Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Author: Hamdi Kumanova
Nga Prokuroria Themelore e Tetovës thonë gjykata në Tetovë ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për një një 49-vjeçari nga Tetova, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Kërcënim i sigurisë”. Nga Prokuroria thonë se me postimin e tij në rrjete sociale, i cili kishte përmbajtje fyese, nënçmuese dhe kërcënuese, ka shkaktuar ndjenjë shqetësimi dhe frike tek një grua. “I dyshuari, më 28 tetor, nga një profil në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video dhe tekst në gjuhën shqipe, në të cilat ka kërcënuar hapur me vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale…
Ushtria dhe sistemi shëndetësor holandez po përgatiten për një skenar të mundshëm lufte, me plane për të përballuar një fluks të papritur të të plagosurve nga zonat e konfliktit, përfshirë trupat aleate që kalojnë nëpër vend. Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar se një luftë e mundshme midis Rusisë dhe NATO-s mund të çojë në një “fluks masiv të njerëzve të plagosur dhe të sëmurë nga zona e konfliktit”, raporton NL Times. Prandaj, ministria e linjës bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë dhe organizatat e kujdesit shëndetësor, përfshirë Shoqatën e Spitaleve Holandeze (NVZ). “Ne po përgatitemi plotësisht në mënyrë…
Fushata dyjavore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen të dielën, më 2 nëntor, përfundon sot. Në mesnatë fillon heshtja dhe zgjat deri të dielën, në orën 19:00. Në raundin e dytë, zgjedhjet për kryetarë komunash do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, dhe do të ketë rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë. Të shtunën, në komunat ku do të ketë një raund të dytë për kryetarë komune, të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak,…
Me datë 30.10.2025, rreth orës 20:35, nëpunës policorë nga SPB Shkup, sipas informacioneve operative të siguruara paraprakisht, ndaluan një automjet “Reno Megan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi. Gjatë ushtrimit të kontrollit në automjet janë gjetur 100 fishekë. R.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj. I njëjti dyshohet për vjedhje të rëndë. Policia njofton se informatën e kanë marrë mbrëmë rreth orës 22:00. Rasti ka ndodhur “Mustafë Xhigolli”. “Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë. Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është privuar nga liria shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçe nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, përcjell TV21. Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura. “Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet pasagjerësh “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës…
Në pikën kufitare Tabanoc, doganierët kanë zbuluar 129,7 kilogramë marihuanë të fshehur në frigoriferin e një kamioni me targa sllovene. I dyshuari është një 43-vjeçar shtetas i Serbisë, i cili ka tentuar ta fusë drogën në vend, kanë konfirmuar nga Prokuroria e Kumanovës. Sipas informacioneve fillestare, droga ishte e shpërndarë në 14 çanta të mëdha, të fshehura me kujdes në gjysmërimorkion e kamionit. Mjeti ishte në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia. Gjatë kontrollit të rregullt në kufi, doganierët kanë vërejtur parregullsi në pjesën e ngarkesës dhe menjëherë kanë thirrur ekipet policore. “Prokuroria ka hapur menjëherë hetim…
Vazhdon agonia për mbijetesën e Liqenit të Prespës. Uji vazhdon të tërhiqet në mënyrë dramatike, por dëshmi të reja nga ekspertët tregojnë se edhe brenda vetë liqenit situata është më shumë se alarmante. Ndotja është aq e lartë, saqë dukshmëria në ujë është vetëm dy metra. Kjo paraqet një vështirësi shtesë për jetën ujore. Zhytësit tregojnë se prej kohësh nuk kanë pasur sfidë më të vështirë – thonë se fundi i liqenit mund të shihet vetëm kur e prekin. Hidrobiologët bëjnë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për shpëtimin e liqenit. Një…
Imami kosovar Labinot Maliqi ka reaguar mbi vendimin e djeshëm të Gjykatë Supreme për bartjen e shamisë në shkolla. Ai tha se vendimi i djeshëm i kësaj gjykate që e konfirmon kompetencën e MAShTI-t për të përcaktuar rregulla mbi uniformën shkollore është formalisht i vlefshëm, por sipas tij, “në thelb mbetet i diskutueshëm në raport me të drejtat themelore të njeriut dhe parimin e barazisë”. Maliqi, që është drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe në një shkrim në Facebook thotë më tutje se MASHTI ka autoritet ligjor për të përcaktuar rregulla që lidhen me uniformën shkollore, pra me…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka hapur takimin e dytë të Grupit Punues për Kosovën, orgamizim nga Komiteti Evropian i Rajoneve. Rama e ka quajtur këtë, moment të rëndësishëm. “Ky është një moment i rëndësishëm për të treguar se e ardhmja evropiane e Kosovës fillon nga qytetet, nga mënyra si edukojmë, ndërtojmë dhe bashkëqeverisim”, ka shkruar ai. Rama theksoi se bashkë me partnerët evropian, po ndërtohet një Prishtinë moderne. “Së bashku me partnerët evropianë po ndërtojmë një qytet që ofron arsim modern, qasje digjitale, energji të gjelbër dhe infrastrukturë të qëndrueshme, themelet e një kryeqyteti evropian…
Mbetën pa trajner pas humbjes ndaj Shqipërisë, Serbia surprizon me zgjedhjen e teknikut të ri Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë. Federata ka njoftuar sot vendimin, për teknikun 48-vjeçar. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radaujko, ka konfirmuar emërimin e Paunoviç. Vendimi është surprizues, pasi më parë ishte konfirmuar vetëm …

