Author: Hamdi Kumanova

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 2 nëntor në 33 komuna, janë evidentuar gjithsej 19.287 fletëvotime të pavlefshme për kryetarë komunash, që përbën rreth 5.6% të të gjitha fletëvotimeve të përdorura. Sipas të dhënave, nga gjithsej 345.525 votues që morën pjesë në votim, 19.287 fletëvotime u regjistruan si të pavlefshme. Në Qytetin e Shkupit, nga 167.575 fletëvotime, 10.528 fletëvotime rezultuan të pavlefshme, që përbën 6.3% të totalit. Kjo do të thotë se pothuajse çdo fletëvotim i gjashtëmbëdhjetë në Shkup ishte i pavlefshëm. Dalja në votime në Shkup në raundin e dytë ishte 35.33%, ndërsa në nivel…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 01.10.2025-31.10.2025 si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16,801 urdhërpagesa të dhëna, 4,821 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga MPB-ja. Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal 121 persona, nga të cilët 94 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, katër për ngasje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose prekursorëve, 15 për ngasje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u deklarua sot për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai pranoi rezultatin, duke thënë se përzgjedhja e disa kandidatëve është dashur  të mendohej më mirë në disa komuna, transmeton Portalb.mk. “Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të Gjithëve! Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën. Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan!”, shkroi Taravari. Taravari shton se si koalicion kanë më shumë vota popullore por jo…

Lexo më Shumë

Një nga të dhënat më të pazakonta nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale që u mbajt dje vjen nga Komuna e Sarajt në Shkup, përcjell TV21. Sipas raportimeve, në vendvotimin 2444, në Shkollën Fillore të fshatit Raoviq, është regjistruar një bojkotim absolut, respektivisht nuk ka votuar askush, marrë parasysh se Sarai dje ka votuar për zgjedhje të kryetarit në Qytetin e Shkupit. Nga gjithsej 214 votues të regjistruar në listën zgjedhore të këtij vendvotimi, asnjë qytetar nuk e ushtruar të drejtën e tij të votës Jehona e votuesve në komunën e Sarajit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën “Bllagoja Toska”, ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. “Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit…

Lexo më Shumë

Kostadin Acevski, kryetar i organizatës komunale të Gjorce Petrov dhe kandidat për kryetar të komunës, ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i tij për shkak të, siç thotë ai, rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale. Ai beson se është e drejtë që edhe kryetari Venko Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqjen. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar. Ai shton se LSDM është një ide shumë e madhe për të mbetur e panjohur.

Lexo më Shumë

Një punonjës hekurudhor në Britani po lufton për jetën pasi u përpoq të ndalonte një sulmues me thikë në trenin e shpejtë Doncaster–Londër të kompanisë LNER. Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma, kur pasagjerët raportuan një sulm me thikë brenda trenit, i cili u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire. Policia arrestoi një 32-vjeçar nga Peterborough, i dyshuar për tentativë vrasjeje. Një tjetër person u lirua pa akuza. Nga sulmi u plagosën 11 persona, ndërsa pesë prej tyre janë tashmë jashtë rrezikut. Autoritetet vlerësuan si “heroike” ndërhyrjen e punonjësit të trenit që shpëtoi shumë pasagjerë. Shoferi i…

Lexo më Shumë

Donald Trump e ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-ve me Venezuelën, por sugjeroi se ditët e Nicolás Maduro si president i vendit janë të numëruara. I pyetur nëse SHBA-të do të shkonin në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan tha në emisionin 60 Minutes të CBS: “Dyshoj. Nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”. Komentet e tij vijnë ndërsa SHBA-të vazhdojnë të nisin sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe. Administrata Trump thotë se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në SHBA. Trump hodhi poshtë sugjerimet se veprimi…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale ka reaguar edhe këngëtari Shkodran Tolaj me një mesazh të fortë në rrjete sociale, duke thënë se ai dhe ekipi i tij janë “tradhtuar”. “U tradhtuam! Urime palës tjetër. Kokën lart — lufta vazhdon!”, shkroi Tolaj, duke lënë të kuptohet se megjithë zhgënjimin, ai nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja politike.

Lexo më Shumë

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, në një status në rrjetet sociale, ka shkruar se fitoren e zgjedhjeve lokale ia dedikon shokëve të tij të idealit që nuk jetojnë më. Azizi në statusin e tij emocional nuk përmed emrat e shokëve, por nga ajo që mund të kuptohet, ai flet për shokët e luftës çlirimtare të vitit 2001. “Të dashur miq, Rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale përbëjnë një fitore historike për të gjithë shqiptarët. Këtë fitore historike ia dedikoj shokëve të mi të idealit që nuk jetojnë më, atyre me të cilët, shumë vite më…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka thirrur sot një mbledhje urgjente të Kryesisë Qendrore, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ku koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, arriti të fitojë vetëm një komunë – atë të Studeniçanit, shkruan gazeta KOHA. Mbledhja është thirrur nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti, dhe pritet të fokusohet në analizën e rezultateve të dy raundeve të zgjedhjeve, si dhe në mënyrën e ristrukturimit të partisë pas disfatës më të madhe elektorale në dy dekada. Ndryshe, mbrëmë pas shpalljes së rezultateve, lideri Ahmeti deklaroi…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë. Sipas Ramadanit ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. “Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore, Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të…

Lexo më Shumë