Author: Hamdi Kumanova

Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, Policia e Kosovës njofton se si prova materiale janë sekuestruar: shtatë aparate të lojërave, dy televizorë për shërbime të basteve, një kompjuter dhe disa dëshmi tjera. Bëhet e ditur se një i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Lexo më Shumë

Me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në kazermën “Ilinden” në Shkup, me fillim nga ora 19:00 do të bëhet qitje artilerie nderi me shkrepje të 10 togave nga gjashtë topa të batalionit të artilerisë së Armatës. Siç njoftuan nga zyra për marrëdhënie me opinionin të Shtatmadhorisë së ARM-së, paraprakisht, në orët e pasdites në periudhën pas orës 15:00 do të bëhet qitje artilerie provë me një tog nga armët artilerie.

Lexo më Shumë

Kreu i lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami, ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se tuneli Prizren-Tetovë mund të nisë brenda 6 muajve. Ai tha se kjo mund të ndodh nëse vazhdohet me të njëjtën dinamikë me të cilën po punohet deri më tani. “Qeveria ka përpiluar projektin kryesor nga rruga e kombit deri në hyrje të tunelit. pra urojmë që edhe qeveria e Maqedonisë të jetë me po të njëjtin seriozitet që sa më shpejt të realizohen punët. Nëse vazhdon kjo dinamikë, besoj se jo për më shumë…

Lexo më Shumë

Tre maqedonas, A.A. (26), A.O. (41) dhe J.D. (47) janë arrestuar pasi policia në Nikshiq ka zbuluar se kanë vjedhur një portofol me 1500 euro në një objekt komercial në Bogetiq. Pas vjedhjes, të tre janë arratisur me një “Audi”, transmeton Vijesti. Në njoftimin e policisë së Nikshiqit, thuhet se në afërsi të vendit të Ferns, zyrtarët policorë kanë ndaluar një “Audi” me tre shtetas të Maqedonisë të cilët janë sjellë në ambientet zyrtare të policisë. Policia zbuloi se A.A. ka vjedhur portofolin, ndërsa A.O. dhe J.D. kanë marrë dhe kanë mbajtur një pjesë të parave. “A.A. dyshohet për…

Lexo më Shumë

Maqedonasi harron çantën në aeroport të Prishtinës, policia identifikon kosovaren e dyshuarShare Button Gazeta BlicNjë shtetas maqedonas ka raportuar në polici se me datë 06.08.2023 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kishte harruar një çantë me disa gjësende. Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin e lartcekur është identifikuar një e dyshuar femër kosovare, e cila është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Problemi me mospagesën e rregullt të pagave vazhdon dhe bëhet i dhimbshëm për punëtorët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) dhe familjet e tyre, si dhe për qytetarët e Qytetit të Shkupit. Kryesia e sindikatave nesër në ora 8 do të jetë para Qytetit të Shkupit, do të kërkojë takim me kryetaren e Qytetit dhe do të kërkojë pagesën e pagës së korrikut. Nëse kjo nuk ndodh nesër, punëtorët do të protestojnë sërish të premten, deklaroi për AIM Micko Stojanovski, kryetar i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese në NQP-së. Ai tha se të gjitha detyrat e punës kryhen në përputhje…

Lexo më Shumë

Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles – Gradsko, deri më 19 gusht, aksi rrugor do të jetë i mbyllur për qarkullim në periudhën nga ora 08:00 deri në orë 18:00. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit,…

Lexo më Shumë

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 1.890.000 lekë të Shqipërisë, respektivisht rreth 18.000 euro nga disa shtetas të Polonisë. Të njëjtit ishin ndaluar për kontroll në pikën kufitare “Deve Bair”, shkruan TV21. “Për shkak të dyshimit, makina me targa polake dhe personi që udhëtonte me pasagjer janë dërguar për kontroll të detajuar, gjatë të cilit nën karriget e pasme pranë hapjes së rezervuarit në një qese najloni të zi dhe tek gjërat personale u gjetën 3.952.000.000 lekë shqiptare, që janë rreth 38 mijë euro. Sipas ligjit për veprimtarinë valutore, jorezidentët mund të nxjerrin jashtë vendit deri në dhjetë mijë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Ukrainës miratoi rezolutë për zbatimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Maqedoninë e Veriut. Sipas përfaqësuesit ukrainas Taras Kaçka kjo rezolutë do të mundësojë që marrëveshja e tregtisë së lirë e arritur që në tetor të vitit 2022, ndërsa e ratifikuar këtë pranverë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut të zbatohet në tërësi. Kjo do të mundësojë dhe zbatimin e mekanizmit për doganimin e prodhimeve bujqësore dhe importin e mallrave nga Maqedonia e Veriut pa të dhëna shtesë në kuadër të kuotës tarifore. Paraprakishit u njoftua se Ukraina dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje për “transport…

Lexo më Shumë

Dy ushtarë nga Maqedonia janë helmuar nga gazi në Slloveni, ndërsa kanë qenë duke punuar në mënjanimin e dëmeve nga përmbytjet. Mjeku kryesor i Ushtrisë së Sllovenisë Robert Karota njoftoi se në mesin e të helmuarve janë edhe 5 ushtarë slloven dhe një zjarrfikës. Incidenti ka ndodhur, ndërsa ushtarët kanë qenë duke punuar në terren. Duke punuar në pastrimin e zonës kanë qenë 32 vetë, në mesin e të cilëve edhe 18 ushtarë të Maqedonisë. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, ushtarët e helmuar janë në gjendje të…

Lexo më Shumë

Rusia pretendon se ka zmbrapsur një sulm me dron ukrainas në territorin e saj. Kështu të paktën raporton agjencia ruse e lajmeve RIA. Sipas një raporti të veçantë të Interfax-it, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj rrëzuan një dron mbi rajonin jugor të Belgorodit të vendit. closevolume_off Sky News nuk mund të verifikojë pretendimet dhe Ukraina nuk ka komentuar mbi akuzën.

Lexo më Shumë

Shkencëtarët u kanë bërë thirrje njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që të mbajnë përsëri maska pas një “mutacioni” të ri shqetësues të variantit të COVID-19. Ata shprehën shqetësimin për një nënvariant të Omicron, “Eris”, i cili tani përbën një në 10 raste në MB. Numri i njerëzve të diagnostikuar me virus mbërriti nga rreth 3.3 për 100,000 në 7.2 në më pak se një muaj, raportoi Mirror të mërkurën, shkruan AA. Një variant i ri i referuar si “BA.6” gjithashtu ka shkaktuar shqetësim, megjithëse për momentin është paraqitur vetëm në Danimarkë dhe Izrael. Trisha Greenhalgh, një eksperte e kujdesit parësor…

Lexo më Shumë