Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan kryesisht, megjithëse ato u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, tha për MIA zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “BE-ja merr shënim gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor 2025”, theksoi Mercier. Sipas tij, BE-ja inkurajon vendin të adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi poshtë ankesën për parregullsi gjatë votimeve në fshatin Mellnicë të Çashkës. https://www.facebook.com/share/v/16JY6BPG2b/
Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski dhe ministri britanik për aviacion, detari dhe dekarbonizim Kier Meter, në Londër nënshkruan Marrëveshjen për transport ajror të rregullt ndërmjet Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, përcjell TV21. Me dokumentin hapet mundësi për linja të reja të drejtpërdrejta ajrore, lidhje më të mira dhe rritje të qarkullimit turistik ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja, e nënshkruar me iniciativë të Britanisë së Madhe, ofron më shumë fleksibilitet për kompanitë ajrore dhe çmime më konkurruese për udhëtarët. Nikolloski theksoi se Maqedonia po shënon rritje të madhe të trafikut ajror dhe se aeroportet vendase kanë kapacitet të pranojnë kompani…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor refuzon hapjen e kutive në Butel për shkak të pajisjes biometrike që nuk ka funksionuar. Aleanca Kombëtare për Integrim, (AKI) paraqiti ankesën VV2915/1 për rastin në komunën e Butelit, duke akuzuar Këshillin Zgjedhor se ka shkelur nenin 151 të Kodit Zgjedhor gjatë procesit të votimit. Sipas ankesës, kërkohet anulimi dhe rizgjedhja e komisionit për këtë vend votimi, pasi pajisja për identifikim biometrik nuk ka funksionuar, duke shkelur kushtin për hapjen e materialit zgjedhor.
Më 22 tetor 2025, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë realizuar disa aksione kontrolli, ku kanë privuar nga liria katër persona: N.S. (44) nga Kumanova, D.S. (18), A.M. (19) dhe T.M. (18), të gjithë nga Shkupi. Gjatë kontrollit, tek të ndaluarit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë si dhe një substancë pluhur e dyshuar narkotike. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ngriten parashtresat përkatëse penale.TS
Minj me madhësinë e një maceje janë shfaqur në disa pjesë të Shkupit. Në një video të shpërndarë nga “Sloboden Peçat” vërehen brejtës rreth ndërtesës së Qeverisë. Kjo vjen pasi Shkupi për ditë të tëra është i mbuluar me mbeturina për shkak të kontejnerëve të pastruar. Sipas mikrobiologut dhe epidemiologut Nikolla Panovski, Shkupi për momentin paraqet një “bombë me sahat” për epidemi. Panovski paralajmëroi se bollëku i ushqimit për brejtësit mund të çojë në shumim masiv – mesatarisht nga 10 të vegjël për çdo kafshë – dhe se pasojat do të ndihen edhe pas pastrimit. Ai apeloi te Qeveria dhe…
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 73 persona figurojnë si të zhdukur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fotot e personave të zhdukur janë vazhdimisht në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për çdo detaj, kërkohet të informohet policia në stacionin më të afërt ose duke telefonuar në numrin 192 Më i riu dhe i zhdukur para katër viteve është Xhobeski Petar, i lindur më 18 gusht 2011 në Prilep, ku jeton në rrugën Vranjska 28. Ai u zhduk më 25 shkurt 2022 në fshatin Vrpsko, Prilep.…
Më 22.10.2025, në orën 20:40, policët e SPB Tetovë në fshatin Zhelinë, dhe në orën 20:55 në fshatin Grupçin, kanë arrestuar U.R. (18) nga Zhelina dhe një të mitur nga Grupçini, të cilët ishin denoncuar nga A.R. (19) nga fshati Bozovcë. Sipas kallëzimit, rreth orës 15:00, ndërsa A.R. ishte së bashku me një mik të mitur nga fshati Mala Reçicë në një lokal në Tetovë, ata janë sulmuar fizikisht nga U.R., i mituri dhe edhe katër persona të tjerë. Të dy të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës kundër tyre.
Muhamed Halili Në BDI, deri me paraqitjen e “Grupit të zjarrit” të kryesuar nga Izet Mexhiti, kryetari i saj Ali Ahmeti, bindshëm e zotëronte skenën politike në Maqedoni dhe fuqimisht ishte i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare, si BE dhe SHBA, si dhe nga disa liderë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Mbahen mend kohët kur aty-këtu, rridhnin fjalë për destabilizim të qeverive të Maqedonisë (AKSH, 2002-2003) Ahmeti i “kanalizonte” tendencat e këqija ndër disa grupe shqiptarësh të rinjë, me sintagmën “koha e luftërave ka përfunduar dhe tash është koha për demiokraci”. Mbi dy dekada Ali Ahmeti e mbante thuprën e dirigjentit…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Velesi dhe kryetar i Degës së partisë në këtë qytet, Igor Zdravkovski, ka dy ditë që provokon në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit politike në Komunën e Çashkës, konkretisht pas fitores së kandidatit shqiptar në këtë komunë, duke e cilësuar këtë komunë si simbol të identitetit kombëtar maqedonas. Në postimin e tij, Zdravkovski shkruan: “Çashka është zemra e Maqedonisë, dhe ajo zemër do të vazhdojë të rrahë në ritmin 7/8 me maqedonas të vërtetë që këndojnë, qajnë dhe gëzohen në maqedonisht. Çashka është zemra e Maqedonisë. Çashka është maqedonase dhe duhet të mbetet e tillë”.…
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, Vesel Makolli, Ish-Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie i cili tashmë është caktuar ushtrues detyre i Presidentit të AKR-së. Makolli tha se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) janë të njoftuar me ndryshimin.“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe ne bazë te Statutit të partisë, me ka caktu Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së.Ne KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli për “Gazeta Blic”. Behgjet Pacolli ishte kryetar i AKR-së…
Policia e Maqedonisë ka dhënë detaje shtesë nga operacioni i djeshëm në lidhje me kapjen e personave të dyshuar për fajde dhe pastrim parash. Nga MPB thonë se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, ndërsa janë arrestuar 11 persona. “Janë parashtruar kallëzime penale kundër B.K. (35), i cili aktualisht është i pakapshëm për organet e ndjekjes, dhe kundër personave tashmë të privuar nga liria: L. L. (29), D. V. (29), A. T. (29), D. L. (32), M. V. (25), M. N. (36), A. T. (32), Z. A. (42), për të cilët ekziston dyshim i bazuar se si bashkëkryerës…

