Author: Hamdi Kumanova

Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të mbarojë ky shekull, thonë shkencëtarët. Ekspertët shprehen se të jetosh mbi 120 mund të bëhet normë, me kufirin e jetëgjatësisë “ende larg”. Kardiologu Taulant Gishto tha për “Euronews Albania” se nga statistikat ka rezultuar se 60 për qind e atyre që kanë thyer disa herë kufijtë e moshës kanë qenë duhanpirës. “Duhet të jemi optimistë se në të ardhmen mund të ketë më shumë jetëgjatësi. Çështja është a lidhet ajo me gjenet tona apo me stilin e jetesës. Studimet, në mënyrë kontradiktore treguan se individët që jetuan më gjatë nuk ishin…

Lexo më Shumë

Koordinatori i degës së BDI-së në Saraj, Rafis Aliti thotë se nuk pretendon të merr degën e Sarajit por të bashkojë aktivistët politikë dhe t’i tejkalojë pakënaqësitë. Sipas Alitit Grupi i Zjarrit nuk është i sinqertë në arsyet kundër ekzekutivit. Ai e vlerëson si gabim qasjen e fraksionit tashmë të deklaruar pasi sipas tij, vërejtjet duhet thuhen në parti dhe jo në publik. Aliti në emisionin Rruga drejt… që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat foli edhe për statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së.s “Nuk kam ambicie të jem as kryetar dege dhe as pozicion tjetër, përkundrazi këtë e…

Lexo më Shumë

Në rast se të gjithë liderët pajtohen, do të ketë takim lidershipi me presidentin Stevo Pendarovski. Këtë e theksoi kreu i shtetit para gazetarëve, i pyetur nëse do t’i thërrasë presidentin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mikokoski, për bisedime për ndryshimet kushtetuese. “Në parim, unë kam organizuar gjithmonë takime të lidershipit nëse ka pëlqim nga dy partitë eprore, tri partitë eprore. “Deri në këtë moment nuk ka marrëveshje për propozimin kroat nga palët tjera të supozuara”, thotë Pendarovski. Më herët, kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka refuzuar propozimin e liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka theksuar se nga 1 shtatori do të ketë libra falas dhe do t’u dorëzohen nxënësve me kohë. Nga 1 shtatori do të kemi libra falas, po punohet për zgjidhjen ligjore, me të cilën do të zgjidhen të gjitha problemet teknike dhe të gjitha kufizimet ligjore – është përgjigjur Shaqiri i pyetur nëse nxënësit do t’i marrin tekstet me kohë. Ai shtoi se tashmë i ka miratuar tekstet shkollore, që do të thotë se vitin e ardhshëm shkollor, nxënësit nuk duhet të kenë probleme si ky vit, i cili thuajse kaloi pa tekste,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl.   Ahmeti e ka falenderuar ambasadorin Wahl për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i jep vendit, ndërsa kanë diskutuar për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.   Kryesimi me OSBE do të kontribuojë drejt një pozicioni  të ri ndërkombëtar të vendit, ndërsa në mënyrë indirekte do të krijohen edhe mundësi që të manifestohet kapaciteti institucional që pritet nga Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s dhe…

Lexo më Shumë

Dje (05-prill) rreth orës 16:30 në Spitalin e Përgjithshëm Ferid Murad në Gostivar është dërguar 53-vjeçari F.A. nga Vrapçishti i Gostivarit me lëndime të rënda trupore të cilat sipas raportit i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë që ndodhet përgjatë rrugës rajonale Gostivar-Gradec. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.TS

Lexo më Shumë

Dje mbrëma (05-prill) rreth orës 22:15 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar shtetasin kosovar E.B., 27-vjeç, i cili po qëndronte në zonë i pardeklaruar i cili gjysmë ore më parë kishte qenë i raportuar nga vëllai i tij më i vogël, se e ka sulmuar fizikisht atë dhe nënën e tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe për të do të përgatitet raport përkatës.TS

Lexo më Shumë

Në seancën gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë dëshmuan tre persona, të propozuar nga pala mbrojtëse. Dy nga dëshmitarët ishin roje në Spitalin e Tetovës ndërsa njëra mjeke, e cila kishte punuar brenda Modularit, nga dita e hapjes së tij e deri në ditën kur ndodhi tragjedia. Para trupit gjykues mjekja tha se nuk i kujtohet nëse në Spital Modular kishte aparate kundër zjarrit. “Unë nuk e kam pasur prioritet të shoh nëse ka aparate kundër zjarrit por nuk më kujtohet nëse ka pasur apo jo. Atë natë kur ndodhi tragjedia kam dhënë deklaratë në gjykatë, nuk mbaj…

Lexo më Shumë

Trupi gjykues ka caktuar shumën 207 mijë euro për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. Sipas trupit gjykues, kjo shumë do të ndahet në tetë viktima dhe përgjegjësinë e kompensimit sipas gjykatës, e mban Salih Mustafa Urdhri për zhdëmtim është caktuar në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë. “Trupi gjykues lëshon urdhër për zhdëmtim kundër zotit Mustafa, konstaton se viktima 8,9,10,5,6,12,11 dhe 13 provuan në bazë të standardit të vërtetimit të tërësisë së gjasave se janë viktimave të krimeve për të cilat zoti Mustafa u shpall fajtor. Vendos për dëmshpërblim për viktimat e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar tre persona nga rajoni i Sarajit pasi në veturën “Mercedes” ka kapur 100 kilogramë marihuanë në vlerë të 100.000 eurove, përcjell TV21. Janë arrestuar B.A.(37) nga fshati Bukoviq, komuna e Sarajit, M.A.(21) nga fshati Kopanicë dhe N.A.(18) nga fshati Bukoviq. “U gjetën katër çanta udhëtimi me gjithsej rreth 100 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë me vlerë rreth 300 mijë eurove, e cila me shumë gjasa vinte nga një fabrikë për prodhimin e vajit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe që do të kapte një çmim prej 600 mijë eurove, nëse…

Lexo më Shumë

Vasko Kovaçevski ka deponuar dorëheqjen nga posti i drejtorit të EMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai dorëheqjen e ka dorëzuar te kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Është paraparë që sot Vasko Kovaçevski së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kovaçevski në postin e drejtorit të EMV-së u emërua para 4 vjetëve.

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e parë të këtij viti shënojnë rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa 1,3 për qind në nivel tremujor, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Në tremujorin e parë vitin e kaluar, patundshmëritë janë shtrenjtuar për 12,4 për qind në nivel vjetor, pas çka vijoi rritje prej 16,6 për qind në tremujorin e dytë, 21,2 për qind në tremujorin e tretë dhe për 20,6 për qind në tremujorin e katërt. Banka Popullore e përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, në bazë të të dhënave, të cilat kanë…

Lexo më Shumë