Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler i ka dërguar letër me përmbajtje shqetësuese Gjykatës së Apelit mbi veprimet e kësaj të fundit në rastet e rëndësishme gjyqësore dhe kthimin e tyre në shkallë të parë. Letrën të cilën e ka siguruar Alsat nga burime brenda Qeverisë i referohet datës 11 prill dhe në të theksohet shqetësimi dhe zhgënjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për veprimet e Apelit ndaj rasteve gjyqësore, posaçërisht rikthimin e tyre nga fillimi si praktikë e krijuar gjyqësore. “Çdo ditë e më shumë shqetësohem dhe zhgënjehem për numrin e madh të lëndëve (nga profilet…

Lexo më Shumë

Bjeshkatarët filluan të tubohen që nga orët e hershme të mëngjesit tek Penda e Likovës, duke filluar me ecje dhe ngjitje majave të maleve të Karadakut të Komunës së Likovës. Relacionin e ecjes organizatorët e kishin planifikuar nga Penda e Likovës – Orkoc Presnicë 12 deri në 14 km ecje. Pjesmarrës ishin një numër i madh i bjeshkatarëve nga Maqedonia e Veriut, Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, numër masiv i pjesëmarrësve të cilën organizatorët nuk e kishin pritur. Prezent ishte edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës si dhe kampioni olimpik Shaban Tërstena. Kryetari i KBA Kumanova z. Avni…

Lexo më Shumë

Sindikata e Qendrës së Provimeve Shtetërore nga dita e sotme ka hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të refuzimit të Ministrisë së Financave për të pranuar kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike sociale të anëtarëve të saj, informojnë nga kjo sindikatë. Ata theksojnë se të 29 punëtorët janë anëtarë të sindikatës dhe gjendja e grevës, e cila do të zgjaste më shumë se një javë, do të nënkuptonte pamundësi të kryerjes së maturës shtetërore. “Të gjitha proceset që janë në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (maturat shtetërore, testimet…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 46 vjeçar i cili menjëherë është dërguar në burgun e Tetovë për vuajtje të dënimit. “Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (24-prill) rreth orës 12.00 në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg, kanë ndaluar 46-vjeçarin A.Z nga Tetova, pas së cilës i njëjti është dërguar në Institucionin korrektues penal-burgun e Tetovës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Si të zhvillohet ekosistemi inovativ i vendit për të tërhequr investime, të gjenerojë vende pune dhe t`I mbajë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut? Pyetjen e shtroi Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën shkencoro-teknologjike “Industritë tradicionale dhe sektorët kreativ të penguar në rrugën e krizës ekonomike”, njofton KlanM. “Në vend që të humbim energjinë me tema politike që shpeshherë pa nevojë na preokupojnë 24/7, të gjithë aktorët politik duhet të ndërtojnë konsensus rreth krijimit të ambientit për inovacione për shkak se kjo është interes vital kombëtar” – deklaroi Stevo Pendarovski. Por, si të sigurohet zhvillimi në kohë të pasigurta? Përgjigja sipas…

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, e cila katalizoi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, doli të jetë një nga momentet kthesë në historinë moderne, e cila për nga shtrirja dhe thellësia është një nga krizat më të mëdha në qytetërimin tonë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në fjalimin e tij në konferencën “Industritë tradicionale dhe sektorët kreativë të penguar në rrugën e krizës ekonomike” organizuar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se jeta që e…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore rreth rastit “Lidhja Ndërkombëtare” është shtyrë për shkak se i akuzuari, Bojan Jovanovski është ende në spital, pas intervenimit kirurgjik, kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup. Në kumtesë thuhet se Bojan Jovanovski, është ende i hospitalizuar dhe nën kujdes të domosdoshëm. “Për të akuzuarën J.E. nuk ka dërgesë të rregullt, që në gjykatë është njoftuar nga mbrojtësi se ka ndryshim të adresës së paparaqitur në gjykatë, pas çka i takon mbrojtësit në afat prej tre ditëve ta parashtrojë adresën e saktë. closevolume_off Për shkak se gjykata caktoi termin të ri për seancë publike më 05.06.2023 në…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, të hënën rreth orës 11:40 në një rrugë lokale në Pirok të Tetovës, kanë privuar nga liria 31-vjeçarin I.Z. nga ky fshat, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Opel Corsa” me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën e drejtonte, i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tij për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Ka dështuar sot mbajtja e seancës gjyqësore me fjalët përfundimtare për modularin e Tetovës. Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte mungesa e të akuzuarit të parë të këtij rasti, Florin Besimi, i cili, për shkaqe shëndetësore, nuk mori pjesë në seancën e sotme, shkruan Alsat. Avokati i Besimit në fillim të seancës njoftoi gjykatësin Jordan Vellkovski për mungesën e klientit të tij për shkak se siç u shpreh ai, Besimi ka qenë me temperaturë. Seanca e radhës për fjalët përfundimtare u caktua me 10 maj në ora 10:00.

Lexo më Shumë

Në një intervistë për portalin Lokalno, Lokvenec thotë se në të ardhmen do të mund të arrihet me tren në dy aeroportet, por jo se aeroportet e dy qyteteve – Shkupit dhe Ohrit – do të lidhen me hekurudhë. Domethënë është planifikuar të ketë një linjë hekurudhore që do të lidhë Ohrin me aeroportin e Ohrit dhe Shkupin me aeroportin e Shkupit. Dhe jo se mes këtyre dy qyteteve do të ketë një tren dhe një linjë hekurudhore, shkruan Vërtetmatësi. Në një postim në Facebook thuhet se drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura, Hari Lokvenec, ka thënë se do…

Lexo më Shumë