Author: Hamdi Kumanova

Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot se ka pranuar ftesën për një debat në TV21. Ai theksoi: “Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo. Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh. Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur. Eja në debat, Bujar. Qytetarët meritojnë një debat të vërtetë.” Ndërkohë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit. Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin. “Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas përfshin kategoritë e mëposhtme…

Lexo më Shumë

Më 13 tetor 2025, rreth orës 00:40, një 46-vjeçar nga Gostivari ka raportuar në DPB Gostivar se gruaja e tij e ka kërcënuar pas një zënke verbale në shtëpinë e tyre familjare. Ngjarja ndodhi në kontekstin e një marrëdhënieje të përkeqësuar mes çiftit. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Më 12 tetor 2025, rreth orës 11:20, një 35-vjeçar nga Tetova, D.T., ka raportuar se para shtëpisë së tij në rrugën “Predrag Jançevski”, automjeti i tij “Porsche Cayenne” u dëmtua në krahun e majtë nga një plumb i humbur. Njësitë e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa plumbi u mor për procedurë të mëtejshme hetimore.TS

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se dje (12.10.2025) në orën 15:10 në autostradën Shkup-Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore Zhelinë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.H. (26) nga f. Patishka Rekë e Shkupit. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, punonjësit policorë konstatuan se ai kishte drejtuar një automjet “Volkswagen Passat” me shpejtësi 181 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 100 kilometra në orë. “Më vonë, pasi ishte liruar, ai u kap sërish duke drejtuar automjetin me shpejtësi shumë më të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar zgjidhje konkrete për ndërtesat në pjesën e vjetër të komunës që kanë problem me ashensorët jofunksionalë, si dhe përgatitjen e projekteve për ndërtesat që nuk kanë ashensorë. “Çështja e ashensorëve ua vështirëson jetën njerëzve. Vlera e pronës në ndërtesat pa ashensor është dukshëm më e ulët, veçanërisht në katet e sipërme. Njerëzit që jetojnë në katet e fundit kanë shumë pak vlerë për banesat e tyre, sepse askush nuk dëshiron të blejë një banesë në katin e pestë pa ashensor,” tha Osmani. Ai paralajmëroi se projekti për…

Lexo më Shumë

“A po i mbron Prokurori Kocevski njerëzit e fuqishëm dhe a po i mbulon skandalet”, pyet VMRO-DPMNE Sipas informacioneve që janë bërë publike dhe janë zbuluar në media, po hidhen dyshime për përfshirjen e kreut të LSDM-së në rastin e funksionimit të paligjshëm të diskotekës “Puls”, njoftoi VMRO-DPMNE. Publiku duhet të marrë përgjigje nëse Oliver Spasovski, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, është paraqitur personalisht në Shërbimin e Brendshëm të Policisë së Shtipit dhe ka kërkuar që të ushtrohet presion mbi policinë në Koçan për të mbrojtur pronarin e diskotekës “Puls”, pyet VMRO-DPMNE? Sipas informacioneve që janë bërë…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të adresuara ndaj saj dhe qeverisë aktuale, duke akuzuar ish-pushtetarët se për dy dekada kanë përfituar nga emri dhe sakrifica e UÇK-së, ndërsa kanë lënë pas dore banorët e Lubotenit. “Sot kur ne po realizojmë ato që ju nuk i bëtë kurrë, ju guxoni të flisni për moral e patriotizëm. Vizita jonë në Luboten nuk ishte fushatë, por inspektim i punimeve për projektet jetike që përfshijnë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit,” deklaroi Shaqiri. Ajo theksoi se për 20 vite askush nuk ka bërë as minimumin për…

Lexo më Shumë

VLEN në një kumtesë për media thekson se AKI do ta mbyll kapitullin e vet politik pas zgjedhjeve lokale. Nga VLEN thonë se “britmat e Ahmetit, Taravarit dhe Selës janë ulërimat e fundit të një koalicioni në agoni”. “Njëri kërkon “marrëveshje politike” dhe përpiqet të kopjojë Ali Ahmetin, të cilin me të drejtë duhet ta pyesë atë çfarë ndodhi me letrat që i dërgonte nëpër botë dhe ku e kanë ekspertizën e Paul Wiliams? Tjetri endet vërdallë, në panik, se mos po tradhtohet nga të dy. Sipas të gjitha anketave, kandidatët e VLEN-it janë dukshëm përpara, ndërsa “referendumi” i BDI-së,…

Lexo më Shumë

Droga psikotrope metilendioksimetamfetaminë, mefedron dhe marihuanë u gjetën gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Gostivar ku ndodhej një studente, shtetase e Republikës së Turqisë. Gjatë bastisjes, të kryer me urdhër të prokurorisë kompetente, inspektorët e Departamentit të Hetimeve gjetën gjithsej gjashtë tableta prej 0.29 gramë të ilaçit psikotrop metilendioksimetamfetaminë, 1.63 gramë mefedron, marihuanë dhe dhjetë fara kanabisi, njoftoi Drejtoria e Doganave. “Gjatë procedurës para-hetimore, u përcaktua se studentja ka marrë dërgesë ajrore të dërguar nga një person fizik nga Belgjika, e regjistruar si “shënim”. Pasi e ka marrë dërgesën, i dyshuari e ka hapur atë dhe ka nxjerrë drogën…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. Madje, ai ka marrë edhe vota. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje. Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.

Lexo më Shumë

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës kanë goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 200 kilogramë kokainë me një vlerë tregu që arrin në 16 milionë euro. Gjatë operacionit, është arrestuar një shtetas shqiptar, 23 vjeç, (datëlindja 2002), i cili u kap në flagrancë me 191 pako kokaine, një pistoletë me fishekë, si dhe rreth 30 mijë euro në para të gatshme. I dyshuari po ecte në rrugë me një çantë shpine, duke vëzhguar rreth e qark me sjellje të dyshimtë, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e karabinierëve të Komandës Provinciale të Romës,…

Lexo më Shumë