Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka hapur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ministri, Armend Mehaj ka ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat të aplikojnë për të qenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
“Ftoj të gjithë të rinjtë e të rejat të aplikojnë për të qenë pjesë e ushtrisë së Republikës së Kosovës”!- shkroi ministri në Facebook. /arbresh.info/