Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Ai para disa ditësh u zyrtarizua në këtë pozitë nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Emërimi i Aliut në këtë pozitë ka ngjallur reagime në Shqipëri. Njëri nga ata që e ka kundërshtuar këtë emrim është Fatmir Merkoçi. Ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova tha se e mban të njëjtin qëndrim. “Çka është ky Liburn? Shkopi magjik që do ta rregullojë Portin e Durrësit. Ai s’ka të bëjë…
Author: Hamdi Kumanova
Real Madrid po përballet me një moment vendimtar për të ardhmen e Vinícius Júnior. Sulmuesi brazilian, i cili ka kontratë deri në qershor 2027, ka treguar pakënaqësi në disa momente dhe pas Clásicos së fundit, janë shtuar zërat për një largim nga “Bernabeu”. Burime nga mediat sportive europiane bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City po monitorojnë nga afër situatën, duke u munduar të bëjnë ndonjë lëvizje nëse Real Madrid vendos ta shesë brazilianin. PSG e sheh si një mundësi për të zëvendësuar humbjen e Mbappé, ndërsa klubet angleze…
Në prag të votimit të së dielës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, morën pjesë në një tubim me qytetarët e Studeniçanit, informon PressOnline.al Dy liderët konfirmuan mbështetjen e plotë të koalicionit VLEN për kandidatin e pavarur Azem Sadiki, duke theksuar se bëhet fjalë për një bashkim vlerash, vizioni dhe përgjegjësie për zhvillimin e komunës. “Ky është një bashkim i vlerave, i vizionit dhe i përgjegjësisë për ta çuar përpara zhvillimin e…
Gjatë natës së 28/29 tetorit 2025, policia e Shkupit kreu një operacion të koordinuar në disa lokacione në qytet, gjatë të cilit u arrestuan tre persona – B.U. (43), F.M. (46) dhe H.I. (19), të gjithë nga Shkupi, shkruan “Direkten.mk”. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, tek të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë. Policia nuk zbulon detaje rreth sasisë dhe qëllimit të drogës për momentin, por konfirmon se sendet janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të treve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. …
Tentimet për të krijuar situatë në Strugë, ku realisht nuk ka dhe as mund të ketë, janë dëshpëruese dhe asociojnë me koalicionin që me meritë mban emrin treshja në agoni Ahmeti, Taravari dhe Sela. Çdo përpjekje për ta lidhur koalicionin VLEN apo kandidatin që përkrahim, Mendi Qyrën, me çfarëdo tensioni të stisur, është e pavërtetë dhe jashtë çdo logjike politike. Pse do të duhej të krijonte tensione koalicioni apo kandidati që është favorit për të fituar zgjedhjet e 2 nëntorit? Logjika politike është e thjeshtë, ai që është në dëshpërim, tenton të krijojë situata të paqena për të paraqitur…
Të dielën, më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nuk do të votohet në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, pasi në raundin e parë të votimit, më 19 tetor, nuk u arrit censusi minimal. Në këto katër komuna do të nisë një procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës, brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025, në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna në raundin e parë nuk dolën në votime më shumë…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbrëmë mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në nder të mysafirëve në Forumin e Paqes në Paris, përcjell TV21. “Mbrëmë mora pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në nder të mysafirëve të lartë të Forumit të Paqes në Paris. Në një atmosferë të këndshme zhvilluam biseda të fokusuara në fuqizimin e paqes globale. Vetëm përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund të krijojmë kushte për përparim dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, shkroi presidentja në profilin e saj në Facebook. Presidentja Siljanovska-Davkova…
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njofton se Komisioneri Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri ka vendosur të pezullojë për jetë lojtarët Orhan Demiri dhe Erdin Arifi nga KF Besa Sllupçane. Vendimi vjen pas një sulmi fizik dhe një përpjekjeje për të linçuar një lojtar kundërshtar në ndeshjen KF Besa Sllupçane – KF Aerodrom, e luajtur në kuadër të raundit të 8-të të Ligës së Tretë – Veri, transmeton FaktiDitor.info Për pasojë, fusha e FK Besa Sllupçane është pezulluar për 10 ndeshje, ndërsa klubi është i detyruar të paguajë një gjobë, sipas rregullores disiplinore. “Federata e Futbollit të…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen solemne me rastiun e 102 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. “Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë, Sh.T. Fatih Ulusoy, kisha nderin të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Në këtë rast, përcolla urimet më të sinqerta për shtetin mik të Turqisë dhe theksova rëndësinë e marrëdhënieve diplomatike e miqësore, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy vendeve tona”, ka shkruar Gashi.
Në vitin 2024, 65.5% e kërkesës totale për energji në vend u sigurua nga importet, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Kërkesa totale për energji në vitin 2024 ishte 2,541,849 ton ekuivalent nafte (toe). Në strukturën e këtij konsumi, pjesën më të madhe e mbanin produktet e naftës me 44.7% dhe lëndët djegëse të ngurta me 24.9%. Në vitin 2024, prodhimi bruto primar ishte 842,142 toe, që është rënie prej 10.6% krahasuar me vitin 2023. Rënia më e madhe u regjistrua te linjiti, me rënie prej 20.9% dhe hidroenergjia me 15.8%, ndërsa rritja më e rëndësishme…
Me datë 29.10.2025, në orën 15:15, në f. Reçan, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria N.S. (22) nga f. Reçan, rrethina e Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”, e ndëshkueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal. “Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, ishte bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të N.S., me ç’rast ai ka denoncuar se në njërën prej hapësirave ndihmëse ka një pushkë gjuetie dhe 12…
Në një mbrëmje të veçantë, Izet Mexhiti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, në nder të 102-vjetorit të themelimit të shtetit turk. Në këtë ngjarje festive, Mexhiti shprehu mirënjohje të përzemërt për mikëpritjen e ngrohtë dhe përfshirjen në këtë përvjetor të rëndësishëm të shtetit mik turk. Ai falënderoi ambasadorin, z. Fatih Ulusoy, për ftesën e ngrohtë dhe për mundësinë e takimëve të vlefshme që forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Në këtë ditë të veçantë, Mexhiti dërgoi urime për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe mirëqenie për popullin…

