Author: Hamdi Kumanova

Nga koalicioni VLEN thonë se në zgjedhjet lokale qytetarët folën qartë dhe se rezultatet nuk janë një rastësi, por janë refuzim i hapur i politikës së vjetër. “Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime. Qytetarët folën qartë se koha e manipulantëve ka mbaruar. Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet…

Lexo më Shumë

Më 31.10.2025, oficerët e policisë kriminale pranë SPB Ohër kanë arrestuar G.M. (48) nga fshati Podmolje, komuna e Ohrit Gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në një ish-objekt hotelierik në fshatin Mešeishtë, komuna e Debërcës, që përdorej nga i dyshuari G.M., janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 1,357 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 488 bimë kanabisi, një kuti me plumba kalibri 7.62 mm, dy revole të vjetra, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike, një mbajtëse trombloni, një trup dhe një kapsulë ndezëse granate dore, si dhe pako me substancë të zezë ngjitur, qese me substancë…

Lexo më Shumë

Lewis Hamilton u largua i zhgënjyer nga Çmimi i Madh i Meksikës Britaniku kishte përpara ndoshta mundësinë më të mirë për të siguruar podiumin e parë të sezonit me Ferrarin, ose edhe diçka më shumë, por asgjë nuk shkoi sipas planit. Impulsi i Vershtapenit, një mbrojtje e paqëndrueshme dhe më pas ndëshkimi, i shuan çdo shpresë dhe tani numri i garave pa podium ka arritur në 19. Pas penalizimit prej 10 sekondash që i shkatërroi çdo shans, piloti nuk i fshehu nervat: “Jam shumë i zhgënjyer me FIA-n”, tha ai. Asnjë podium dhe vetëm disa suksese në garat e shkurtra,…

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Kiev shqiptoi masën e arrestit shtëpiak për 60 ditë ndaj ish-kryetarit të Odesës, Hennadiy Trukhanov, i akuzuar për neglizhencë zyrtare, disa javë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia hoqi shtetësinë ukrainase. Gjykata e Qarkut Peçersk në Kiev e vendosi këtë masë më 31 tetor, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi Trukhanov dyshohet për keqmenaxhim gjatë përmbytjeve në Odesë, kur vdiqën disa persona. Ish-deputet i Parlamentit të Ukrainës dhe kryetar i qytetit në Detin e Zi që nga viti 2014, Trukhanov ishte njoftuar disa ditë më parë se dyshohej për moskryerje siç duhet të detyrave zyrtare. Duke folur…

Lexo më Shumë

NJPB Kavadarci ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadarci kundër V.T. (47) dhe M.T. (52), të dyja nga Kavadari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik” sipas nenit 251 dhe “Keqpërdorim i të dhënave personale” sipas nenit 149 të Kodit Penal. V.T., e punësuar si mësuese në një shkollë në Kavadar, më 04.09.2025, në një nga klasat, ka gjetur të hapur në kompjuterin zyrtar (laptopin e shkollës) profilin privat në rrjetet sociale të një kolegeje dhe në mënyrë të paautorizuar ka fotografuar biseda private, me qëllim…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup. “Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Lexo më Shumë

Drejtoria Kryesore e Inteligjencës ukrainase (HUR) ka kryer një operacion special në zemër të Rusisë dhe ka shkatërruar tubacionin ujor të naftës “Koltsovoyj” pranë Moskës. Sipas raportimeve të medias ukrainase United24, bëhet fjalë për një rrjet të gjatë 400 kilometra që furnizonte forcat ruse me benzinë, dizel dhe karburant aviacioni. Sot, shërbimi ukrainas i inteligjencës ushtarake konfirmoi se të tre linjat e tubacionit u shkatërruan mbrëmë në shpërthime të njëkohshme, ndërsa sulmi u krye në rajonin Ramensky të rajonit të Moskës, duke bërë që i gjithë sistemi të bëhet jooperativ. HUR-u ka raportuar se operacioni ka qenë i suksesshëm…

Lexo më Shumë

Pas barazimeve me Pisa dhe Atalanta, kuqezinjtë do të përballen me Romën kryesuese, me synimin për t’u rikthyer te fitoret. Allegri tha në konferencë për shtyp: “Duhet të rikuperojmë energjitë, sepse luajnë më shumë ose më pak të njëjtët lojtarë. Roma po bën shumë mirë; Gasperini i ka dhënë identitet karakterial dhe taktikal. Leao? Është mirë, stërvitet normalisht. Tomori dhe Gimenez janë në vlerësim, Estupinan është rikuperuar, Jashari do të jetë në stol. Pulisic mund të jetë para Parmës gati, Rabiot është shumë e vështirë”. Për Nkunku: “Mund të jetë titullar, ka teknikë të madhe. Na duhet lojë ekipore, duke…

Lexo më Shumë

Aventurës së David Alabës te Reali i Madridit duket se po i vjen fundi. Mbrojtësi austriak ka me Los Blancos një kontratë deri në vitin 2026 dhe për momentin nuk ka asnjë kontakt mes përfaqësuesve të futbollistit dhe klubit madrilèn për të diskutuar për rinovimin e saj. Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, ka shumë mundësi që David Alaba të largohet nga kryeqyteti spanjoll me parametra zero, kështu që ai që në janar mund të nisë kërkimet për ndonjë skuadër tjetër për të vijuar karrierën e tij si futbollist. David Alaba u transerua te Reali…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte, një xhami në Ferizaj, janë vjedhur 15 palë këpucë, zmadhues i zërit, disa dokumente dhe sistemi i pompave termike. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, derisa hetimet po vazhdojnë ende, transmeton Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur nga xhamia kanë vjedhur zmadhuese të zërit, 15 palë këpucë, disa dokumente dhe sistemin e pompave termike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 31.10.2025, rreth orës 06:35, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë arrestuar G.M. (53) nga fshati Vollkovijë. Në hyrje të fshatit Radiovcë, në rajonin e Tetovës, ai me automjetin “Citroën” me targa të Tetovës, që e drejtonte vetë, ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku testi ka treguar 1.56 promilë alkool në gjak.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njofton qytetarët se më 1 dhe 2 nëntor 2025 (e shtunë dhe e diel), me rastin e festës fetare të “Ditës së të Gjithë Shpirtrave”, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të zbatojë masa për regjim të veçantë trafiku, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të qetë dhe të sigurt të automjeteve. Sipas njoftimit, do të vendoset një drejtim i vetëm i lëvizjes së automjeteve drejt varrezave të qytetit në Butel. Lëvizja do të zhvillohet sipas itinerarit vijues: Automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Aleksandar…

Lexo më Shumë