Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Parlament Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në Axhendën e Reformave, siç dëshmohet nga shpërndarja e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sipas Raportit të Progresit për rrugën evropiane të vendit, të cilin Komisioni Evropian do ta publikojë zyrtarisht sot. -Autoritetet (maqedonase) kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Parlament Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në Axhendën e Reformave, siç dëshmohet nga shpërndarja e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sipas Raportit të Progresit për rrugën evropiane të vendit, të cilin Komisioni Evropian do ta publikojë zyrtarisht sot. -Autoritetet (maqedonase) kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike…
Në disa rrugë që kalojnë përmes prerjeve apo pranë përroskave, mund të ketë rrëshqitje të vogla dheu, por ato pastrohen rregullisht. Nga NP “Rrugët e Maqdonisë” u bëhet thirrje të gjithë shoferëve të jenë të kujdesshëm në drejtim, të ndjekin sinjalistikën e vendosur dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet aktuale të rrugës.
Para publikimit të sotëm të paketës së raporteve për zgjerimin e Bashkimit Europian, të gjitha lavdatat pritet të shkojnë për Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën do të ketë pak zhvillime të reja. Ndërkohë, për Serbinë pritet një raport me tone mjaft kritike – shkruan portali “Politico” nga Brukseli. Sipas “Politico”-s, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta paraqesë zgjerimin si një mjet gjeopolitik kyç për Bashkimin Europian, për të treguar se “BE-ja po i përgjigjet realisht sfidave me të cilat përballet në mbarë kontinentin”. Ajo theksoi se procesi i ndihmës…
Komisioni Evropian sot do ta prezantojë paketën e raporteve për progresin e vendeve në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vitin 2025. Sipas njoftimeve, komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, pasdite do ta paraqesë paketën për zgjerim para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, pas së cilës do të mbahet debat që pritet të fokusohet në arritjet e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në procesin e tyre të anëtarësimit në BE. Në paketën e raporteve, Komisioni Evropian e konfirmon përkushtimin e tij ndaj procesit të zgjerimit dhe perspektivës për “bashkimin e Evropës”, por…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka një plan paqeje të dakorduar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj, duke këmbëngulur se, si president, ai nuk ka parë ndonjë dokument të tillë dhe se çdo punë e mëtejshme për një zgjidhje paqeje duhet të përfshijë Shtetet e Bashkuara. Gjëja e rëndësishme këtu është nëse unë, si president i Ukrainës, e kam parë këtë plan. Nuk e kam parë. Mendoj se kjo u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Ekzistojnë ide dhe propozime të ndryshme evropiane për një zgjidhje paqësore”, tha ai. Zelensky gjithashtu shprehu habi për raportet që sugjerojnë se…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi sot se ka vepruar mbi disa paraqitje të lidhura me procesin zgjedhor, prej të cilave një pjesë janë përcjellë në institucionet kompetente, ndërsa një pjesë janë mbyllur për shkak të mungesës së shkeljeve, përcjell TV21. Në një rast, një drejtoreshë shkolle ka shpërndarë një poster politik në një grup elektronik, dhe lënda është përcjellë në Prokurorinë Publike. Komisioni ka shqyrtuar edhe raste të tjera të lidhura me punësime dhe deklarata të kandidatëve, por nuk ka konstatuar shkelje të rregullave zgjedhore. Në seancë janë miratuar gjithashtu vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni dhe metodologjia për…
Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në Lupç të Epërm të Podujevës. Policia ka bërë të ditur se katër personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor. Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet se të dyshuarit janë arrestuar. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”. “Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive…
Kohëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me grip dhe virusin sezonal, thotë për TVM2, mjekja Sefiane Bellcishta. Thekson se pacientët ankohen nga temperaturat e larta, kollitje, molisje dhe dhimbje të muskujve. Format më të rënda të gripit mund t’i kapë fëmijët nga 6 muaj dhe grupmoshat mbi 65 vjeç që janë me sëmundje kronike. “Simptoma e parë është me temperaturë të lartë mbi 39 deri në 40 gradë, ajo zgjat vetëm një ditë dhe nëse zgjat temperatura mbi dy apo tre ditë d.m.th. u është bashkëngjitur edhe ndonjë baktere tjetër e këtij virusi, që është bërë…
Më datë 02.11.2025, rreth orës 12:20, në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (39) nga ky fshat. Arrestimi është kryer në bazë të një denoncimi të mëparshëm, sipas të cilit më 01.11.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “168” në Tetovë, M.A. kishte kërcënuar K.A. (27) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe një shok të tij. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS
Më datë 03.11.2025 në orën 01:10 në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.R. (40) nga ky fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se një ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 71-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më datë 02.11.2025, rreth orës 13:00, në fshatin Forinë të Gostivarit, punonjësit policorë të Njësisë Policore Çegran kanë privuar nga liria M.U. (48) nga ky fshat. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një automjet në fshat. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS

