Një ciklon bombë do të godasë pjesën veriore dhe jugore, mbi 105 milionë njerëz në të gjithë SHBA janë në rrezik
Pas stuhisë së dëborës që paralizojë miliona amerikanë gjatë sezonit të Krishtlindjes të vitit të kaluar, një tjetër stuhi këtë herë me përmbytje të fuqishme parashikohet të prekë disa shtete në SHBA.
Urdhrat dhe këshillimet për evakuim janë në fuqi në pjesë të Kalifornisë Veriore pasi një stuhi e madhe do të godasë bregdetin. Rajonet që janë goditur nga zjarret në të kaluarën ishin ndër vendet e para që iu tha të evakuoheshin për shkak të shqetësimeve për përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës për stuhinë.
Parashikuesit thonë se ajo do të formohet në një ciklon bombë dhe ndoshta do të vrasë njerëz. Kalifornia Veriore pritet të goditet më rëndë. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje dhe erëra të forta për të gjithë zonën e Gjirit në Kaliforninë Veriore, ku mund të rrëzohen pemët dhe të ketë ndërprerje të energjisë. Në San Francisko po shpërndahen thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet.
Një urdhër evakuimi është lëshuar në kontenë Santa Cruz, në jug të San Franciskos, për shkak të “probabilitetit të lartë” që stuhia mund të prekë disa lagje. Më në jug, në kontenë Santa Barbara, zyrtarët urdhëruan gjithashtu banorët të largoheshin nga zona. Urdhri prek komunitetin e pasur të Montecito, shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan dhe Oprah Winfrey.
BB MediaBB Media
Mësimi është anuluar për shkollat në të gjithë Kaliforninë veriore, si dhe për 8,000 nxënës në shkollat publike të San Franciskos. Më shumë se 105 milionë njerëz në të gjithë SHBA janë aktualisht në rrezik. Më në lindje, rreth 30 milionë njerëz po përballen me stuhi të mëdha që kanë prodhuar tashmë tornado në disa shtete.
Klan News



