Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka kërkuar kreut të OKB-së, Antonio Guterres që t’i përmbahet rreptësisht parimeve të paanshmërisë dhe barazisë. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme ruse, e cila bën me dije disa prej pikave kyçe për të cilat dyshja Lavrov-Guterres kanë folus gjatë takimit mes tyre një ditë më parë (24 prill).
“Një thirrje iu drejtua menaxhmentit të OKB-së për t’iu përmbajtur rreptësisht parimeve bazë të paanshmërisë dhe barazisë, të çimentuara në nenin 100 të Kartës së OKB-së”, tha Ministria, raporton TASS.
Kujtojmë se më 13 prill, si pasojë e rrjedhjes së disa informacione sekrete amerikane, SHBA-të besonin se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po tregohej i gatshëm për akomodimin e interesave rusë.
Në dokumentet e klasifikuara thuhej se Uashingtoni ka monitoruar nga afër Antonio Guterres ndërsa përshkruheshin dhe komunikimet private mes tij dhe zëvendëses së tij, Amina Mohammed.
Në të, Guterres shprehte “zhgënjimin” për një thirrje nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që Evropa të prodhonte më shumë armë dhe municione si rezultat i luftës në Ukrainë.
Dokumentet përmbanin vëzhgimet që i ishin bërë Guterres lidhur me luftën në Ukrainë, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në muajin korrik.
“Veprimet e tij në shkurt, sipas vlerësimit, po “minonin përpjekjet më të gjera për ta mbajtur Moskën përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrainë””, thuhej në dokumente.
/rtsh.al/



