Bjeshkatarët filluan të tubohen që nga orët e hershme të mëngjesit tek Penda e Likovës, duke filluar me ecje dhe ngjitje majave të maleve të Karadakut të Komunës së Likovës.
Relacionin e ecjes organizatorët e kishin planifikuar nga Penda e Likovës – Orkoc Presnicë 12 deri në 14 km ecje.
Pjesmarrës ishin një numër i madh i bjeshkatarëve nga Maqedonia e Veriut, Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, numër masiv i pjesëmarrësve të cilën organizatorët nuk e kishin pritur.
Prezent ishte edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës si dhe kampioni olimpik Shaban Tërstena.
Kryetari i KBA Kumanova z. Avni Nuhiu, deklaroi se numri i madh i pjesmarrësve i ka kaluar të gjitha pritshmëritë e tyre, ai më tej shtoi se iu është falenderues të gjithë pjesmarrësve për prezencën e tyre, mirëpo në veçanti falenderoi klubin e bjeshkatarëve “Shkupi” të cilët ishin mbështetës në formimin e klubit dhe ndihmës rreth organizimit të aktiviteteve.
Për Televizionin News u prononsuan bjeshkatarët nga Republika e Kosovës të cilët ishin të mahnitur nga bjeshkët e bukura të Karadakut të Likovës sepse për ta ishte hera e parë që i kishin vizituar këto bukuri natyrore.
Në fund u ndanë mirënjohje për klubet pjesëmarrëse dhe mediumet, ndërsa është shtruar edhe drekë me ushqime tradicionale për të gjithë pjesëmarrësit (Vlora Zenuni – Televizioni News)
https://youtu.be/mtGXcE9UBmY


