Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet. I pyetur se si do të jetë situata për serbët në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të 23 prillit, Vuçiq ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë, më 6 prill, se do të jetë “keq, sikurse nën okupim”, sepse “qeverisja do të formohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”. “Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni…
Author: Hamdi Kumanova
Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet nga normat e larta të inflacionit, frenimi i aktivitet ekonomik në Eurozonë dhe së brendshmi nga kontratat koncesionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) lajmëroi Banka Botërore në projeksionet e pranverës për vendet e rajonit ECA (Evropa Lindore dhe Azia Qendrore). Banka lajmëroi se sfida kryesore e vendit është popullsia me rënie edhe për shkak të migrimit të madh dhe cilësia e dobët të fuqisë punëtore. BB la të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. PBB-ja e vendit tonë do të zgjerohet me 2.2 % këtë vit dhe me 3.4% vitin e ardhshëm, në…
Rivalët në Lindjen e Mesme, Irani dhe Arabia Saudite, hodhën një hap tjetër të rëndësishëm drejt pajtimit të enjten, duke rivendosur zyrtarisht lidhjet diplomatike pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare, duke përmendur nevojën për stabilitet rajonal dhe duke rënë dakord për bashkëpunim ekonomik. Marrëveshja u arrit në Pekin, gjatë një takimi midis ministrave të jashtëm iranian dhe saudit, një muaj pasi Kina ndërmjetësoi një marrëveshje fillestare pajtimi midis dy fuqive rajonale. Marrëveshja zvogëlon edhe më tej mundësinë e konfliktit të armatosur të drejtpërdrejtë midis tyre, si dhe të konflikteve të tjera në rajon mes vendeve që mbështeten nga njeri, apo tjetri rival.…
Protestuesit në Paris kanë sulmuar një nga restorantet e preferuara të presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa tensionet mbi reformat e diskutueshme të pensioneve vazhdojnë. Policia e rebelimit duhej të krijonte një barrikadë rreth bistros së La Rotonde, të cilës iu vu zjarri për pak kohë, shkruan BBC. E enjtja ishte dita e 11-të e trazirave që nga janari lidhur me legjislacionin që rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, nga 62 në 64. Franca pret një vendim për vlefshmërinë e legjislacionit në javën e ardhshme. Këshilli Kushtetues do të vendosë për reformat më 14 prill dhe ka fuqinë…
Ne të gjithë njohim dikë që e ka zakon të vonohet në takime, qoftë të natyrës personale apo profesionale. Në këtë trend, i cili duket se është i paqëllimshëm, luajnë rol një sërë faktorësh, si perceptimi dhe menaxhimi i kohës, si dhe personaliteti, sipas ekspertëve. “Është e mundur që ekziston një mekanizëm në tru që i bën disa njerëz të priren të jenë vonë, pasi ata nënvlerësojnë kohën që duhet për të arritur në takimin e tyre,” vëren Hugo Spears, Profesor i Neuroshkencës Kognitive në University College London. Siç shpjegon ai, hipotalamusi është një strukturë e trurit përgjegjëse për…
Një tjetër çarje gjigante i është shtuar gropave që janë parë së fundmi veçanërisht në Rajonin e Anadollit Qendror pas lëkundjeve të forta të tërmetit. Një gropë me një diametër prej 5 metrash dhe një thellësi prej 10 metrash u formua në tokën e zbrazët në Aksaray. Ishte një fermer i zonës, i cili zbuloi gropën e frikshme. “E konstatuam për herë të parë në fshatin tonë në pellgun e Tuz Gölü. Shpresoj që ngjarje të trishtueshme të mos ndodhin më.” Gropa doli në sipërfaqe kur ujërat nëntokësore u tërhoqën dhe dheu u shemb në tokën e zbrazët pranë fshatit…
Rastet e mbetjes së ushqimit në fyt janë të shpeshta tek qytetarët, kryesisht llojet e mishrave. Madje sipas gastrologëve në QKUK, ka edhe prej atyre që kësi ndodhi i përjetojnë disa herë për shkak të ngushtimit apo problemeve tjera që kanë me ezofagun dhe mos-kujdesin në gëlltitjen e ushqimeve. Zakonisht këto urgjenca për largimin e trupave të huaj ndodhin në orët e pasdites dhe të vona, rapoeton klan kosova. Mirëpo të rralla nuk janë as ato të protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plotë, por me dy, tre dhe deri katër ose pesë dhëmbë,…
Ecja është jetike për njeriun. Numri i hapave është një metodë e thjeshtë për të vlerësuar nivelin e aktivitetit fizik, megjithëse kjo është shpesh një temë e diskutueshme, pasi disa ekspertë i kushtojnë më shumë vëmendje kohëzgjatjes ose ritmit të ecjes. Për disa vite, rregulli i 10 000 hapave në ditë u popullarizua si një objektiv themelor për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Megjithatë, studimet e fundit shkencore vunë në dyshim këtë formulë dhe propozuan të llogariten përfitimet bazuar në moshën dhe gjendjen fizike të çdo personi. Më konkretisht, një analizë e 15 studimeve që përfshinë më shumë…
Disa migrantë po detyrohen në varfëri nga ligjet zvicerane që mund të heqin të drejtat e qëndrimit nëse kërkojnë pagesa të mirëqenies, është dëgjuar një konferencë, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e Migracionit e theksoi problemin gjatë konferencës së saj vjetore në Bernë të enjten. Që nga viti 2019 autoritetet janë autorizuar të revokojnë lejet e qëndrimit nëse një i huaj mbështetet shumë në përfitimet sociale. Si pasojë, shumë njerëz kanë frikë të kërkojnë ndihmë financiare. Për shembull, disa pensionistë refuzojnë pagesat shtesë për këtë arsye, thonë grupet e të drejtave të të moshuarve. Duke folur në konferencën e Bernës, ministrja…
Le ta pranojmë se të gjithë kemi ushqimet tona të preferuara të cilat dëshirojmë t’i konsumojmë vazhdimisht. Disa prej tyre janë më të shëndetshme se të tjerat, dhe të tjera janë krejtësisht të pashëndetshme. Në fakt, disa prej tyre mund të konsiderohen si ndër ushqimet më të pashëndetshme në botë, e ju të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Edhe pse t’a llastoni veten me ushqimet e preferuara është diçka e rëndësishme, të siguroheni që të dini se çfarë produktesh po konsumoni është gjithashtu një hap i zgjuar dhe i sigurt drejtë ushqyerjes së shëndetshme. Për t’ju ndihmuar të kuptoni…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Pekin, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron është takuar me homologun e tij kinez. Ajo i përshkroi marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës si “të ndërlikuara”, shkruan Sky News. “Për të dy ne, kjo marrëdhënie ka ndikim të rëndësishëm në prosperitetin dhe sigurinë tonë”, shtoi ajo. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë aktualisht në Kinë, duke i kërkuar Pekinit të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ia ka atribuuar Qeverisë Kurti zhbllokimin e procesit të liberalizimit të vizave që pritet të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të enjten, Bislimi ka thënë se përgjatë dy vjetëve në pushtet, Qeveria ka arritur përparim në edhe në numrin e ligjeve të miratuara, si dhe në implementimin e reformave që janë vonuar për shumë vjet. “Në kuadër të angazhimeve në qeveri unë i mbuloj tri fusha, atë të integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe të dialogut. Në fushën e integrimit evropian kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më…

