Tre automjete u përplasën mes tyre ditën e djeshme në autostradën Tetovë – Gostivar, informoi KlanM. Sipas policisë, 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej të cilëve lëndime më të rënda. “Dje (28-qershor) në ora 09:40 në SPB-Tetovë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Tetovë – Gostivar, ku janë përfshirë tri automjete: “‘Volkswagen Golf’ me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar nga 26 vjeçari B.I. nga Bogovina e Tetovës, ‘Fiat Punto’ me targa të Gostivarit të drejtuar nga N.G.(41) nga Gradeci i Gostivarit dhe ‘Seat Leon’ me targa të Gostivarit të cilën…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë (29-qershor) rreth orës 01:30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 59-vjeçarin N.Sh. nga Gostivarië i cili kishte cenonuar rendin dhe qetësinë publike dhe kishte treguar sjellje agresive ndaj tyre. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Nëpunës policorë të SPB Tetovë, rreth orës 17:00, kanë ndaluar 57-vjeçarin D.K. nga Tetova, në shtëpinë e të cilit është gjetur municion. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjetën dhe iu morën: 67 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra për pushkë automatike, 10 fishekë të kalibrit 16 milimetra për pushkë gjuetie dhe 6 fishekë të tjerë të kalibreve të ndryshme”, informojnë nga MPB-ja. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përpilohet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal.
Ligji për barazinë gjinore nuk është i njëjtë me Ligjin për evidencën amë. Ligji për evidencën amë merret e trajton identitetin gjinor, respektivisht mundësinë e një personi transgjinor të jetë në gjendje të ndryshojë shenjën në numrin amë aty ku është shënohet gjinia, ndërsa Ligji për barazinë gjinore fokusohet në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Nuk humbin asgjë nga ajo që për momentin e kemi si të drejtë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Ministrja theksoi se Ligji për barazi gjinore përmirëson pozitën e gruas në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe çfarë duhet…
“Shqipëria nuk ka kaluar në një proces të tillë si në ish-Jugosllavi dhe ne kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me të në të gjitha nivelet. Shqipëria nuk ka asnjë pengesë për të nisur negociatat e anëtarësimit pas shqyrtimit të Komisionit Evropian“. Kështu iu përgjigj eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev pyetjes së gazetës “Aktualno”, nëse Shqipëria mund të jetë shembull për Maqedoninë e Veriut në marrëdhëniet me Bullgarinë, përcjell INA. I pyetur nëse është një lëvizje logjike që të bëhet ky dallim dhe t’i thuhet Evropës “Le të shkëputet Shqipëria nga paketa si kandidate nga Maqedonia e Veriut”, Kovaçev u përgjigj: “Kjo…
Nëse ka ndonjë shtet që tashmë ka harmonizuar politikën e brendshme dhe të jashtme me Bashkimin Evropian, ajo është Maqedonia e Veriut. Kësisoj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë mundësinë që shteti të heq dorë nga rruga evropiane nëse merret një vendim për nisjen e negociatave me Ukrainën, vetëm për shkaqe politike. Kovaçevski numëroi shkaqet dhe tha se Maqedonia është lider i integrimit në BE. “Nëse duhet të veçohen liderë sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, atëherë Maqedonia e Veriut sigurt është në piedestalin e asaj liste”, tha Kovaçevski.
“Para se gjithash, armatat agresive janë kërcënuese, kurse po aq edhe ato private. Këtë e shohim edhe në vende të tjera, në Afrikë, ku janë të pranishme grupet e Wagnerit me keqbërjet e tyre”. Kështu e nisi reagimin e tij, kancelari gjerman Olaf Sholc në Berlin teksa u pyet se a rrezikohen vendet tjera nga organizata si Wagner-i, raporton TV21 nga Berlini. Ai siguroi se nëse shihet një rrezik i tillë, shtetet e NATO-s do të mbrohen me çdo centimetër të saj. Siguroi se gjendja momentale nuk alarmon për një kërcënim nga një sulm nga ky grup. “Me shqetësimin më…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, mbajti konferencë për media në të cilën theksoi se bashkëpunimi në mes RMV-së dhe Gjermanisë është i shkëlqyer. Kovaçevski tha se sivjet shënohet 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat siç tha, karakterizohen nga një dialog intensiv politik dhe një dinamikë e theksuar bashkëpunimi në të gjitha fushat. “Republika Federale e Gjermanisë është partneri ynë kryesor politik dhe ekonomik dhe gjatë kësaj periudhe tre dekadash të bashkëpunimit intensiv, ne…
Sistemi për mbledhjen e përbashkët elektronike të taksës me një “etiketë” gjatë udhëtimit në këtë shtet dhe në Serbi i ka kaluar me sukses të gjitha testet, është i gatshëm për përdorim dhe është funksional, njofton Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (MPBP). Projekti u shpall në shtator 2021 si pjesë e nismës “Open Balkans”, dhe data e fillimit të aplikimit është 1 korriku i këtij viti. Do të funksionojë në atë mënyrë që në vend që të ndalojnë ose blejnë një pajisje ose kartë shtesë, shoferët nga të dy vendet do të mund të paguajnë tarifat si në Maqedoninë…
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me lagështirë. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. – Advertisements – Lidhja AutoMoto e Maqedonisë rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Nga vërshimet…
Stevçe Jakimovski, kryetari i partisë GROM dhe i komunës së Karposhit të Shkupit përmes një postimi në facebook ka komentuar rastin e Ramiz Merkos që u përfshi në “Listën e zezë” Amerikane. Ai është marrë kryesisht me akuzat dhe pyetjet që ka ngritur partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. “Ditëve të fundit VMRO-DPMNE ka drejtuar shumë pyetje në adresë të LSDM dhe BDI lidhur me rastin e Ramiz Merkos. Ja edhe unë të jap një kontribut modest në kuadër të parashtrimit të shumë pyetjeve. VMRO-DPMNE le të thotë se sa anëtarë të saj në kryesinë e lartë partiake, deputetë, kryetar…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se Gjermania konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fortë dhe të qartë për RMV-në dhe dha garanci se nuk ka kushte të reja në rrugën evropiane. “Pas rezolutës së miratuar nga Bundestagu për nxitjen e së ardhmes maqedonase në BE dhe njohjen e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dha udhëzime të qarta dhe të forta. Ky është edhe një konfirmim i politikave politike të LSDM-së”. “Tani është e nevojshme të përdoret mbështetja e fortë nga partnerët strategjikë të BE-së dhe SHBA-së, për të bërë një hap përpara në…

