Author: Hamdi Kumanova

Gjatë takimit me banorët e Koroshishtës, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti vuri në dukje rëndësinë e kandidaturës së pavarur të Mendi Qyrës për Komunën e Strugës. Sipas tij, Mendi Qyra është zgjedhja e duhur, jo sepse kërkon përfitime personale, por sepse dëshiron të japë përvojën dhe energjinë e tij për zhvillimin e qytetit. “Struga ka nevojë për udhëheqës që fokusohen tek zgjidhjet konkrete, jo tek agjendat partiake apo premtimet boshe. Mendi Qyra vjen për të dhënë kontributin e tij real për qytetarët,” theksoi Mexhiti. Nga ana e tjetër, Mendi Qyra falënderoi banorët e Koroshishtes për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh i…

Lexo më Shumë

Një shtetas serb është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, që siç bëri të ditur policia, po kërkohej nga Interpoli i Serbisë. M.N u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme. “Më 24.10.2025 në orën 14:12 në Vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.N. (45) nga Republika e Serbisë, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve është vërtetuar se ai kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Serbisë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Më 24 tetor 2025, në disa lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria tre persona: S.G. (41) nga Shkupi, ZH.K. (38) nga Prilepi dhe D.D. (28) nga fshati Gallatë i rajonit të Gostivarit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë të bardhë kokrrizore, substancë pluhuri të bardhë, marihuanë dhe tableta të dyshuara narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ngrihen paraqitjet përkatëse në përputhje me ligjin.TS

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (OVR Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë. Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre. Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale. “Siguria dhe sundimi i ligjit…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi ka shkruar se Isen Shabani ka fituar në zgjedhjet lokale në Vrapçisht duke fituar 88.13% të votave. Sipas Taravarit shumica garuan me konkurentë lokal, kandidatët e AKI-t kishin kundra shtetin dhe jashtë parashikimeve të tyre ne po fitojmë! Shihemi në raundin e dytë në Vrapçisht ku nuk ka më census, dhe Isen Shabani do të mund më në fund të festojë fitoren e tij që ky pushtet nuk po ia pranon dot!, përcjellë Top24 Isen Shabani ka fituar në Vrapçisht 88.13% të votave. Kjo fitore e bën kryetarin me përqindjen më të…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i dyshuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2025, rreth orës 16:30, kur nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari N.J. (65) e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 63-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtrimi përkatës penal.

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij dhe vëllai i saj. Sipas njoftimit të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e shtëpisë ku viktima dhe ish-bashkëshortja jetojnë të ndarë. Policia ka konfirmuar se personat e përfshirë janë S.K. dhe I.S. nga Gostivari, ndërsa po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Momente dramatike kanë ndodhur më 21 tetor rreth orës 19:00 në një shtëpi familjare në zonën Glina, në Kroaci, pas së cilës është arrestuar një burrë 58-vjeçar, i cili kishte 0.34 promilë alkool në gjak. Pas hetimeve në vendngjarje dhe përfundimit të hetimit penal, ai është akuzuar për katër vepra penale – tentim vrasjeje të rëndë, rrezikim të jetës dhe pasurisë, dhunë në familje, si dhe kërcënim për zjarrvënie të shtëpisë dy ditë më parë. Hetimet zbuluan se 58-vjeçari kishte djegur karburant në një nga dhomat e shtëpisë, ku në atë moment ndodheshin bashkëshortja dhe djali i tij. Në zjarrin…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, mbrëmë ishte mysafir në emisionin Triling në televizionin 24. Gjorgjievski theksoi se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Sipas tij, me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. “Na duhet vetëm një organizim i mirë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj publikimeve mediatike për gjoja ndërtimin e një godine banimi në parkingun pranë Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, duke theksuar se brenda Qendrës Klinike “Nëna Terezë” nuk po ndërtohen dhe as nuk planifikohen ndërtesa banimi informon Tetovasot. Sipas njoftimit, të gjitha ndërhyrjet ndërtimore që po realizohen në këtë zonë kanë të bëjnë vetëm me zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe me funksionimin e institucioneve publike në kuadër të qendrës. “Sigurojmë opinionin se puna e Klinikës po zhvillohet normalisht dhe qasja për pacientët është plotësisht e garantuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë. Institucioni sqaron…

Lexo më Shumë

Në gusht të vitit 2025, Maqedonia e Veriut prodhoi 381,301 MWh energji elektrike, ku 15% e saj erdhi nga burime të ripërtëritshme si panelet solare dhe turbinat e erës. Konsumi i gazit natyror ra me 40.1%, ndërsa ai i produkteve të naftës me 7.5%. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi i energjisë elektrike u mbështet kryesisht në burime tradicionale, por burimet e ripërtëritshme po rriten gradualisht: Termocentralet: 40.2% e prodhimit total Centralet e kombinuara: 22.9% Hidrocentralet: 20.8% Panelet solare: 9.8% Turbinat e erës: 5.2% Kjo tregon një përpjekje të vazhdueshme për diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e pjesëmarrjes së…

Lexo më Shumë

Gjorgji Galetanovski ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LSDM në Qytetin e Shkupit. Dorëheqja është e parevokueshme dhe është bërë për arsye morale dhe personale. Ajo vjen pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM pësoi disfatë dhe fitoi vetëm 5 këshilltarë në Qytetin e Shkupit. TV 24 u përpoq të merrte një deklaratë nga Galetanovski, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve të tyre. Zyrtarisht, nga partia e Venko Filipçes vetëm kanë konfirmuar se dorëheqja është dorëzuar në selinë e partisë. “Dorëheqja është dorëzuar për arsye personale dhe morale dhe është dërguar në…

Lexo më Shumë