Author: Hamdi Kumanova

I ftuar në një intervistë për mediat, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm. ”Dea ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligjzbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë. Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s…

Lexo më Shumë

Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova, dje (09- mars) në ora 10:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 16:30 në Jazhincë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga prindërit e ish gruas së tij. Personat e raportuar sot janë thirrur në Policinë e Tearcës dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt të vitit 2023, e udhëhequr nga kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e ka miratuar njëzëri Propozimin që, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Pas miratimit të propozimit të sipërpërmendur, Universiteti i Tetovës përmes një kërkese zyrtare u është drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë (Presidencave, Kuvendeve, Qeverive, Akademive të Shkencave dhe Arteve, si dhe ambasadave të shteteve përkatëse), që kjo datë me rëndësi kombëtare…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për aksidentin tragjik të ditës së djeshme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shprehu pikëllimin për ngjarjen e ndodhur, teksa bëri thirrjen ‘mos ecni më shpejt seç lejohet, mendoni për të njerëzit tuaj’. “Miq, jam rrugës duke shkuar në Laç. Dua të shpreh pikëllimi tim më të madh për lajmet që janë shpeshtuar për aksidentet tragjike për shkak të pakujdesisë dhe shpejtësisë. closevolume_off Ndaj kam një lutje për të gjithë ju ‘Mos ecni më shpejt seç lejohet. Mendoni për njerëzit tuaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në konferencën për shtyp shpjegoi se me ndryshimet ligjore për blerjen e barnave që prodhohen nga një prodhues, gjegjësisht kur bëhet fjalë për medikament të patentuar, zgjidhet problemi dhjetëvjeçar i pacientëve me fibrozë cistike dhe sëmundje të rralla. Medikamenti “Trikafta” për pacientët më kritikë me fibrozë cistike para disa ditësh ka mbërritur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe në Klinikën e Pulmologjisë. Angazhimet e Kryetarit të Qeverisë për të bërë qasje sistemore për kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike dhe sëmundje të rralla, rezultoi me iniciativë për…

Lexo më Shumë

Disa banorë të cilët jetojnë  në rrugën Hoshemin në Lagjjen Butel 1, kanë mbajtur sot protestë paqësore kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e rrugës “Boca Ivanova”, e cila duhet të shtrihet nga rrethrrotullimi deri në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh dhe të kalojë përpara   shtëpive të tyre. Siç bëjnë të ditur banorët, ata  për një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit, që të zhvendoset rruga për disa metra që të mos shkatërrohen oborret, por sipas tyre, këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhur. QYTETAR “Qyteti i Shkupit dëshiron të ndërton rrugë dhe dëshirojnë të…

Lexo më Shumë

Për shkak të operacionit kirurgjik të njërit prej avokatëve të të akuzuarve, është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Ohër për rastin e lehonës nga Dibra, Jëlldëz Veaposka. Bëhet fjalë për rasti në vitin 2020. Pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, mjekët ia kanë hequr mitrën, një vezore dhe një veshkë. Mjekët akuzohen për vepër të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Procesi ka nisur në qershor të vitit të kaluar dhe deri më tani është mbajtur vetëm një seancë. I akuzuari i parë, doktor Muhamed Asani, nuk ka dashur të deklarohet sot. I akuzuari i dytë është…

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e kanë arrestuar një të mitur nga Rakoveci i Tetovës, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Afati për ankesa për institucionet e kulturës, shoqatat e qytetarëve dhe artistët, të cilët nuk janë të kënaqur me vendimin e Komisionit për mjete financiare dhe me projektet e miratuara nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës po mbaron, theksoi ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska- Stojçevska. “Dëshiroj të them se ka ende një mekanizëm ligjor për të reaguar ndaj të gjitha pakënaqësive që janë shfaqur, por të merret parasysh se çfarë dhe çfarë përgjegjësie kanë personat përgjegjës, përkatësisht parashtruesit e atij aplikacioni, në lidhje me çfarë shkruan në vetë aplikacionin. Kur të përfundojë ai afat ligjor, gjegjësisht ai mjet ligjor…

Lexo më Shumë

Sekretari Shtetëror i SHBA-së ka paralajmëruar mitmarje nga firmat kineze. Grubi dhe Kovaçevski kanë zgjedhur firmë kineze për mbikqyrjen e Korridorit 8 dhe 10D – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtruar pyetjen nëse në prapavijë fshehet benefiti për qeverinë, percjell KlanM. “Grubi dhe Kovaçevski me zgjedhjen e EPTISA-s janë në kundërshtim me qëndrimin e administratës amerikane, që ishte thënë nga sekretari Majk Pompeo gjatë vizitës në Ohër. Grubi dhe Kovaçevski I mundësuan kompanisë kineze EPTISA të ketë qasje në teknologjitë e “Behtel”. A janë të korruptuar ashtu siç tha Sekretari Shtetëror Pompeo, këtë duhet të hetojë Prokuroria” – tha Bojan Stojanoski,…

Lexo më Shumë

Përshpejtimi i procesit për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan -Miratoc ka qenë temë kryesore e diskutimit sot në takimin e kryediplomatit Bujar Osmani dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në margjinat e Forumit Ballkanik, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ministri Osmani ka hapur temën e kufirit dhe i ka folur Daçiqit për rëndësinë e hapjes së vendkalimit kufitar, duke theksuar mundësimin e lëvizjes së lirë si një prej qëllimeve kryesore të iniciativës së Open Ballkan. Kujtojmë, Protokolli për mënyrën e kryerjes së kontrollit kufitar në pikën e përbashkët kufitare Llojan-Miratoc u nënshkrua muajin e kaluar…

Lexo më Shumë