Author: Hamdi Kumanova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt. Ndryshe Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja për Azil dhe Migracion, Anneleen Van Bossuyt, nisën një vizitë tre-ditore diplomatike në Kosovë e Shqipëri. Vizita ka për qëllim diskutimin e trajtimit të mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar mbipopullimin kronik të burgjeve belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte “marrë një vendim në një farë mënyre” për të furnizuar Ukrainën me raketa Tomahawk, por së pari do të donte të dinte se çfarë planifikonte të bënte Ukraina me to. Ai e bëri këtë deklaratë për gazetarët të hënën në Zyrën Ovale, sipas Ukrinform, Kur u pyet nga gazetarët nëse kishte vendosur për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk – direkt apo përmes NATO-s – ai tha se kishte “marrë një vendim në një farë mënyre” për këtë çështje. Në të njëjtën kohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova janë dhënë detaje në lidhje me një vdekje të dyshimtë në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. U be e ditur se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili sipas policisë dhe prokuorisë, jetonte i vetëm në shtëpi. “Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku autoritetet policor kanë gjetur trupin e pajetë të një 40-vjeçari në shtëpinë e tij. Ngjarja është raportuar më 5 tetor dhe policia ka shkuar në shtëpinë e 40-vjeçarit, së bashku me ekipin mjekësorë, ku…

Lexo më Shumë

Policia metropolitane e Londrës ka arrestuar 46 persona në kuadër të një hetimi të gjerë që zbuloi kontrabandimin e rreth 40 mijë telefonave të vjedhur nga Britania e Madhe drejt Kinës. Hetimet nisën pas zbulimit të një dërgese me 1,000 iPhone të vjedhur në një depo afër aeroportit Heathrow. Operacioni i koduar “Echosteep” është cilësuar si fushata më e madhe kundër vjedhjeve të telefonave në Britani. Në bastisje të ndryshme janë gjetur mbi 2,000 telefona të tjerë, si dhe 40 mijë paund para të gatshme. Sipas hetuesve, grupi kriminal synonte pajisje Apple, për shkak të fitimeve të larta në tregjet…

Lexo më Shumë

Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë gjetur në specat e kuq të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF), raportuan mediat rajonale. Sipas njoftimit zyrtar të kësaj organizate, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit të tregut, është konstatuar përqindje prej 0.049 mg metomil për kilogram. Përqindja e lejuar e metomilit është 0.01 mg/kg, dhe meqenëse niveli i gjetur ishte pesë herë më i lartë, u urdhërua tërheqja e produkteve nga tregu i Bashkimit Evropian. Inspektimi i tregut u krye më…

Lexo më Shumë

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk kërkon përballje të drejtpërdrejtë me Aleancën, por po ndjek një strategji të “luftës gri” për ta testuar atë.“Potenciali që neni pesë të vihet në jetë është aty. Por ndjesia ime është që Putini nuk e do këtë dhe nuk do që të luftojë me NATO, sepse ai e di që NATO është ushtarakisht superior ndaj Rusisë”, tha Shea. Sipas tij, Rusia preferon të qëndrojë poshtë vijës së kuqe, duke shmangur hapur përplasjen ushtarake me Aleancën, por duke përdorur mjete…

Lexo më Shumë

Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha. Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit. Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo. Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit. Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. “Më 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. “Atij i janë sekuestruar një pistoletë “Walther” me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Më 05.10.2025 rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, mbi fshatin Popojec, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Nissan Navara” me targa nga Struga, i drejtuar nga B.S. (26) nga fshati Dërsllajc, Strugë, dhe një automjeti “BMW” me targa shqiptare, i drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë, Kërçovë. Në aksident, pasagjeri i automjetit “BMW”, E.B. (25) nga fshati Greshnicë, Kërçovë, mori lëndime të rënda trupore dhe u transportua në Qendrën Mjekësore Kërçovë, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij. Sipas urdhëresës së prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, përmes një deklarate publike ka akuzuar pushtetin aktual për përbuzje sistematike ndaj shqiptarëve dhe ka paralajmëruar se zgjedhjet e 19 tetorit do të jenë një “referendum për dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”. “Më shumë se një vit, shqiptarët kanë parë me sytë e tyre se çfarë do të thotë përbuzja, si të shkelet dinjiteti, si të përjashtohesh dhe të diskriminohesh në mes të ditës, para syve të botës”, tha Ademi, duke shtuar se “atë e kanë parë ata që punojnë në administratë, të pambrojtur nga poshtërimi politik; e kanë parë policët që…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur projektin për ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair. “Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair. Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në…

Lexo më Shumë

Me sinkronizimin e 12 ligjeve në sistemin shëndetësor, duke filluar nga të dhënat, përmes sigurimeve dhe ilaçeve, deri te biomjekësia dhe shëndeti publik, me qëllim që t’i lidhim ato dhe të funksionojnë si një tërësi, do të mundësohet avancim në proceset e sistemit shëndetësor. Me këtë rast sot u mbajt prezantim publik i këtyre 12 ligjeve organizuar nga Ministria e Shëndetësisë ku u shqyrtuan propozime, mendime dhe rekomandime me panelin e ekspertëve me qëllim që të arrihen zgjidhjet më të mira. Ministri Azir Aliu tha se kjo është reforma më e gjerë e rregulloreve ligjore në shëndetësi deri më…

Lexo më Shumë