Gonçalo Ramos mund të mburret se është “super zëvendësuesi” më i mirë në historinë e Paris Sen Zhermenit. Me 17 gola të shënuar si zëvendësues, sulmuesi portugez e ka tejkaluar edhe Kilian Mbapen në këtë renditje. Por statusi i tij brenda ekipit të Luis Enrikes është larg të qenit një titular. Në javët e fundit, trajneri spanjoll madje ka favorizuar të riun Seni Majulu, një shenjë se Ramos nuk është më midis opsioneve kryesore sulmuese të klubit parizien. Një thashethem transferimi nga Spanja e ndërlikon më tej situatën e tij. Sipas portalit “Defensa Central”, PSZH po shqyrton mundësinë e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua sot me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se vizita e saj në Maqedoni është një mbështetje dhe konfirmim i vendosmërisë së fortë të vendit për të mbetur në rrugën evropiane, njoftojnë nga kabineti i Gashit. Gashi theksoi se për Maqedoninë e Veriut, si vend kandidat, Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bllok politik dhe ekonomik, por përfaqëson edhe një angazhim ndaj vlerave të tilla si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe solidariteti. Kryetari i Kuvendit theksoi se edhe kur vendi përballej me sfidat më të…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Afrim Zhitija” në Podujevë, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. Rasti po hetohet si “kultivim i bimës së kanabisit, shkurës së kokainës ose bimës së hashashit”. Rr.”‘Afrim Zhitija’, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Me vendim të…
Më 14.10.2025, rreth orës 17:30, në një qendër tregtare në rajonin e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup arrestuan M.A. (30) nga fshati Gllumovë i Shkupit, për shkak të kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Personi, me udhëzim të Prokurorit Publik, u mbajt në Stacionin Policor dhe pas kompletimit të provave, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, më 15.10.2025 u nxor para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili i caktoi masën e paraburgimit.
Gjatë një bastisjeje në fshatin Orashak të Zubin-Potokut, policia ka gjetur prova të dyshimta materiale. Sipas raportit policor, rasti u procedua dje rreth orës 13:00, në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, i cili gjendej jashtë shtetit. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema me katër C dhe një kapelë ushtarake, shkruan IndeksOnline. Bastisja është bërë në prezencën e një dëshmitari, i afërm i pronarit të shtëpisë. “Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht kah fundi I ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 14 deri në 20 gradë, shkruan Alsat. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë I ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në…
Arratisja e 20 anëtarëve të bandës “jashtëzakonisht të rrezikshëm” që mbaheshin në një burg të Guatemalës ka shkaktuar një krizë politike në vendin e Amerikës Qendrore, duke çuar në shkarkimin e ministrit të brendshëm të mërkurën. “Kam vendosur të bëj ndryshime në ekipin që kishte qenë përgjegjës për sigurinë” dhe “kam pranuar dorëheqjen e Francisco Jimenez nga pozicioni i ministrit të brendshëm”, si dhe ato të dy zëvendësministrave, tha presidenti socialdemokrat i Guatemalës, Bernardo Arevalo, në një fjalim televiziv. Arratisja e anëtarëve të burgosur të Barrio 18, e cila u përshkrua si “e papranueshme” nga SHBA-të, të cilat tani…
Kryetarja e re e Partisë Liberal Demokratike të Japonisë (LDP), Sanae Takaichi, ka nisur bisedime me Partinë e Inovacionit të Japonisë (JIP) për një koalicion të mundshëm, pas largimit të partnerit të vjetër qeverisës, Komeito. Bisedimet pritet të nisin të enjten, ndërsa Takaichi kërkon të sigurojë shumicën parlamentare për votimin e javës së ardhshme, ku synon të bëhet kryeministrja e parë grua në historinë e Japonisë. Largimi i Komeito-s javën e kaluar i zbehu shanset e LDP-së për të qeverisur e vetme, duke detyruar Takaichi të kërkojë aleanca të reja. Zyrtarë të JIP janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim nëse…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se ka autorizuar CIA-n për të zhvilluar operacione sekrete brenda territorit të Venezuelës, një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta nga udhëheqësit e këtij vendi në Amerikën Latine, raporton BBC. Në javët e fundit, forcat amerikane kanë ndërmarrë të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, duke lënë të vrarë 27 persona. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se SHBA po “shikon edhe nga toka” për të ndërmarrë goditje të tjera kundër karteleve të drogës në rajon. Presidenti Nicolas Maduro, legjitimiteti i të…
Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, ku në rendin e ditësh parashikohet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024. Kuvendi do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar…
Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët. Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme. “Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot u pyet nga mediat gjatë një konference për shtyp dhe shkurtimisht i komentoi fotografitë e publikuara të ish-kryetarit të partisë, Branko Crvenkovski, me funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Në këtë pyetje do të përgjigjem vetëm me një citat të njohur të ish-kryetarit të partisë: “O je me LSDM-në, o nuk je”, tha Filipçe. Ndërkaq, lideri i LSDM-së komentoi edhe treguesit më të fundit ekonomikë, duke i vlerësuar ata si mjaft negativë dhe të pafavorshëm.

