Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale në cilësinë e bashkëpunuesve “prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Të dyshuarit e moshës 37, 21 dhe 18 vjeç me marrëveshje të mëhershme kanë organizuar bartjen e lëndës narkotike – marihuanë. I dyshuari i parë i punësoi dy të tjerët dhe u dha automjetin e tij për të vozitur. Më 5 prill, të…
Author: Hamdi Kumanova
Shpenzimet minimale për një familje në mars ishin 50.070 denarë, tregojnë të dhënat e shportës sindikale të konsumatorëve që e përpilon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, përcjell TV21. Sipas përllogaritjeve të sindikatës, 19.263 denarë duheshin për ushqim, 13.417 denarë për shpenzimet e tjera mujore. Për transport duheshin 3.679 denarë, ndërsa për mjete higjienike 3.186 denarë.
Pas protestave disajavore, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Filmit dhe Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, sot kanë patën takim me ministrin e Financave, Fatmir Besimi. Pas një ore negociatash, sindikalistët dolën kokë ulur. Nga Besimi kanë marrë përgjigje negative. Për ta nuk ka rritje rroge. Marrëveshja kolektive, që ata kërkuan të nënshkruhet për herë të dytë, u refuzua nga ministri dhe kështu kërkesa e tyre për rritje prej 30 për qind nuk do të ndodhë, të paktën për momentin. “Shtatëdhjetë për qind e të punësuarve në të tri institucionet kanë pagë nën mesatare, që do të thotë rreth…
“Një pjesë e produkteve me çmime të ngrira do të shtrenjtohen, për shkak se është shtrenjtuar importi”, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai tha se të martën e javës së ardhshme do të ketë korrigjime në disa prej çmimeve pasi kanë konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë Doganore. “Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet në përqindje edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve që janë paraqitur në Drejtorinë Doganore, çmimi i atij produkti do të ulet në përqindje të asaj uljeje. Nëse është…
Shkruan: Kim Mehmeti Jo njëherë derë tani EVN-ja i ka dënuar kolektivisht qytetarët e ndonjë vendbanimi. Pra i ka dënuar edhe ata që e vjedhin rrymën elektrike edhe ata që rregullisht e paguajnë atë . Dhe jo njëherë këtë e ka bërë atëherë kur është më ftohtë, apo atëherë kur qytetarët kanë pasur ditë ferstive. Edhe këto ditë EVN-ja i ka dënuar kolektivisht gjithë banorët e Grecit duke i lënë ata pa rrymë elektrike. Edhe atë pa përjashtim, qofshin hajdut që e vjedhin rrymën, apo viktima të cilët i ‘vjedh’ ajo vetë. EVN-ja e bënë këtë sepse…
Memorandum bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq porositi sot se, qytetarët do të kenë përfitime konkrete ekonomike nga iniciativa Ballkani i Hapur dhe ato duhet të fliten më tej edhe në negociatat me BE-në, njofton KlanM. Mariçiq gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Eurointegrimeve të Serbisë, Tanja Mishçeviq, sic percjell KlanM, theksoi se, do të vazhdojnë me plotësimin e detyrave dhe obligimeve nga kjo nismë, të cilat sipas tij, do të sigurojnë ardhmëri të sigurt, prosperuese dhe evropiane. “Praktikisht na dëshmoi se si është të funksionosh në BE, si është të flasim për…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me rastin e shënimit të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve sot në ngjarjen në Qeveri mbajti fjalim me temë: “Perspektivat evropiane dhe zhvillimi cilësor i komunitetit rom në Maqedoninë e Veriut”. “Më vjen mirë që sot në këtë ngjarje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve jemi mbledhur palë të ndryshme nga shoqëria jonë, por të gjithë ndajmë të njëjtat vlera, siç janë vlerat e barazisë, respekti për pakicat nacionale investimi i përbashkët në realizimin e të drejtave, të cilat janë shumë të rëndësishme jo vetëm për romët,…
Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit kërkuan lidhjen e kontratës kolektive dhe rritjen e pagave sipas parimit të Ministrisë së Financave, gjatë protestës së mbajtur para Qeverisë. Kryetari i Organizatës sindikale të UPOZ-it në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski, përsëriti se kërkesa e tyre e vetme është që të kenë paga dinjitoze. – Thjesht, nuk mund të mos pyetet, a nuk duhet të gëzojnë të gjithë në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre themelore njerëzore në një vend të sunduar nga ligji? Si mundet një grup i dukshëm…
Kreu i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, dr. Goran Dimitrov sot tha se vendi duhet të zhvillojë shërbimet mjekësore edhe në qytetet tjera përveç kryeqytetit, përcjell TV21. Dimitrov deklaroi se një ndër problemet kryesore është ikja e mjekëve jashtë vendit, që sipas tij në vit kap shifrën 240. “Numri i mjekëve po zvogëlohet. Nëse mund të jem i përafërt, nuk mund të themi…ja nuk kemi numra për shkak se çdo ditë përditësohet, që 200 deri në 240 mjekë e lëshojnë vendin çdo vit. Do të thotë numri po zvogëlohet, duhet të rritet numri, për shkak se edukohen. Kemi 3 fakultete…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u ka bërë thirrje partive politike që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshime kushtetuese, për të cilin afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë skadon të hënën (10 prill). “Unë nuk shoh asnjë arsye që ndonjë parti politike të refuzojë të marrë pjesë në atë proces. Ne do të përpiqemi t’i bindim më tej se ata duhet të marrin pjesë në cilindo qoftë format. Kush ka konfirmuar, kush jo, duhet të pyesni Ministrinë e Drejtësisë sepse ata e udhëheqin procesin. Është vërtet mosmirënjohëse të flasësh në emër të tyre”,…
Maqedonia e Veriut është dëshmuar si aleate e fuqishme e NATO-s dhe kontribuues i rëndësishëm për sigurinë e kolektive. Këtë e theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një video paraqitje në Forumin e Mbrojtjes që u mbajt në Shkup. Stoltenberg tha se Aleanca Veriatlantike garanton siguri të barabartë për të gjithë dhe kjo u dëshmua gjatë sulmeve hibride dhe alarmeve për bomba në Maqedoni, kur dhe ekspertët e NATO-s udhëtuan në Maqedoni për të dhënë kontributin e tyre. Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën. “Invazioni rus në Ukrainën sovrane të pavarur, është…
Në 20 vjetorin e ProCredit Bank, festojmë dy dekada të shërbimit bankar të përgjegjshëm, të qëndrueshmërisë dhe të digjitalizimit! Shkup, 7 prill 2023, -“A e sheh banka juaj botën njëlloj si ju?” është pyetja që ProCredit Bank e bën në fushatën e re me rastin e 20 viteve të ekzistencës në tregun e maqedonas dhe që hap horizonte të reja. Me anë të sloganit “Shembull i përgjegjësisë”, ProCredit nëpërmjet shembujve personalë tregon se përgjegjësia shoqërore nuk është vetëm një donacion i madh, por parim i sistematizuar i punës që gërshetohet nëpërmjet praktikave të përgjegjshme të përcaktuara konkretisht. Nëpërmjet parimit…

