Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se prej sot (25.04.2023) fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin prill. Të gjithë pensionistët që posedojnë kartela, pensionin e tyre mund ta marrin nëpër bankomate. Tërheqja e pensioneve përmes degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, dhe atë: – Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 25.04.2023 (e martë); – Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.04.2023 (e mërkurë); – Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.04.2023…
Author: Hamdi Kumanova
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është komunikuar zyrtarisht edhe nga kabineti i presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, duke informuar edhe detaje nga agjenda e vizitës. Presidentja Osmani pasi që do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare, do të ketë takim kokë më kokë me presidentin Pendarovskin dhe takim plenar të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës. Më pas vijon konferenca e përbashkët me gazetarët. Gjatë orëve të pasdites, presidentja e Kosovës do të takohet me kryetarin…
Një grup të rinjsh shqiptarë në Shkup kanë treguar humanizmin e tyre duke ndihmuar një familje maqedonase, të cilët jetojnë në kushte të vështira në Çair. Të rinjtë shqiptarë thonë se asnjëherë nuk kanë pyetur nëse nevojtarët janë shqiptar apo maqedonas apo të ndonjë etnie tjetër. Qëllimi i tyre vetëm ishte ana humanitare. Familja maqedonase Milloshevski (Vojçe dhe Valentina) jeton në Shkup që nga vitet 1960 në rrugën “Dizhonska” në Komunën e Çairit, lagje ku shumica e banorëve janë shqiptarë etnikë. Problemi i jetës së Valentinës dhe Vojçes ( i cili është i paralizuar) nuk janë dallimet kulturore, por sfidat…
“Kur një “politikani” i mbetet ora në vitet ’90 dhe më parë, duket kështu”, ka shkruar një postim në rrjetet sociale, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke i replikuar kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili projektin Korridorin 8 ndërlidhi me siç tha a po vizatohet harta e Iliridës. Dimitrievski deklaroi mbrëmë për TV Sitel se Korridori 8 lidh një rrugë në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe pyeti nëse vizatimi i korridorit në vetvete është vizatim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë? “Ky Korridor lidh një itinerar në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë. Lind pyetja, a është…
Mbi 1200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga mbarë vendi deri më tani e kanë vizituar ekspozitën interaktive për të rinjtë, të cilën Goethe-Institut në bashkëpunim me Shoqërinë Max Planck e prezanton në mbarë botën, e që nga 3 prilli është shfaqur edhe në Shkup. Përveç vizitave të organizuara, ekspozita u vizitua edhe nga individë të interesuar për temat e hapësirës, historisë njerëzore, trurit, antropocenit dhe inteligjencës artificiale, transmeton Portalb.mk. Në kuadër të ekspozitës u mbajt edhe konkursi “STEM në jetën time”. Ekipi fitues mori bursa nga Shërbimi pedagogjik për shkëmbim (ShPSh) për një qëndrim 4-javor në Gjermani. Ekspozita…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 163 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave: 24 për tejkalim të shpejtësisë, 17 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, shtatë sanksione për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve. Janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafori të kuq, pesë gjoba iu janë shqiptuar këmbësorëve. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin u shpreh se Korridori 8 si projekti më i madh në historinë e vendit, është mbajtur në sirtar për 30 vite. Këtë e kanë bërë, sipas tij, për arsye politike, pasi i njejti është parë si projekt konkurrent me Korridorin 10. “Deri tek nënshkrimi i kontratës më 8 Mars të këtij viti me konzorciumin Behtel dhe Enka, u dëshmua që me guxim ky kabinet qeverisës ia arriti që bllokadën 31 vjeçare ta largojë dhe ato synime të errëta që dikush ndër vite mund t’i ketë pasur, t’i rrëzojë e mohojë e…
Gjashtë nga tetë ligjet e propozuara kryesisht nga BDI-ja për lehtësimin e procedurave të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D nuk janë vendosur fare në rend dite në komisionet përkatëse të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja. Vetëm ligji për lëndët e para minerale mori miratimin e komisionit për çështje ekonomike dhe pritet të votohet së shpejti në plenare kurse ligji për marrëdhënie pune është bllokuar me mijëra amendamente në Komisionin për politikë sociale. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së akuzon VMRO-DPMNE-në për bllokim, meqë, sipas tij, opozita nuk dëshiron ndërtimin e autostradave dhe realizimin e investimeve kapitale në të mirë të qytetarëve.…
Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i Universitetit të Tetovës, përmes një ligjërate të hapur me temë “Toka, burim i jetës”, e shënoi 22 Prillin, Ditën Botërore të Tokës. Dekani i këtij fakulteti, Doc. Dr. Bardhyl Limani tha se, qëllimi i shënimit të kësaj dite përmes këtij aktiviteti është të krijojmë mjedis pune stimulues për stafin, studiuesit, studentët, të ndjehemi të lirë të ndajmë ide, diskutojmë mundësitë dhe sfidat, praktika dhe pyetje të ndryshme. “Me anë të këtij aktiviteti, dhe shumë të tjerave, që besoj do t’i realizojmë në vazhdimësi, ne shpresojmë që kolektivisht të inkurajojmë ngritjen e Fakultetit tonë, vetë-fuqizimin…
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë, Angel Tilvar, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ministri Tilvar do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministrja Sllavjanka Petrovska, ku pas ceremonisë zyrtare me nderime më të larta ushtarake do të realizohet takim dypalësh i të dy delegacioneve.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka kërkuar kreut të OKB-së, Antonio Guterres që t’i përmbahet rreptësisht parimeve të paanshmërisë dhe barazisë. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme ruse, e cila bën me dije disa prej pikave kyçe për të cilat dyshja Lavrov-Guterres kanë folus gjatë takimit mes tyre një ditë më parë (24 prill). “Një thirrje iu drejtua menaxhmentit të OKB-së për t’iu përmbajtur rreptësisht parimeve bazë të paanshmërisë dhe barazisë, të çimentuara në nenin 100 të Kartës së OKB-së”, tha Ministria, raporton TASS. Kujtojmë se më 13 prill, si pasojë e rrjedhjes së disa…
Kthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë ka krijuar shumë entuziazëm në mesin e tifozëve të klubit, të cilët po ëndërrojnë ta shohin argjentinasin përsëri me fanellën e famshme Blaugrana për një vallëzim të fundit. Messi, i cili është parë në Barcelonë të hënën, sheh që kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë në fund të sezonit dhe me një rinovim që duket i pamundur në skenë, dera mund të hapet në një rikthim në Kataluni. Sidoqoftë, gjendja e vështirë financiare e Barcelonës do të ketë një ndikim të madh nëse një marrëveshje mund të përfundojë, por pasi…

