Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromis për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklaruar ekskluzivisht për TVM2, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij çështjet e vendosjes së shtetit të së drejtës, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, do t’i shoqërojnë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar lartë bashkëpunimin Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe shpreson se të dyja vendet do të thellojnë reformat për të shkurtuar rrugën e integrimit në familjen evropiane. “Janë marrëdhënie strategjike shumë të rëndësishme. Për ne është një gjë shumë e madhe, që sot ato…
Author: Hamdi Kumanova
Në 75-vjetorin e saj, që përkon me Ditën Botërore të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nis fushatën “Shëndet për të gjithë”. Sigurimi i shëndetit për të gjithë kërkon shërbime shëndetësore të përballueshme, me cilësi të lartë, një fuqi punëtore të fortë shëndetësore që ofron kujdes me fokus pacientët, si dhe politikat kreatore për të investuar në mbulimin e përgjithshëm shëndetësor. “Përvjetori i OBSH-së paraqet një mundësi për të parë sukseset e arritura në fushën e shëndetit publik në të kaluarën, por edhe për t’u fokusuar në përballjen me sfidat e së ardhmes me shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, thekson…
Presidenti Stevo Pendarovski e cilësoi si skandaloze kërkesën e Sofjes për të marrë pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit, pasi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollai Millkov deklaroi se Bullgaria dëshiron të përfshihet dhe konsultohet në procedurën për regjistrimin e bullgarëve në Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka dalë me reagim se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e vendit, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në BE, dhe me këtë qëndrim është pajtuar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, shkruan Indeks.mk “Kërkesa nga Sofja është skandaloze.…
Sulmet kibernetike ndaj Maqedonisë janë bërë për shkak të ndoihmës që shteti ynë ia ka dhënë shtetit ukrainas në luftën për mbrojtje të territorit dhe qytwtarëve të saj, ndaj agresionit rus. Kështu u shpreh mes tjerash zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga në emisionin “Klan Debat”. Sipas Jajagës, në radhë janë 7 donacione të ndryshme nga Maqedonia e Veriut për Ukrainën. “Në bazë të numrit të popullatës, RMV është ndër 5 shtetet e para si kontribues më të mëdhenj në ndihmë të Ukrainës dhe kjo çmohet jashtëzakonisht shumë nga të gjitha anëtarët e NATO-s”, tha Jajaga. Jajaga foli edhe për strukturat…
Ish-Drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadon edhe një rast tjetër, pasi Gjykata e Apelit të hënën e shtyu seancën për “Titanik 2” për 13 prill. Ish-drejtori i DSK-së është dashur të dënohet në këtë seancë, por ai nuk do të gjykohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pasi vepra penale i vjetërsohet sot, përcjell “Faktor”. Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës. Gjykata Themelore e dënoi Mijallkovin me dy vjet burg, përfshirë edhe kohën e paraburgimit, për veprën penale “marrje e…
Formulimi kroat është ai që kemi pasur para vitit 2001 dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Maqedonia atëherë ishte shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare, tha për DW ministri i parë i punëve të jashtme, Denko Maleski. Ai shtron edhe një pyetje retorike: kujt i drejtohet tema “Modeli kroat në Maqedoni”? “Është menduar për një popull të tmerruar dhe të shqetësuar që i është ngulitur në mendjen e tyre, tash e tridhjetë vjet, se ata janë humbësit në botë. Dhe e gjithë kjo kundër fakteve të pavarësisë paqësore, anëtarësimit në OKB, anëtarësimit në NATO,…
Me 550 euro, Maqedonia ka pagën mesatare më të ulët nga vendet e Ballkanit. Paga mesatare në Mal të Zi është më e larta dhe arrin në 757 euro. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç u mburr me rezultatet në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi është në rrugën e duhur dhe programi po jep rezultatet e dëshiruara. Në Serbi paga mesatare është 706 euro, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë 617 euro. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar në Maqedoni për punonjës, në janar 2023, është 33.943 denarë.
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu përmes një fotografie të postuar në Twitter dhe Facebook ka shtuar jo pak kuriozitetin e qytetarëve të vendit. Aliu ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Let’s get ready”(Le të bëhemi gati) duke lënë të kuptohet se është duke përgatitur ndonjë projekt konkret për qytetarët. Ministri gjithmonë ka deklaruar se Revolucioni Digjital i Maqedonisë së Veriut është prioriteti i qeverisë, ndoshta ky kuriozitet do të shuhet me ndonjë shërbim digjital për qytetarët e vendit tonë.
Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës, mbahet takimi i radhës i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe të BE-së. Në takim marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësshefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili. “Në takim do të diskutohet për masat e pakos emergjente 75 milionëshe nga Bashkimi…
Ditët nuk mbarojnë kurrë në këtë vend evropian, të paktën për një pjesë të vitit. Në Norvegji, dielli nuk perëndon në disa pjesë të vendit gjatë muajve të verës, duke i lënë peizazhet e tij të lagura nga rrezet e diellit 24 orë në ditë. Është një fenomen natyror i njohur si ‘dielli i mesnatës’ që ndodh në vende në jug të Rrethit Antarktik dhe në veri të Rrethit Arktik. Arkipelagu norvegjez i Svalbardit e përjeton atë për shtrirjen më të gjatë çdo vit – këtu, nuk vendoset midis 20 prillit dhe 22 gushtit. Pamjet e pabesueshme me dron të…
Josef Fritzl ka zbuluar se çfarë bluante në mendjen e tij kur vendosi që të mbante të mbyllur në bodrum vajzën e tij për 24 vite me radhë dhe të bënte me të 7 fëmijë gjatë kësaj kohe. Ai që nga mediat austriake dhe të mbarë botës u quajt “babai përbindësh”, tregon mendimet e veta në librin e tij “Die Abgründe des Josef F” (Humnera e Josef F), që është publikuar në Gjermani javën e kaluar. Fritzl, i cili burgosi dhe abuzoi seksualisht vajzën e tij Elisabeth, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009, me akuzat e incestit,…
Çfarë kanë të përbashkët Pozhega, Llajkovaci dhe Pozharevci në Serbi? Në afërsi të atyre qyteteve, në pjesë të ndryshme të Serbisë, dhjetëra kilometra rrugë po ndërtohen nga kompanitë kineze, në bazë të kontratës së drejtpërdrejtë me shtetin. Në kantieret e ndërtimit janë makinat e kompanive serbe, të cilat ndërlidhen me të njëjtët njerëz – Millan Radoiçiq dhe Zvonko Vesellinoviq. Të dy ata janë të sanksionuar nga Shteteve të Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar. Autoritetet e Kosovës i lidhin ata me aktivitete kriminale. Mirëpo Serbia, e cila nuk e njeh…

