Në plazhin e Nartës në Vlorë një makijato 45 denarë. “A duhet ti bojkotojmë kafeteritë në Maqedoni ku një makijato pihet me pamje nga betoni, tymi dhe zhurma e veturave dhe kushton më shtrenjtë se në plazh me pamje nga deti me ajër të pastërt dhe qetësi?”, është dilema që parashtron portali ShqipMedia.
Author: Hamdi Kumanova
Një tokë bujqësore prej 2 hektarësh në Saraj është përfshirë nga zjarri. Sipas pronarit të kësaj toke nuk dihen autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar ku sipas tij është viti i dytë me rradhë që po i shkaktohet ky dëm, përveq dëmit material afër kësaj toke jetojnë një numër i madh i banorëve ku siç shihet në pamje zjarri i është afruar shtëpive. Zjarri është lokalizuar nga vetë pronari i tokës.
Këshilli ekonomik-social sot duhet të mbajë seancë, ndërsa sipas paralajmërimeve, do të bisedohet për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe metodologjinë e re të pagave. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi të hënën në deklaratë për mediat tha se sot do të takohet me KES dhe do të bisedohet për Marrëveshjen e përgjithshme me metodologjinë e re. Metodologjia e re për paga në sektorin publik duhet të vlejë për të gjitha strukturat në sektorin publik. “Zgjidhja sistematike do të jetë për të gjithë. Sindikatat dolën në një vendim që metodologjia e re për të gjithë punonjësit në sektorin…
Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) – Kryepeshkopata e Ohrit sot organizoi një mbledhje mbarëkombëtare në shenjë proteste për shkak të qëndrimit të qeverisë ndaj kërkesës së tyre për tërheqjen nga procedura parlamentare të projektligjeve për evidencë amë dhe barazinë gjinore, sepse i konsiderojnë si kërcënim serioz për shoqërinë, sidomos për familjen. Në konferencën për media të martën, Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të KOM- bëri apel për pjesëmarrje në protesta dhe theksoi se ajo nuk është e drejtuar kundër askujt, por ekskluzivisht kundër përmbajtjes së këtyre ligjeve të propozuara. KOM thotë se kisha nuk është kundër ushtrimit të të drejtave,…
Nga 1 korriku përfundon masa për marzhet e ngrira për produktet ushqimore bazë – bukë, sheqer, vezë dhe produkte të qumështit. Me këtë lëvizje, shteti ia lë në dorë prodhuesve dhe tregtarëve që t’i përcaktojnë vetë çmimet sipas kushteve të tregut. Të gjitha të rezervuara për vlerësimet e rritjes ose rënies së çmimeve. Nëse bëni pazar në treg këtë fundjavë, raftet me bukë, oriz, vaj ulliri, makarona, qumësht dhe produkte qumështi mund t’ju presin edhe me çmime të ndryshme. Shkak për këtë është shkrirja e marzhit për produktet ushqimore bazë, e cila paraprakisht ishte shtyrë deri më 30 qershor me…
Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste dy formacionet ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti ka thënë se bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë të Kosovës dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë dhe serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës. closevolume_off “Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë të Kosovës dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë dhe serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën…
Federico Chiesa është duke shijuar pushimet, ndërkohë që rreth tij po vërtitet e gjithë merkato e Juventus. Sulmuesi 25-vjeçar duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Allegri, ndaj dhe pritet të largohet këtë verë, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2025 me bardhezinjtë. Juventus pret një ofertë të mirë për të, ndërkohë që pretendentët nuk mungojnë. Tri skuadra nga Premier League janë interesuar për sulmuesin e kombëtares italiane: Aston Villa, Liverpool e së fundi Newcastle. closevolume_off Skuadra që janë të gatshme të paguajnë edhe 7 milionë euro rrogë për sulmuesin. Newcastle, që thuajse ka siguruar…
Bullgaria duhet të demonstrojë në të gjitha nivelet e veprimtarisë së saj politike se mbron integrimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Besoj se të gjitha partitë që janë në qeverinë e koalicionit në Bullgari janë për këtë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski tha se pret që bashkëpunimi të vazhdojë në drejtim të asaj që qeveria e Kiril Petkovit e ka treguar ditët e fundit me votimin e Rezolutës në Kuvendin e Bullgarisë, duke theksuar se praktikisht ato parti tani janë pjesë e qeverisë së koalicionit në Bullgari, e cila. tani ka një kryeministër me rotacion…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në Berlin, realizoi takim me drejtorin kryesor ekzekutiv të Dojçe Telekomit, Timoteus Hotges. Në takim, në të cilin mori pjesë edhe Nikolla Ljushev, drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit Maqedonas, u diskutuan për sukseset e arritura dhe planet e ardhshme të grupit Dojçe Telekomit, i cili në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2001 është në pozitën lider në mesin e telekomunikacionit nacional përmes operatorëve Telekomi Maqedonas, i cili ka kontribut të madh në ekonominë maqedonase. Një kompani është mbi të gjitha një shtytës…
Trajneri i Romës, Hoze Murinjo, është dënuar me 10 ditë pezullim si ndëshkim për komentet që bëri për gjyqtarin Daniele Kifi. Tekniku 60-vjeçar tha se Kifi ishte arbitri më i keq që kishte takuar ndonjëherë në jetën e tij pas ndeshjes kundër Monza më 3 maj. Portugezi është gjobitur gjithashtu me 50 mijë euro. Federata italiane tha se Murinjo do të shërbejë 10 ditë skualifikim duke filluar që nga dita e parë e kamnpionatit të ardhshëm përkatës. “The Special One” kritikoi Kiffin pasi ai përjashtoi me të kuq lojtarin Mehmet Çelik, gjashtë minuta pas pushimit në fund të një…
Nëntëmbëdhjetë vjeçari H.H. (30) nga Laca e Tetovës, dje (28-qershor) në ora 13:30 në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në rrugën “Todor Cipovski-Merxhan” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personi F.F. (25) nga Tetova për shkak të keqkuptimeve të tyre në trafik. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.Pa Censurë
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje rreth megaoperacionit të ndërmarrë sot në Elbasan ku janë lëshuar 52 urdhër arreste për persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. 45 prej tyre ranë në prangat e policisë së Elbasanit ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha se 10 persona kanë qenë të dënuar në fushën e narkotikës. “Megaoperacion për lëndët narkotike dhe armë pa leje. Policia e Elbasanit godet grupin e personave për shpërndarje të lëndëve narkotike. Hetimet kanë zgjatur për tre muaj. U bë e mundur…

