Author: Hamdi Kumanova

Një 75-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka rënë pre e një mashtrimi financiar, duke humbur një shumë prej 2.000 eurosh. Rasti është denoncuar zyrtarisht në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, dje më datë 02.03.2026, rreth orës 15:10. Sipas raportimit të policisë, viktima kishte rënë dakord me një person nga Tetova gjatë muajit tetor të vitit 2025 për punimin e dyerve të dhomave. Si garanci për kryerjen e punës, 75-vjeçari i kishte dorëzuar personit në fjalë shumën prej 2.000 eurosh në formë kapari. Megjithatë, shërbimi i premtuar nuk u realizua asnjëherë. Kur denoncuesi e ka kontaktuar për…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tetovën, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i një banese në Rrugën Industriale shkruan Pa Cemsurë. ​Sipas informacioneve të para, fëmija ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe lëndimet kanë qenë fatale, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen. ​Policia dhe prokuroria ndodhen në terren për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota se si ka ndodhur kjo aksident fatal që ka tronditur mbarë opinionin publik.…

Lexo më Shumë

Sot komuna e Tetovës shënon 3 Marsin ditën e komunës. Në kuadër të kësaj dite janë paraparë shumë organizime nga ana e komunës së Tetovës ku përveç seancës solemne do të ketë edhe manifestim ku do të ndahen mirënjohje për personalitete të ndryshme, shkruan Top24 “Sot është 3 marsi – Dita e komunës së Tetovës, ditë që shënon edhe fillimin e erës demokratike në Tetovë. Në vitin 1992 u themelua këshilli i parë shumë partiak në Tetovë, duke shënuar kështu edhe fillimin e demokracisë institucionale në Tetovë. Për herë të parë në vitin 1992 u ulën këshilltarët të cilët ishin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se, sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit SHBA/Izrael-Iran, deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi. Nga ta, 19 persona janë regjistruar nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarë janë drejtuar në përfaqësitë në Abu Dabi. Në këtë numër përfshihen edhe 18 persona nga Kuvajti dhe 12 persona nga Bahreini, njofton MPJ. Sipas informacionit të marrë nga autoritetet kompetente, ende nuk rekomandohet evakuimi rrugës tokësore…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe do të vijohet me dëshmitarin e dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i koduar si dëshmitari 08. Ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe të tjerëve kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme kundërpyetjet për dëshmitarin, i cili u bë e ditur se është pjesë e stafit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Diabetes Ова ќе ве спаси од дијабетес! × Dëshmia e tij ka…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit thonë se një person po mbahet në Polici, pas rastit tragjik gjatë ditës së djeshme në Karposh, kur pas rënies nga një ndërtesë e lartë humbën jetën një nënë dhe një fëmijë, përcjell TV21. Sipas hetuesisë, nëna dhe vajza kishin qenë vetëm në banesë. “Një person është mbajtur në stacion policor dhe, sipas urdhrit të prokurorit, po ndërmerren veprime për hetimin e mundshme të përgjegjësisë penale. Është siguruar urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontroll i detajuar i banesës, e cila menjëherë pas inspektimit është vulosur dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën Gjevgjeli-Pika Kufitare “Bogorodicë”, policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i cili është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë. Më 02.03.2026, rreth orës 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli – Pika Kufitare Bogorodicë, zyrtarët policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gjevgjeli e privuan nga liria F.S. (46) nga Republika e Turqisë. Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Dacia” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga i dyshuari”. “Në automjet u gjetën pesë persona emigrantë, prej të cilëve katër nga Afganistani dhe një nga Turqia. Personi është ndaluar…

Lexo më Shumë

Ndërprerje afatshkurtra dhe presion të ulur të ujit sot dhe deri më 6 mars ndërmjet orës 8 dhe 13 do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Bojanë, në Komunën Saraj. Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerjet afatshkurtra të furnizimit me ujë do të jenë për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të rezervuarit Bojanë.

Lexo më Shumë

I ftuar në Click Plus, profesori universitar, Bujamin Bela tha se nevoja reforma në arsim është e pashmangshme dhe duhet të intervenohet. E për Ligji për Arsim të Lartë, Bela tha se është i vonuar, por shtoi se nuk duhet shkuar nga një ekstrem në tjetrin por të jetë gjithëpërfshirës. Bela tha se nuk janë kundër ligjit, por ligji duhet të marrë parasysh kërkesat dhe vërejtjen e të gjithëve.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19 066 kundërvajtje në komunikacion. Këto raste janë regjistruar nga projekti “Qyteti i Sigurt”. Muajin e kaluar ka pasur mesatarisht 706 kundërvajtje në ditë, ndërsa këtë muaj 680, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën nga 01.02.2026 deri më 28.02.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Më së shumti kundërvajtje janë për tejkalim të shpejtësisë, ashtu që ky lloj i dënimeve ka arritur deri…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. “Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rutte, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”. “SPB…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga…

Lexo më Shumë