Një 46-vjeçar në Shijak ka plagosur me thikë një tjetër person. Policia njofton se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.
33-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vënë pas autorit të ngjarjes.
“RRETH ORËS 20:25, NË FAHATIN BORAKË, SHIJAK, DYSHOHET SE GJATË NJË KONFLIKTI PËR MOTIVE TË DOBËTA, SHTETASI K.G, 46 VJEÇ DYSHOHET SE KA PLAGOSUR ME MJET PRERËS THIKË SHTETASIN A. F., 33 VJEÇ, I CILI NDODHET NË SPITAL, NËN KUJDESIN E MJEKËVE”, THUHET NË NJOFTIM.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.



