Author: Hamdi Kumanova

Deputetët dje morën pagë të shtuar, jo në shumë të plotë, por rreth 17.000 denarë plus, sa vlejnë tetë ditët pasi Gjykata Kushtetuese ngriu koeficientin për llogaritjen e të ardhurave të të zgjedhurve dhe të emëruarve në funksione, transmeton Portalb.mk. “Është e vërtetë që të parët nga kategoria funksionarë të përzgjedhur që morëm pagë të shtuar, shumë e llogaritur për tetë ditë. Kur koeficienti ishte i ngrirë para disa vitesh, paga e deputetit ishte 8 paga mesatare, sot është në nivelin e tre pagave mesatare”, thotë një deputet i intervistuar nga Sdk.mk, i cili kërkoi të mos i përmendet…

Lexo më Shumë

Rubla ruse ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit dhe euros që nga prilli i vitit të kaluar. Perëndimi vendosi një kufi të çmimit për naftën ruse, në fund të vitit të kaluar, dhe që atëherë ka vazhduar të shënojë rënie. Deri në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm, rubla shënoi një ulje me 1.1% kundrejt dollarit amerikan në 82.28 dhe me 1% në 90.06 kundrejt euros. Tregtarët thanë se rubla ishte nën presionin e një sërë problemesh duke përfshirë shitjen e aseteve perëndimore tek investitorët vendas, gjë që nxiti kërkesën për dollarë dhe një rënie në të…

Lexo më Shumë

Makineritë e reja vending për selektimin e kanaçeve dhe plastikës në marketet e Shkupit ngjallën një interesim të madh tek qytetarët e Shkupit dhe Tetovës për selektimin e mbeturinave. “Pakomak” ka vendosur 25 makineri të reja vending në marketet e Tineks dhe VERO në Shkup, si dhe 2 makineri në VERO në Tetovë. Parimi i njohur nga vendet e Evropës Perëndimore për selektimin e mbeturinave me fitimin e pikëve nëpër markete funksionon me sukses edhe në vendin tonë, ndërsa nga “Pakomak” informojnë se kohëve të fundit në muaj kanë nga 1.000 deri në 1.400 përdorues të rinj të këtyre…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 34 vjeçarin M.I. nga fshati Orashë e Epërme i cili menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit prej 1 vit e katër muaj. “Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 34-vjeçarin M.I. nga Orashja e Epërme e Tetovës, për të cilin është lëshuar urdhër për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e katër muaj, për veprën penale “vjedhje e rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. Pas arrestimit M.I. është dërguar në burgun “Idrizovë”…

Lexo më Shumë

Nëse një familje do të shpenzojë 801 kËh në muaj, ajo nuk do të përfitojë subvencionim apo zbritje të çmimit të faturës. Ky vendim arbitrar është marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili parasheh subvencionimin e faturave që nuk e kalojnë 800 kilovatët në muaj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të mbështesin qytetarët pas vendimit të fundit për rritje të çmimit të energjisë. Ai ka thënë se do të subvencionojnë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa grupet e cenueshme do të kenë trajtim…

Lexo më Shumë

Brenda një viti paga mesatare në vendin tonë pritet të shkojë deri në 900 euro. Këtë gjë bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai tha se vendi ynë është përballur me shumë sfida, ajo që ka më rëndësi është kthimi i vëmendjes te të ardhurat e familjeve shqiptare. “Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakortësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga…

Lexo më Shumë

Dokumentet sekrete që tregojnë përpjekjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për të forcuar trupat e Ukrainës përpara një ofensive të re kundër trupave ruse, duket se janë rrjedhur në internet. Departamenti amerikan i mbrojtjes ka nisur hetimet mbi atë se kush mund të jetë përgjegjës për rrjedhjen potencialisht të dëmshme, e cila përfshinte imazhe të dokumenteve të klasifikuara ushtarake të postuara në Twitter dhe Telegram. New York Times që ishte mediumi i parë që raportoi për këtë, citoi analistë ushtarakë të thonë se dosjet duket se janë modifikuar në pjesë të caktuara, gjë që…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po krenohet me faktin se Kosova është ndër vendet e pakta që garanton në mënyrë specifike të drejtat e minoriteteve dhe të gjithë qytetarëve. E para e shtetit në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, organizuar me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, nga Grupi për Ballkan, shtoi se Kushtetuta e vendit është shumë unike dhe i mvesh presidentes detyra të rëndësishme. Ajo pohoi se është e gatshme të vazhdojë që t’i shërbej vendit ashtu siç kërkon Kushtetuta. Sipas saj, nuk ka gjë më të dhimbshme për një shoqëri se sa…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit të saj në komisionin për punë të jashtme, ka thënë se anëtarësimi në NATO, mbetet prioriteti kryesor për shtetin e Kosovës. Ajo u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shtetet që e synojnë anëtarësimin do të zgjas për një kohë të gjatë, për këtë arsye sipas saj, Kosova duhet të fokusohet njëherë për anëtarësim në NATO. “NATO-ja mbetet prioritet kryesor i Kosovës, anëtarësimi dhe përafrimi me NATO-n, është prioritet kryesor, për shkak se nëse jemi të vetëdijshëm, që procesi i anëtarësimit në BE,…

Lexo më Shumë

Mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë janë kapitali më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor që duhet të respektohet, mbrohet, mbështetet dhe plotësohet me kohë që sistemi të jetë në kondicion, të ofrojë mbrojtje cilësore shëndetësore, thekson Oda e Mjekëve me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit. “Pandemia e shkaktuar nga Kovid-19 dëshmoi se mbrojtja e shëndetit është me rëndësi fundamentale për ruajtjen e të gjitha sistemeve të tjera në një shoqëri, për çka duhet të intervenohet në të gjitha segmentet e tij, veçanërisht në punonjësit shëndetësorë të cilët janë bërthama e atij sistemi”, bëhet e ditur në…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i Qeverisë në lidhje me heqjen e dy dispozitave për pagat e funksionarëve publik është i qartë – Qeveria ka dhënë mendim negativ, dërguar Gjykatës Kushtetuese, në të cilin bën me dije se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta pranojë iniciativën dhe se duhet të mbetet në dispozitat e mëparshme, të na shfuqizoj, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas Bytyqit, e gjithë kjo mund të mbyllet me ligj, por nuk është mirë të merren vendime të nxituara si reagim ndaj diçkaje, sepse kjo vetëm mund të shkaktojë më shumë dëme. “A zgjidhen me ligj të gjitha problemet…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Punës ka kryer kontrolle në objekte ku po kryheshin ndërtime në Veles dhe ka konstatuar se tre shtetas turq, dy shqiptarë dhe një kosovar, po punonin si punëtorë ndërtimi në objekt pa leje pune. Inspektorati siç bëhet e ditur ka ndërmarrë masat e duhura ndaj kontraktorit të ndërtimit. Shtetasit e huaj janë sjellë para gjyqtarit për kundërvajtje, i cili i ka dënuar me gjobë dhe masën e dëbimit dhe ndalimit të hyrjes në vend.

Lexo më Shumë