VMRO-DPMNE mbajti tubim në Bosillovë, Radovish dhe Strumicë. Nga Strumica, kandidati për kryetar komune Petar Jankov, u bëri thirrje qytetarëve që së bashku, pa përçarje dhe me qëllime të arta, të shpëtojnë siç tha, qytetin nga krimi dhe korrupsioni. Programi i Jankovit për Strumicën parasheh fusha të ndryshme sikurse infrastruktura, arsimi, ambienti jetësor, efikasiteti energjetik, turizmi, punët sociale dhe shëndetësia. Duhet të kthejmë besimin te qytetarët sepse qytetarët duan ndryshim, tha Jankov. “Të investojmë në infrastrukturë moderne, në rrugë të reja dhe hapësira publike. Të kujdesemi për luftën kundër ajrit të ndotur dhe ta zgjidhim problemin për ujë të pijshëm.…
Author: Hamdi Kumanova
Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, përballë qindra bashkëqytetarëve të tij në mërgatë, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, prezantoi vizionin e tij për një politikë të re, dinjitoze dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Duke folur në zemër të komunitetit kërçovarë në Zvicër, Limani nuk i fshehu emocionet përballë atyre që i cilësoi si “vëllezërit e gjakut të Arbnit” – duke i krahasuar me diasporën historike arbëreshe, por me një dallim të madh: “Ju nuk jeni një degë që është tharë nga largësia, por një degë që mban me jetë edhe trungun e kombit…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se nga mesnata do të lirohen të gjitha llojet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri: EUROSUPER 95 do të shitet me 74 denarë për litër, që është 1,5 denarë më lirë. EUROSUPER 98+ ulet gjithashtu për 1,5 denarë, duke arritur çmimin prej 76 denarësh për litër. EURODIESEL-i u lirua për 1 denar, dhe tani do të shitet me 68,5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë gjithashtu pësoi ulje prej 1,5 denarësh, duke u shitur me 68 denarë për litër. Vendimi hyn në fuqi nga mesnata…
Nga nesër vendi edhe praktikisht do të bëhet pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me ç’rast qytetarët dhe kompanitë do të mund të kryejnë pagesa në euro në të njëjtën mënyrë si në vendet e Bashkimit Evropian. “Nga nesër, 7 tetor, pagesat në euro me vendet e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA) do të jenë rreth 6 herë më të lira dhe më të shpejta! Një pagesë prej 500 euro e cila deri tani kushtonte rreth 1.600 denarë, nga nesër do të kushtojë rreth 260 denarë. #SEPA do të thotë pagesa më…
MPB njofton se më datë 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Atij i janë sekuestruar një pistoletë “Walther” me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal ndaj L.R., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimeve”, parashikuar në nenin 353, paragrafi 1 të Kodit Penal. I pandehuri, si ndihmës i ministrit të punëve të brendshme dhe drejtues i Departamentit për procedura disiplinore dhe gjyqësore, e ka shfrytëzuar pozitën ose autorizimet e tij zyrtare, duke tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij, në mënyrë që për muajt qershor, korrik, gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor 2023, bazuar në listat…
Trupi i pajetë i gjetur dhe i raportuar në policinë e Lubjanës të premten është ai i një shtetasi 38-vjeçar i RMV-së , konfirmoi zëdhënësja e Departamentit të Policisë së Lubjanës, Špela Škoporc, transmeton FaktiDitor.info Jozyrtarisht, personi është rrahur për vdekje. “Oficerët e policisë inspektuan vendin e ngjarjes, është urdhëruar një autopsi mjeko-ligjore, por shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar. Hetimi intensiv penal është ende duke vazhduar. Zyra e prokurorit publik kompetent do të njoftohet për të gjitha gjetjet”, tha zëdhënësja e tyre.
Autoritetet ruse deklaruan këtë të hënë se kishin rrëzuar 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që konsiderohet si një nga sulmet më të mëdha ajrore të këtij lloji që nga fillimi i luftës. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet ishin veçanërisht intensive në rajonin e Detit të Zi. Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar që nga viti 2014, 62 të tjerë mbi Detin e Zi dhe pesë mbi Detin Azov. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri publike vetëm numrin e dronëve të rrëzuar, pa…
Kryetari i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se kundërshtari politik nga LSDM, këtë fushatë e filloi me fushatë negative. “Unë nuk dëgjova deri më tani nga kryetari i LSDM-së asnjë projekt asnjë vizion strategjik që do të thotë e ardhme. Ai vetëm flet në fjalimet e tij se kjo kryesi e LSDM-së është vazhdimësi e kryesisë së LSDM-së e cila për shtatë vite e shkatërroi dhe e shiti Maqedoninë. A ka konfirmim më të madh e kjo dhe inspirim më të madh për qytetarët në Maqedoni të dalin më 19 tetor dhe të votojnë mu kundër atyre…
Më 7 tetor 2025, në ora 12:00, në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) do të mbahet një ngjarje solidariteti me moton “Free Palestine” (Palestina e Lirë), ku studentët e IBU-së do të bashkohen për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez. Kjo ngjarje ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për tragjedinë humanitare që po ndodh në Gaza dhe për shtypjen e vazhdueshme ndaj popullit palestinez. Organizatorët theksojnë se qëllimi i aktivitetit është të dërgohet një mesazh i qartë në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. “Solidariteti ynë është…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Dellçevë kritikoi ashpër pushtetin e VMRO-DPMNE-së për, siç tha, kolapsin e plotë të sistemit gjyqësor dhe zhgënjimin e pritjeve të qytetarëve. “Qytetarët e pritën me padurim drejtësinë e shumëpremtuar dhe shtetin ligjor të VMRO-DPMNE-së. Por në vend të drejtësisë, pamë drejtësi selektive, skandale me avancime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për reformat vetëm flitet – asnjë ligj nga agjenda reformuese nuk është miratuar. Sistemi gjyqësor është lënë në mëshirë të vetvetes,” deklaroi Filipçe. Ai reagoi ashpër edhe ndaj qasjes politike të kryeministrit Hristijan Mickoski, për të cilin tha se po sillet…
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot ditëlindjen e djalit të tij, I cili mbush 7 vjeç. Me një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se për faktin që ndodhet në qeli, sot nuk ndodhet pranë djalit për ta përqafuar në këtë ditë të veçantë. “Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai. Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.

