Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor. Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën. “Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë…
Author: Hamdi Kumanova
Pas njoftimit se Kosova ka mbetur jashtë përfitimeve nga Paketa e Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj,në një prononcim për FrontOnline e ka akuzuar Kurtin se me politikat e tij të papërgjegjshme ka dëmtuar rëndë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ai tha se Kurti ka shkaktuar izolimin ndërkombëtar të Kosovës, sanksione, ndërprerjen e Dialogut Strategjik me SHBA dhe tërheqjen e investimeve të huaja. ’Deputeti Albin Kurti, me qellim apo me mision e ka dëmtuar skajshëm partneritetin me SHBA dhe BE, e kjo politikë monstruoze dhe e papërgjegjshme ka…
Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”, shkruan gazeta KOHA. Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh. Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare. Ajo që ka tronditur opinionin sportiv…
Qytetarët zgjodhën rrugën e zhvillimit dhe rritjes, thonë nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese, ku shtojnë se në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, do të fitonin mbi 60 deputetë. Nga VMRO thonë se LSDM ka humbur mbi 111.000 vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. “VMRO-DPMNE me 550 këshilltarë nëpër gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300 mijë vota, është fituese absolute e zgjedhjeve lokale. Sipas modelit të D’Hondt-it, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, me këto vota VMRO-DPMNE do të kishte mbi 60 deputetë, ndërsa LSDM në disa njësi zgjedhore do…
Shfrytëzuesit e disa rrugëve në kryeqytet sot do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë në disa periudha gjatë ditës, kumtuan nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup. Shfrytëzuesit e rrugëve “Sofiska”, “Briselska”, “Njegosheva”, “Kopenhagenska”, “Stokholmska” dhe “Petar Draganov” do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë prej orës 09:30 për shkak të ndarjes së shahtit në rr.”Moskovska” 12. Ndërprerja, siç kumtoi Ujsëjellësi, do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. Për shkak të kyçjes f100mm në rr.”9 Maji” 4, ndërprerje të ujit do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njejtë. Furnizimi…
Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur të mërkurën, disa ditë pasi xhevahiret e kurorës u vodhën në një grabitje dramatike të dielën, me vlerë rreth 90 milionë euro, sipas prokurorit të Parisit. Prokurorja Laure Beccuau, zyra e së cilës po drejton hetimin, ka thënë se rreth 100 hetues janë përfshirë tani në kërkimin policor për të dyshuarit dhe xhevahiret, pas vjedhjes nga muzeu më i vizituar në botë. Pyetje të shumta kanë lindur në lidhje me sigurinë e Luvrit, nëse kamerat e sigurisë mund të kenë dështuar, pasi hajdutët u futën në ndërtesë përmes disa shkallëve lëvizëse, duke…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. “Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njofton LAMM. LAMM gjithashtu rekomandon të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë, akoma nuk janë kthyer në aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut. Sipas informacioneve nga shtabet zgjedhore, aktivitetet pritet t’i fillojnë nga dita e mërkurë duke u kthyer në terren me qytetarët dhe takimet më të mëdha për prezantimin e platformave të tyre. Fushata zgjedhore në rrethin e dytë vazhdon deri më 31 tetor, më 1 nëntor fillon heshtja zgjedhore, votimi zhvillohet më 2 nëntor.
Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy persona Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe. Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur. Konflikti ka nisur pasi një persona që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
OKTA AD – Shkup, për herë të 16-të radhazi, ripohon përkushtimin e saj afatgjatë për veprimtari shoqërisht të përgjegjshme përmes mbështetjes së fushatas së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit “Mendoni për ne”. Me rastin e vlerësimit të 16 tetorit, Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, iniciativa synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e luftës kundër këtij dukuje negative, si dhe të sigurojë ndihmë të drejtpërdrejtë për kategoritë e qytetarëve të cenueshëm shoqërorisht. Brenda fushatas që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 tetor të këtij viti, kompania siguron mjete financiare për përgatitjen e paketave me produkte…
Ekipi i kandidatit për kryetar të Tetovës nga VLEN, ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore, ndërsa kanë paralajmëruar edhe vizita shtëpi në shtëpi, për të promovuar programin e tyre politik për katër vitet e ardhshme, për qytetin e Tetovës. Albi Qamili nga VLEN tha se për dallim nga raundi i parë, kësaj radhe presin rritje të numrit të votave, gjithnjë bazuar në projektet që ka realizuar kandidati i tyre Bilall Kasami, si dhe ato projekte që parashihen për katër vjeçarin e ardhshëm. “Më 19 tetor, Tetovarët e dëshmuan se përkrahin politikat e mirëqenies, zhvillimit dhe transformimit të Tetovës, dëshmuan se përkrahin Bilall…
Prokuroria kërkon paraburgim për një 29-vjeçar nga Çellopeku, pasi i njëjti ka dhunuar dhe ka kërcënuar prindërit e tij. Gjatë incidentit, ai e ka lënduar pronari e shtëpisë. “Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka nisur procedim penal ndaj një 29-vjeçari nga Çellopeku për kërcënim të sigurisë (neni 144, paragrafi 3) dhe dhunë (neni 386, paragrafi 3) sipas Kodit Penal. Sipas akuzës, më 16 tetor i riu ka kërcënuar dhe përjashtuar me forcë nga shtëpia prindërit e tij, pasi ata refuzuan t’i jepnin para. Prindërit u strehuan tek shtëpia e xhaxhait, por ai ka ardhur më pas me një thikë të palosshme,…

