Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njofton se raporte të pranimit të donacioneve kanë dorëzuar 35% e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale 2025, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sipas Kodit Zgjedhor, pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 janë të detyruar të dorëzojnë raporte mbi donacionet e pranuara gjatë procesit zgjedhor si burim i financimit të tyre, si dhe një raport të përgjithshëm financiar me të dhëna mbi të ardhurat dhe shpenzimet totale të fushatës zgjedhore, brenda afateve të përcaktuara me ligj, gjë që lejon monitorimin e ligjshmërisë së financimit dhe shpenzimit të fondeve nga institucionet…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje në orën 10:00 në Koçan, policia nga DPB të Koçanit ndaluan 22-vjeçarin D.Z. dhe 23-vjeçarin N.D., të dy nga Koçani, sepse gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, tek D.Z. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e D.Z., gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, dy mulli me mbetje marihuane dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit të IOM-it “Mbështetje e rikthimit të talenteve dhe angazhimit të diasporës në Maqedoninë e Veriut”, më 7 tetor 2025, një delegacion nga Universiteti i Tetovës (UT) realizoi një vizitë zyrtare në Swedish University of Agricultural Sciences (SLU) në Upsala. Qëllimi i vizitës ishte njohja me praktikat më të mira ndërkombëtare në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe digjitalizimin, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndëruniversitar. Pjesëmarrësit fillimisht vizituan bibliotekën universitare të SLU-së, u njohën me iniciativat e SLU Global, dhe zhvilluan aktivitete në Njësinë për Mësim dhe Digjitalizim (EPU). Delegacioni i Universitetit të Tetovës përbëhej nga Prof.…

Lexo më Shumë

Sot mund të jenë prapa mureve të Hagës, por në zemrat e njerëzve janë të lirë, dhe ata mbeten të pavdekshëm përgjithmonë. Shkruan: Hamzi Ibraimi Liria nuk është një fjalë boshe, as një koncept që recitohet në ceremoni zyrtare. Liria është gjallë, ajo ka fytyrë, histori dhe mbi të gjitha ka emër. Ky emër lidhet me ata që guxuan të thonin “po” për të drejtat e popullit dhe “jo” për padrejtësinë. Ky emër është i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata nuk ishin thjesht luftëtarë. Ata janë simbol i një populli që vendosi të guxojë kur frika mbulonte çdo…

Lexo më Shumë

Arrestohet në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë Aldo (Elidon)Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Aldo Avdylaj ishte shpallur në kërkim për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut. Ai del në përgjime ku thotë: Unë vras 10 vetë nëse thua ti. Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve. Lala raportoi se motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale. Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër…

Lexo më Shumë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar partitë politike rivale për nxitje të paqëndrueshmërisë, ndërsa ka hedhur poshtë thirrjet e opozitës që ai të japë dorëheqjen mes krizës më të keqe politike të Francës. Ai tha se forcat politike rivale ishin përgjegjëse për këtë kaos pasi sipas tij ata nxitën destabilizimin e kryeministrit, Sebastien Lecornu. Lecornu mbajti takimin e tij të parë me qeverinë e re të Francës pasi emëroi figura të forta nga grupimi qendror i Macronit, si dhe disa nga radhët e larta të shërbimit civil dhe shoqërisë civile. Franca është zhytur nga një krizë në tjetrën që nga…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi dykatëshe në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, ka shkaktuar vdekjen e tre oficerëve të karabinierëve. Sipas raporteve të para, ngjarja ndodhi teksa policia po kryente një operacion evakuimi në shtëpinë ku ndodheshin tre persona. Gjatë ndërhyrjes, ndodhi një shpërthim i madh që shkaktoi shembjen e plotë të godinës, duke zënë poshtë pjesëtarët e forcave të sigurisë. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mundën të shpëtonin jetën e tre karabinierëve. Ndër të plagosurit raportohet edhe një grua, e cila dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin, megjithatë hetimet janë…

Lexo më Shumë

Vlado Petrov, një oficer policie në pension dhe ish-inspektor kryesor për çështje trafiku, i cili dyshohej se kishte nënshkruar një dokument në lidhje me vendin e parkimit përpara diskotekës “Pulse” në Koçani, ka vdekur. Lajmin e bëri të ditur Sindikata e Pavarur e Policisë. “Petrov ia kushtoi tërë jetën e tij të punës shërbimit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Fatkeqësisht, ai nuk mori drejtësi. Ai ishte ndër të dyshuarit në rastin e zjarrit tragjik në klubin e natës ‘Pulse’ në Koçani”, tha në një deklaratë Sindikata e Policisë Maqedonase. Hetimi për rastin po kryhet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Rezervat devizore në fund të shtatori të vitit 2025 arritën në 4.722.7 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore është investuar në letra me vlerë (74,7 për qind), pas së cilës vijon ari monetar (15,2 për qind) dhe valutat dhe depozitat (10 për qind).

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Bosnjën dhe Hercegovinën. Vizita në vendin tonë është planifikuar si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor për të nënvizuar mbështetjen e BE-së për rrugën e rajonit drejt anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit gradual në tregun e vetëm, si dhe për të diskutuar Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Presidentja von der Leyen do të vizitojë Qendrën Memoriale të Srebrenicës. Më pas ajo do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë. Më pas ajo do…

Lexo më Shumë

Lidhshmëria me internetin dhe shpejtësia e WiFi-t në trena ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën, pavarësisht rritjes së numrit të udhëtimeve hekurudhore për qëllime pune dhe argëtimi. Sipas një analize të të dhënave të Speedtest Intelligence nga Ookla për tremujorin e dytë të vitit 2025, Suedia ofron WiFi-in më të shpejtë në trenat evropianë, me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 64.6 Mbps — mbi katër herë më të lartë se mesatarja evropiane prej 7.6 Mbps. Në vendet e tjera me performancë të lartë përfshihen Zvicra (29.8 Mbps), Irlanda (26.3 Mbps) dhe Çekia (23.4 Mbps). Në kontrast të thellë, disa ekonomi…

Lexo më Shumë