Se kë do ta mbështes VLEN në Kërçovë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ishte ndër temat me të diskutuara ditëve të fundit, por pati edhe prononcime. Së fundmi, VLEN tha se ka kërkuar që kandidati i AKI-së të tërhiqet nga gara për të mbrojtur dinjitetin e procesit, por siç thonë, “zgjodhi të vazhdojë”. Ndërkohë, VLEN tha se “morali publik nuk negociohet” dhe se ” gjykimin duhet ta bëjnë vetë kërçovarët” “Në Kërçovë u pa fytyra e vërtetë e kastës së vjetër politike. Kur shpërtheu skandali, përgjigjja ishte e njëjtë si për 20 vite me radhë “ta kalojmë edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Trajanovski premton zhvillimin e lagjes Lisiçe, madje me një plan të ri urbanistik. Paralajmëron rinovimin e rekuizitave për fëmijë në shkollën fillore “Goce Dellçev”. Ofron zgjidhje efikase për deponitë e egra ndërsa do të vendosen edhe shporta publike për mbeturina. Premton pistë për biçikleta nga Lisiçja e Epërme deri te e Poshtmja. “Në lagjen e Lisiçes do të angazhohem për revizionin e planit urbanistik e cila me formën momentale nuk është në përputhje me jetën humane. Me fshirjen e ndërtesave shumë katëshe të cilat prishin ekuilibrin dhe kapacitetin infrastrukturor të…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e së Majtës, Amar Mecinoviq kërkon nga të gjithë kryetarët e komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit të angazhohen dhe të bashkëpunojnë për sanimin e gjendjes me Higjienën Komunale dhe me mbeturinat nëpër qytet. Situata është alarmante thotë Mecinoviq prandaj nevojitet mobilizim mbi partiak. Ofron zgjidhje sistematike për menaxhimin e mbeturinave. “Ka mundësi në Qytetin e Shkupit të sillet teknologji për përpunimin e mbeturinave komunale në një përzierje e cila më pas do të shërbejë për nxjerrjen e derivateve të naftës. Çfarë do të thotë kjo? Për shembull për Vardarishten…
Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, me të marrë vendimet e Komisionit, rrjedh afati ligjor prej 24 orësh që palët e pakënaqura nga këto vendime të kërkojnë të drejtën e tyre në shkallë të dytë përmes padive në Gjykatën Administrative. Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, theksoi se të gjitha ankesat janë shqyrtuar brenda afatit ligjor, dhe presin nëse ndonjë nga ankuesit do të fitojnë të drejtën për të shqyrtuar rivotimin në ndonjërën nga 11 komunat. “Do të jenë të përgatitura vendimet…
Punonjësit e ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” edhe sot kërkuan pagat e prapambetura në rrugë, duke bllokuar bulevardin e Ilindenit nga ora 8:30 deri në 10:30. Punonjësit e dy ndërmarrjeve paralajmëruan se nga e hëna përsëri do të jenë në rrugë nëse nuk marrin pagat e vonuara. Nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, deri tani nuk ka ndonjë reagim se kur do të shlyhet borxhi ndaj këtyre punonjësve. “Sot u bllokua bulevardi i Ilindenit, do të vazhdojmë edhe më tej deri në plotësimin e kërkesave. 3:50 – Kërkesat tona janë që të behët pagesa e…
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës së Aerodromit Dejan Miteski, kërkoi mbështetje për më 2 nëntor që të konfirmojë siç tha fitoren e tij, sepse në rrethin e parë mori 49% të votave. Në tubimin e VMRO-DPMNE-së në komunën e Aerodromit, Miteski falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë në rrethin e parë. VMRO-DPMNE përpos në Aerodrom tubim mbajti edhe në Çuçer Sandevë. “Si kryetar komune në katër vitet e kaluara në nivel të këtij mandati u përpoqëm të bëjmë gjithçka që ishte në fuqinë tonë, të përmirësojmë jetën në Aerodrom ndërsa në katër vitet e ardhshme me mbështetje të…
Më 22 tetor 2025, kompania M-NAV AD Shkup, përmes përfaqësuesit të saj ligjor, avokatit Goran Nikolovski, mbajti një konferencë për shtyp, ku u paraqitën qëndrimet zyrtare dhe argumentet ligjore të kompanisë në lidhje me grevën e paralajmëruar nga SSKL – Dega e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Komunikacion, e planifikuar për datën 20 tetor 2025, por e ndaluar si e paligjshme nga Gjykata Themelore Civile e Shkupit informon Tetovasot. Pas kësaj konference, reagoi edhe z. Aleksandar Tasevski, kryetar i SSKL – Degës së Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Komunikacion, i cili në një konferencë të veçantë për shtyp…
Nën ndikimin e një mase ajrore dhe të jostabile, të dielën fillimisht në pjesët perëndimore, dhe gjatë natës dhe mëngjesin e të hënës, do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme, me kushte për paraqitjen e bubullimave, njoftoi DPHM-ja. Procese më intensive në formën e stuhive me shira më të rrëmbyeshëm (mbi 30 l/m²) dhe erë të fortë, priten gjatë natës, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Nga e marta, temperaturat do të fillojnë të bien. Në Shkup, të dielën pasdite, veçanërisht gjatë natës dhe të hënën paradite do…
“Pas një periudhe të gjatë kur nuk ishim në gjendje të përfshijmë vende të reja në familjen tonë evropiane, është koha të shfrytëzojmë mundësinë dhe të zgjerojmë Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian”, tha eurodeputeti austriak Reinhold Lopatka në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR). Ai theksoi se është pozitive ajo që po ndodh në Mal të Zi, në Shqipëri dhe gjithashtu në BE është pozitive, tha Lopatka, i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE). Sipas tij, kur flitet për zgjerimin, progresi duhet të mirëpritet, por në të njëjtën kohë nuk duhet të…
Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup zbatoi aktivitete për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga kontejnerët e vendosur në bulevardin Goce Dellçev deri në hotelin VIP, bulevardin Aradhat Partizane, bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, rrugët Dame Gruev dhe Xhon Kenedi, si dhe në disa lokacione në komunën Aerodrom të Shkupit. Në kuadër të aktiviteteve të djeshme u ngritën gjithsej 350 ton mbetje komunale, njoftojnë nga NP Higjiena Komunale. “Dëshirojmë të informojmë publikun se deri më tani nuk kemi marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit se ku e hedhin mbetjen nga aktivitetet…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas paqartësive rreth censusit zgjedhor në Gostivar dhe shpalljes së rezultatit për kryetarin e komunës, duke akuzuar se po luhet me vullnetin e votuesve dhe sipas tij, 100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë do zgjidhet kryetar i Gostivarit. Më poshtë postimi i tij i plotë: “Me kryetarin e Komunës së Gostivarit, mikun tim dhe djalin e mrekullueshëm Valbon Limani, po bëhet një lojë qesharake. Megjithëse Valboni fitoi me një shumicë të padiskutueshme filluan të luajnë me censusin. Një orë i thonin “u kalua censusi” e…
Më datë 23.10.2025 në orën 14:40, 14:45 dhe 15:23, në rrugën Gostivar-Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat J.L.(35) nga f.Zhelinë, H.L.(58) nga f.Raven, Gostivar dhe V.B.(44) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se J.L. ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës me shpejtësi 162 kilometra në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë, H.L. ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi 174 kilometra në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar…

