Policia e Maqedonisë ka dhënë detaje shtesë nga operacioni i djeshëm në lidhje me kapjen e personave të dyshuar për fajde dhe pastrim parash. Nga MPB thonë se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, ndërsa janë arrestuar 11 persona. “Janë parashtruar kallëzime penale kundër B.K. (35), i cili aktualisht është i pakapshëm për organet e ndjekjes, dhe kundër personave tashmë të privuar nga liria: L. L. (29), D. V. (29), A. T. (29), D. L. (32), M. V. (25), M. N. (36), A. T. (32), Z. A. (42), për të cilët ekziston dyshim i bazuar se si bashkëkryerës…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, mes tjerash pritet edhe shqyrtimi i 5 ankesave për votimet në Çashkë, që janë parashtruar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, respektivisht dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë. Ankesat në procesion e votimit janë për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit. Ndërkaq banorët e Çashkës kanë paraljmëruar protestë para KSHZ-së, siç thonë, kërkojnë që mos të manipulohet me vullnetin e qytetarëve. Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri, i cili ka fituar garën që në rrethin e parë,…
Komunikata e plotë e AKI-së Për më pak se një vit e gjysmë, në tri palë zgjedhje: presidenciale, parlamentare dhe tash edhe lokale legjitimiteti politik i Aleancës Kombëtare për Integrim është rikonfirmuar fuqishëm dhe pa ekuivok. Edhe në këto zgjedhje lokale, të mbajtura të dielën, AKI është fituese në rrafshin kombëtar. Nëse i referohemi fakteve dhe shifrave që janë kokëforta, më lejoni të theksoj: • Në zgjedhjet për këshilla komunalë, AKI ka një epërsi prej mbi 23.000 votash në nivel kombëtar. • Për kryetarë komunash, diferenca është mbi 21.000 vota në favor të AKI-së. • Në raportin e…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Kier Meter, ministri i Aviacionit, Çështjeve Detare dhe Dekarbonizimit, nënshkruan Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Marrëveshja, siç njoftoi sot Ministria e Transportit, hap mundësinë e vendosjes së fluturimeve të reja direkte midis dy vendeve, ndërsa me këtë të rritet edhe numri i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar. “Kjo Marrëveshje u nënshkrua me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqëson një kornizë të re ligjore që rregullon marrëdhëniet në fushën e qarkullimit të rregullt ajror midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë. Përmes…
Më 22.10.2025, në orën 14:20, në SPB Tetovë, A.A. (25) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:05, në një rrugë të qytetit, është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj A.N. (23), gjithashtu nga Tetova. Po merren masa për sqarimin e plotë të rastit.
Më 23.10.2025, rreth orës 00:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar S. Sh. (21) nga fshati Reçicë e Madhe, pas një denoncimi paraprak se më herët, rreth orës 10:00, në fshatin Zhelinë, ndërsa shkonte në një dasmë familjare, ai kishte qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij “BMW” me targa të Tetovës dhe ngjarjen e kishte publikuar në rrjetet sociale. Nga S. Sh. është konfiskuar një pistoletë “Zoraki” me një karikator bosh dhe një kuti me 21 fishekë, për të cilat ai nuk kishte leje. Ai është ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të rastit do të…
Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e 23 Tetorit- Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Në urim Gashi thekson se 23 Tetori na kujton përpjekjet për të drejta, barazi dhe organizim shoqëror në një periudhë të rëndësishme historike. “Kjo ditë na ofron mundësinë të reflektojmë mbi rrugën që kemi ndjekur si shtet dhe përkushtimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, thekson kryetari i Kuvendit. Ai potencoi se në një kohë sfidash, është e rëndësishme të mbajmë të gjallë dialogun, respektin dhe vlerat demokratike që na bashkojnë…
“Tentativat e dëshpëruara të AKI së shpartalluar dhe pa busull për t’i përkthyer zgjedhjet e 19 tetorit në “mandate deputetësh” janë dëshmi se ky koalicion nuk ka humbur vetëm vota, por edhe kontaktin me realitetin”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, duke përkujtuar oponentët e tyre politik se këto ishin zgjedhje lokale dhe janë të pabaza kalkulimi i rezultatit me mandate deputetësh. Këto ishin zgjedhje lokale. Dhe pikërisht këtu, shqiptarët folën më qartë se kurrë, zgjodhën ndryshimin, zgjodhën VLEN-in. Në më shumë se dhjetë komuna, shqiptarët dhanë besimin për energji të re, për fytyra që punojnë, jo që fshihen pas patriotizmit…
Në nje postim ne rrejtin social facebook kryetarja ne largim e qytetit te Shkupit ka shkruar dhe ka tenuar qe te sqaroje se kuadrot e VMRO-se ne qytetin e Shkupit jane pergjegjes per mosgrumbullin e mbeturinave ne qytet, transmeton Faktiditor.info. Me poshte e gjeni postimin e saj ne FB te perkthyer nga origjinali ne gjuhen shqipe: Nëse nuk e keni të qartë se stafi i Mickovskit është përgjegjës për mbeturinat në të gjithë Shkupin, ja ku do të përpiqem t’jua shpjegoj edhe një herë: 1. ❗️Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale Shkup KHS është themeluar me ligj, dhe KËSHILLI i Qytetit…
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili tha se “ka shtypur kryengritjen e BDI-së” në këtë komunë. Në reagim thuhet se ky fjalor është “i turpshëm dhe i papranueshëm për një përfaqësues të qytetarëve”, ndërsa theksohet se diskursi i tillë përçarës nuk i shërben demokracisë dhe bashkëjetesës ndëretnike që është ndërtuar me mund e përkushtim ndër vite. “Rezultatet janë këto që janë, për të cilat ne jemi mirënjohës për çdo qytetar që mbështeti kandidatin shqiptar për kryetar komune, pavarësisht shënjestrimeve, shantazheve, kërcënimeve…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) informon se sot do të ketë regjim të veçantë trafiku në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së një gare atletike. Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, gjatë të cilave trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.
Sot, në vend festohet 23 tetori Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë në vitin 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase- (VMORO), me qëllim arritjen e autonomisë për Maqedoninë përmes luftës revolucionare. Kulmi i aktiviteteve të VMORO-së është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni. Themelet e Organizatës u hodhën më 5 nëntor 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e shitësit të librave Ivan Haxhi Nikolov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr. Hristo Tatarçev – mjek, i lindur në Resnjë, Dame Gruev – mësues,…

