Michael Gastauer, Peter Thiel dhe Yuri Milner nuk u bënë të pasur vetëm pse ishin me fat. Njëra nga mënyrat më të mira për të përparuar si ndërmarrës është të shikojmë se çfarë kanë bërë të suksesshmit. Edhe pse ka një numër të madh të ndërmarrësve në botën e korporatës, disa prej tyre dallohen. Miliarderët si Michael Gastauer, Peter Thiel dhe Yuri Milner qëndrojnë si ekspertët më të bekuar të ndërmarrësisë në kohën e sotme. Për dikë i cili dëshiron të inspirohet nga hapat e tyre, këto storie ia vlejnë të merren parasysh: Michael Gastauer Michael Gastauer filloi biznesin e…
Author: Hamdi Kumanova
Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, bërryl dhe në përgjithësi në kyçe, kur bie shi apo kur koha është e vranët. Shumë njerëz e përjetojnë këtë shqetësim në trupin e tyre dhe veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose është gati të bjerë. Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit do të ishte lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart. Ky lëng mbron skajet e kockave, duke zbutur fërkimin e…
Një 46-vjeçar në Shijak ka plagosur me thikë një tjetër person. Policia njofton se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. 33-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vënë pas autorit të ngjarjes. “RRETH ORËS 20:25, NË FAHATIN BORAKË, SHIJAK, DYSHOHET SE GJATË NJË KONFLIKTI PËR MOTIVE TË DOBËTA, SHTETASI K.G, 46 VJEÇ DYSHOHET SE KA PLAGOSUR ME MJET PRERËS THIKË SHTETASIN A. F., 33 VJEÇ, I CILI NDODHET NË SPITAL, NËN KUJDESIN E MJEKËVE”, THUHET NË NJOFTIM. Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim. Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera. Pagjumësia Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar. Për shembull, aktiviteti i tepëruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor. Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme. Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë…
Filloi iniciativa për formimin e partisë politike Rruga europiane nga ana e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut. Nisma është e Aleancës së bullgarëve të Maqedonisë, lëvizje për bashkësi kombëtare dhe shpëtim. Kryetari i shoqatës Dragan Cvetkovski tha se futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë është nisma e tyre që në korrik të 2020. Siç tha ai, e kanë dërguar nismën deri te Kuvendi për zgjedhjen e deputetit të përbërjes ekzistuese, i cili do të angazhohet për bashkësinë bullgare. Por, siç tha, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Në tetor 2022 u dorëzua urgjencë e kërkesës, por as Kuvendi e…
Një 74 vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, për shkak të dyshimit se i ka mësuar dhe bindur tre të mitur për të kryer vjedhje, përcjell KlanM. Sipas policisë, fëmijët, nën instruksione nga i arrestuari, kanë hyrë dhe ka vjedhur para nga shtëpia e nj[ë zonje në Shkup. “Më 04.05.2023, zyrtarë policorë nga Sektori për Çështje Kriminale në NjPB Çair, e kanë privuar nga liria R.B (74) nga Shkupi. Ai dyshohet se gjatë ditës ka bindur tre të mitur nga Shuto Orizari për të kryer grabitje ndaj F.P në shtëpinë e saj, duke marrë para. Përkatësisht, ai i…
Ngrirja e çmimeve nuk do të ndikojë në shpenzimet dhe në të ardhurat e bujqve, por për të gjithë ata që duan të përfitojnë në kurrizin e qytetarëve, vlerësoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski. Në analizat që i ka bërë resori që e menaxhon, siç deklaroi, janë përcaktuar qartë shpenzimet e prodhimit të bujqve dhe çmimet e blerjes që u paguhen. “Nga ato analiza del se pjesa më e madhe e çmimeve që paguajnë qytetarët shkojnë për marzh, jo për bujqit. Ndërsa në këtë moment nuk e kemi atë prodhim vendas dhe prandaj i…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Ekselencën e tij, Fatos Reka. Në fillim të takimit, ambasadori Reka i dorëzoi ministrit Lloga një telegram urimi nga Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, për marrjen e detyrës si dhe interesimin e tij për një takim të shpejtë zyrtar mes dy ministrave. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, intensifikimin e këtij bashkëpunimi si në kuadër të marëdhënieve bilaterale ashtu dhe në procesin e përbashkët euro-integrues. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ndjekin rrugën e njejtë drejt BE-së…
Oleg Stefanovski është gjysëmmaturant në shkollën fillore “Braça Miladinovci” në Shkup, i cili të ardhmen e tij e sheh duke punuar në fushën e teknologjisë informative – komunikuese, si dizajner 3D i lojërave. Arsimin e mesëm do ta vazhdojë në shkollë të akredituar për punë sipas programit IB, ndërsa arsimin e lartë në ndonjë nga fakultetet që ofrojnë programe studimore nga fusha e informatikës-komunikimit. Sot takim me të kishte ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili i dëshiroi suksese në realizimin e planeve dhe synimeve të tij personale dhe profesionale, duke potencuar se institucionet e sistemit angazhohen të…
Përmes një aktiviteti sportiv në pingpong, sot Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Ndërkombëtare te Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Më 23 gusht 2013, OKB-ja vendosi që, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe do të festohej çdo vit më 6 Prill. Gjithashtu me këtë datë, shënohet edhe dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne, të cilat u mbajtën në Athinë në vitin 1896. Në këtë ngjarje sportive në UT, morën pjesë studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike, bashkë me profesorët e këtij Fakulteti. Kjo ditë e shënuar shpresojmë që në vitet e ardhshme…
Zv. kryeministri Artan Grubi njofton se Qeveria i ka ndarë tre milionë euro Qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”. “Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro, nga gjithsej 6 milion euro vlerë, qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjerësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit. Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme…
SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE Punësimi dhe përfshirja sociale, ekonomi joformale, norma e romëve të cilët nuk janë të punësuar, mungesa e arsimimit dhe mungesa e infrastrukturës bazë, janë vetëm disa nga sfidat me të cilët përballet komuniteti romë në përditshmërinë e tij. Ata ende ndjehen të diskriminuar në çdo pore të shoqërisë, njofton KlanM. Kryetari i komunës së vetme rome në Evropë, Komunës së Shutkës, Kurto Dudush tha se, nëpër institucione, ende ka probleme të punësohen romë të rinj, të arsimuar që plotësojnë kushtet për punësim. Ai po ashtu tha se, nuk ka mbështetjen e duhur në aspekt të…

