Bullgaria duhet të demonstrojë në të gjitha nivelet e veprimtarisë së saj politike se mbron integrimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Besoj se të gjitha partitë që janë në qeverinë e koalicionit në Bullgari janë për këtë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski tha se pret që bashkëpunimi të vazhdojë në drejtim të asaj që qeveria e Kiril Petkovit e ka treguar ditët e fundit me votimin e Rezolutës në Kuvendin e Bullgarisë, duke theksuar se praktikisht ato parti tani janë pjesë e qeverisë së koalicionit në Bullgari, e cila. tani ka një kryeministër me rotacion prej nëntë muajsh.
“Unë besoj se bashkëpunimi duhet të vazhdojë në atë drejtim”, tha Kovaçevski.