NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informoi se të gjitha 185 mostrat për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostrat për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18). “Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën nga 23.02.2026 deri më 27.02.2026 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë njofton se dje (01.03.2026) në orën 12:22 në Bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, oficerët e Policisë së Tetovës arrestuan H.A. (21) nga fshati Leshnicë e Poshtme, rajoni i Tetovës. “Gjatë një kontrolli me radar, u përcaktua se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 113 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 50 kilometra në orë”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.
Sot u shënua përfundimi i punimeve dhe përurimi i “Rrugës 14”, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të rrisë cilësinë e jetesës dhe sigurinë e lëvizjes për qytetarët. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe Zëvendës Ministrja e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri. Ky investim nuk ka qenë vetëm sipërfaqësor, por një ndërhyrje e plotë që përfshin parametra modernë teknikë: Rikonstruksioni: Rruga e re shtrihet në një gjatësi prej 1,020 metrash dhe ka një gjerësi prej 5 metrash. Siguria e këmbësorëve: Në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shtegu për këmbësorë me gjatësi prej…
Sektori i Krimit Kibernetik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit, në suaza të aktiviteteve të rregullta për monitorimin e hapësirës digjitale, u detektua një postim në një rrjet social me përmbajtje e cila tregonte për synimin e mundshëm të vetëvrasjes nga një përdorues i mitur. Siç thonë nga MPB, menjëherë pas marrjes së informacionit, u ndërmorën veprime urgjente dhe të koordinuara, me ç’rast u morën të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të konstatuar identitetin dhe vendndodhjen e personit. “Brenda një kohe të shkurtër u gjet përdoruesi, është kryer intervistë me…
Gjykata e Strasburgut për herë të parë ka regjistruar padinë të cilën e ka dorëzuar avokati Drini Grazhdani kundër Serbisë. Padia kishte të bënte me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë, Medvegjë dhe Bujanoc. Postimi i plotë i Grazhdanit: Gjykata e Strasburgut për herë të parë ka regjistruar padinë të cilën e kam dorëzuar kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë, Medvegjë dhe Bujanoc. Padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliu Serbia është angazhuar në spastrim etnik…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke shprehur solidaritet me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ngushëllime për familjet e viktimave pas sulmeve iraniane. Kryeministri njoftoi se institucionet janë të mobilizuara dhe ndjekin me kujdes situatën për të siguruar mbështetje dhe asistencë të menjëhershme për qytetarët e Maqedonisë në këtë rajon. “Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Shpreha solidaritet të sinqertë me popullin e Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të…
Shpenzimet për ndërtimin e objekteve të reja për banim individual kanë shënuar rënie të vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e katërt të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e vitit paraprak indeksi i kostos në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual janë zvogëluar për 0.5%, kostot për materiale janë zvogëluar për 1.1%, ndërsa e kostot për punonjësit janë zmadhuar për 0.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me tremujorin e tretë, në tremujorin e katërt të vitit 2025 u regjistrua rënie e kostos te materialet për 1 %, ndërsa…
Ka pritje reale që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kështu paralajmërojnë jozyrtarisht burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin këtë të hënë si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar. Siç mësohet jozyrtarisht, në nivel të Komisioni Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse që i përkasin këtij institucioni. Ka mbetur vetëm mbajtja e takimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit. Në këtë takim, i cili pritet të mbahet të hënën, pritet të miratohet heqja e masave ndaj Kosovës, shkruan transmetuesi…
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE · Fushë Kosovë / 01.03.2026 – 15:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy femra kosovare, pasi që dyshohet se kishin pasur një konflikt ne mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë. · Prishtinë / 01.03.2026 – 16:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët…
“Situata është stabile dhe e sigurt bazuar në të dhënat e agjencive të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, si dhe të dhënat nga ministritë e punëve të jashtme, të brendshme dhe të mbrojtjes, së bashku me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë”, deklaroi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, për mediat pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë në Vilën Presidenciale Vodno, e thirrur për shkak të përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme. “Ne nuk jemi tani të ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë, as nuk ka rrezik për sigurinë brenda vendit dhe në rajon. Ekziston një sistem i paralajmërimit të hershëm për…
Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë matur temperatura nën zero, ndërsa temperatura më e ftohtë ishte në Berovë me -6 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura prej -3 gradë është regjistruar në Manastir, -2 në Shkup (Petrovec), Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Strumicë, -1 në Tetovë, Pretor, Prilep, Shtip, Veles dhe Gjevgjeli, ndërsa 0 gradë është matur në Ohër, Kavadar, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit. Temperatura më e lartë e mëngjesit prej 2 gradë është matur në Vinicë dhe Krushevë, ndërsa 1 gradë në Shkup (Zajçev Rid). Mbulesë bore ka vetëm në Kodrën…
Sot në orët e para të mëngjesit, në disa rrugë të komunës së Çairit në Shkup, janë shfaqur grafite dhe parulla me përmbajtje politike. Në mbishkrime qëndron mesazhi: “Koha t’i bëjmë shqiptarët përsëri zot shtëpie.” Grafitet janë konstatuar nga banorë të lagjes, ndërsa pamjet e tyre janë shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Deri në këtë moment, nuk ka njoftime zyrtare lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve apo për ndonjë reagim konkret nga institucionet përgjegjëse.

