Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë kontrolleve të djeshme në territorin e Komunës së Çairit në Shkup janë sanksionuar 70 vozitës, prej të cilëve 22 vozisnin pa patentë shoferi dhe tetë pa certifikatë mjekësore gjatë funksionimit të transportit publik. Janë shqiptuar 10 masa për folija te vendosura pa leje (xhama të erësuar), si dhe shtatë sanksione për leje qarkullimi të skaduar… Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse. -Kontrollet në trafik vijojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë…
Author: Hamdi Kumanova
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve nga Departamenti i për Operacione dhe Koordinim, njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura. Njëra prej tyre është ende aktive, në Komunën e Makedonsk Brodit, mbi fshatin Belicë, nën Solunska Gllava, ku digjet një pyll i rrallë me pisha, bar i thatë dhe shkurre. Zjarri është në një terren shumë të lartë dhe të paarritshëm. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një fuoristradë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Makedonski Brod, siç njoftojnë nga QMK-ja. 10 të tjerat e shuara, nga gjithsej…
Presidenti Stevo Pendarovski u ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë. “Në këtë ditë, saktësisht 130 vjet më parë, gjashtë të rinj themeluan organizatën revolucionare maqedonase, e cila arriti të bashkojë njerëzit më të guximshëm dhe më të arsimuar të kohës së tyre rreth një qëllimi të përbashkët – shteti i lirë maqedonas. Ky brez i ri dhe i avancuar arriti të forcojë besimin e popullit maqedonas se vetëm me forcat e veta mund të luftojnë për liri dhe drejtësi”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski. “Edhe pse për shkak të…
“Në ditën e sotme të luftës revolucionare maqedonase, me krenari përkujtojmë revolucionarët maqedonas dhe përpjekjen, këmbënguljen dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri, sovranitet, pavarësi dhe shtetësi maqedonase”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale nderë të festës së 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase. “Vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm për krijimin e një shteti evropian dhe të avancuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Të bashkuar, le të vazhdojmë rrugën evropiane me guxim dhe me hap…
Nga MPB njoftojnë se janë ndaluar dy të mitur nga Tetova pasi të njëjtit nuk kanë ndaluar në shenjë ndalimi të dhënë nga policia dhe me veturën pa targa kanë tentuar që ta godasin policin. “Me datë 20.10.2023 në ora 13:00 në fshatin Zhelinë të Tetovë nga ana e punonjësve policorë nga SPB-Tetovë është ndaluar një i mitur nga fshati Kopaçindoll i Tetovës dhe një i mitur tjetër nga fshati Dobarcë i Tetovës, për shkak se rreth orës 12:00 në Tetovë, me automjetin e pasagjerëve “BMW”, pa targa, i cili drejtohej nga i mituri, nuk janë ndalur në shenjë ndalese…
Sot rreth orës 14:00, një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti. Sipas saj, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. “Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
U rrit, dhe u shkollua në vendlindje! Por kjo nuk mjaftoi që të vazhdoj jetën këtu. Në të njëzetat e saj, Dorina Ajdini vendosi të zhvendoset për të jetuar dhe punuar në Gjermani. Ajo tashmë ka rregulluar dokumentet e qëndrimit të përhershëm pasi ka gjetur një punë prestigjioze atje. Dorina po bën gati valixhen për tu nisur drejt aeroportit me biletë një drejtimeshe, duke theksuar se shkaqet kryesore të largimit nuk janë vetëm pagat, por edhe cilësia e jetesës. “Tash më nuk është problemi vetëm te gjendja financiare, të rinjtë nuk ikin për atë se ndoshta më parë ka qenë…
Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Korçë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 17, të riut iu gjet një sasi e vogël kanabisi. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ndërkaq, në…
Mexhiti në promovimin e Kornizës Zhvillimore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Transformimi 28”: Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq është i rëndësishëm si partneri ynë për reagim të shpejtë të sistemit shëndetësor në menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ishte pjesë e manifestimit për promovimin e kornizës zhvillimore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, “Transformimi-28”. Në këtë ngjarje u prezantuan angazhimet për ndryshime gjithëpërfshirëse në 24 fusha të fushëveprimit të punës së Kryqit të Kuq, të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq të RMV-së, promovimin…
Për më shumë se 20 vite në qytetin e Tetovës, shteti nuk ka ndërtuar banesa sociale, edhe përkundër faktit se ka mbi 150 kërkesa për banesa sociale. Rreth 30 familje në Lagjen e Krasniqëve në Tetovë, në mungesë të kushteve jetojnë si në geto. Banorët ankohen se çmimet e banesave me qira po rritën gjithnjë e më shumë dhe janë bërë të papërballueshme. Ata kërkojnë nga shteti dhe komuna, masa urgjente për ndërtimin e banesave sociale. “Shumë persona jetojnë në varfëri të skajshme, ja këtu e kam një komshi paguan 150 euro qiranë për ushqim nuk iu mbetet asgjë. Shumë…
Aleanca për Shqiptarët nuk konfirmon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së opozitës shqiptare për bashkëpunim parazgjedhor, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Nga partia e Arben Taravarit e cila është në pushtet prej në muajin shkurt të këtij viti, nuk dhanë përgjigje as në pyetjen e Alsat se … Pyetje në adresë të ASH-së “Si i përgjigjeni thirrjes së z.Mexhitit ndaj Aleancës për Shqiptarët për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale?” Kërkesa që Aleanca për Shqiptarët t’i bashkohet frontit opozitar është e përbashkët. Këtë e thonë edhe nga Lëvizja Besa. Nga partia e Bilall Kasamit thonë se…
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në burgun e Dubravës. Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës. “Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth ores 10:40 në Qendren Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës. Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të komofluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike”, bëhet e ditur në njoftim. Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin…

