ngrohta, të shihen buzëqeshje të gjera dhe të dëgjohen…
NË JAVËN E 52-të 347 RASTE, DY VIKTIMA GJATË KËTIJ SEZONI TË GRIPIT Nga 26 Dhjetori 2022 deri më 01 Janar 2023, për 96% është rritur numri I të prekurve nga gripi në krahasim me javën paraprake – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik (ISHP). Gjatë kësaj periudhe, sic njofton KlanM, janë regjistruar 347 raste të paraqitjeve grupore për të prekur nga gripi, kurse javën paraprake ka pasur 177 raste. Por, në krahasim me javën e 52 të sezonit të kaluar, numri I rasteve është ulur për 38.6%. Sipas ISHP-së, incidenca është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal…
Armëpushimi 36-orësh i shpallur dje nga Vladimir Putin ka hyrë në fuqi, sipas televizionit shtetëror rus. Rusia tha se do të respektojë armëpushimin sot dhe nesër sepse është koha kur festohen Krishtlindjet Ortodokse.Por njoftimi është pritur me skepticizëm nga zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë, të cilët thonë se Rusia ka një motiv të fshehtë.Ukraina ka refuzuar t’i bashkohet armëpushimit dhe tha se ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet e Ukrainës.Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se Putin “po përpiqej të gjente pak oksigjen” duke i lejuar trupat e tij të pushonin, ndërsa Instituti për Studimin e Luftës vlerësoi se Rusia…
Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) bënë të ditur se në vitin 2021 u lidhën gjithsej 19.7 mijë martesa në të gjithë vendin. Ndonëse në raport me vitin pandemik martesat janë rritur me 12.7% (teksa në 2020-n numri i tyre ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve), martesat mbeten më të ulëta në raport me para pandeminë. Sipas INSTAT, numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12% më i ulët se në 2019-n dhe 15% më pak se në 2018-n. Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është…
Më në fund është gjetur një përgjigje universale për një nga pyetjet më të sikletshme në botë. Sa bakshish duhet të lëmë në tavolinë? Udhëzuesi TripAdvisor ka bërë disa përllogaritje të përgjithshme rreth sasisë së bakshisheve që lihen në restorante, taksi apo edhe hotele në mbarë botën. Një observim interesant është fakti se është fyese të presësh një bakshish në vende si Australia apo Japonia. Ndërsa në Francë, bakshishi nuk është i detyrueshëm – edhe pse ka disa përjashtime – zakonisht ju nuk keni nevojë t’i lini bakshish pjesëtarëve të stafit francez sepse ata marrin një rrogë minimale të llogaritur…
Mos miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të diferencojë nga skena politike partitë të cilat janë anti vlerave evropiane, thotë në një prononcim për Indeks.mk, ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin. Sipas tij, partitë duhet ti vënë interesat e përgjithshme të qytetarëve dhe shtetërore mbi ato partiake dhe nuk duhet t’i kushtëzojnë me asgjë ndryshimet kushtetuese, që janë të nevojshme për të vazhduar rrugëtimi i mëtejmë drejt BE-së. “Mos miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk e fut vendin në ndonjë të ashtuquajturin ‘skenar malazez’, por për një kohë mund ta ngadalësojë rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.…
Shkupi edhe në mëngjesin e sotëm ka probleme me ajrin e ndotur dhe është në pozitën e tetë të qyteteve më të ndotura në botë, sipas faqes që mat ndotjen në botë “IQAir”. Kryeqyteti i Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka indeksin 184 dhe është në pozitën e tetë, ndërsa para tij janë disa qytete nga India, Pakistani, Kina dhe Mongolia. Ashtu si ditët e kaluara edhe sot më të përhapura në ajër janë grimcat helmuese PM2.5, ndërsa ka edhe sasi të madhe të PM10. Ajri i ndotur ishte shkak i zënkave në mes partive më të madhe maqedonase, se kush…
37 deputetë nga gjithsej 120 në përbërjen aktuale të Kuvendit vijnë nga partitë e vogla, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e koalicioneve me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. A mund të ndryshohet përbërja kuvendore për llogari të partive më të vogla dhe të prishet bota politike bardh e zi, sipas ekspertëve varet prej ndryshimit të modelit zgjedhor dhe vendosjes së sistemit që do t’u mundësojë qytetarëve se vota e tyre vlen, por edhe nga ajo që e ofrojnë partitë, por edhe prej asaj që do ta ofrojnë partitë, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk. Për ndryshimin e modelit zgjedhor gjatë…
Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksionim sot pasdite rreth orës 15:00. Termocentrali prodhon energji elektrike dhe është i sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, njoftojnë nga SHA EMV. “Falë ekspertizës dhe angazhimit të punonjësve të Termocentralit, në më pak se 24 orë u riparuan gypat e prishur, për shkak të të cilave blloku duhej të mbyllej paraditen e djeshme. TEC Manastir aktualisht funksionon me dy blloqe. Në bllokun 3 janë duke u zhvilluar operacionet përfundimtare për instalimin e transformatorit të ri, pas së cilës do të vihet në funksion edhe ky impiant”, theksojnë nga EMV.

