Author: Hamdi Kumanova

Një grua është gjetur pa shenja jete në Lipjan, njoftoi Policia e Kosovës. “Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Sipas raportit të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, me ç’rast edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Tutje, Policia njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Lexo më Shumë

Është arrestuar V.Sh (18-vjeçar) në Kaçanik, pasi dyshohet se e postoi armën e zjarrit në rrjetin social Snapchat, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.Në njoftimin e Policisë, thuhet se të mërkurën, Sektori Rajonal i Hetimeve, kishte pranuar informacionin për rastin në fjalë. “Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Deçanit, Bashim Ramosaj, ka denoncuar komunkimin e keq me Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij. Në një intervistë për Kosovalive, Ramosaj thotë se, kjo qeveri po e penalizon jo atë por qytetarët e Deçanit, duke mos e ndjekë dinamizmin e punimeve në të gjithë sektorët. “Për mu është tepër e rëndësishme komunikimi. Është tepër e zorshme me këta njerëz. Kam një rast kur i kam çu letër 48 herë ministrit të Fianancave, Hekuran Murati, e kam thirrë në telefon mbi 40 herë dhe nuk është përgjigj. Këta janë njerëz inatçorë dhe të mllefosur. Nuk e di…

Lexo më Shumë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se nuk i është përgjigjur ftesës së organeve të rendit për intervistim pas organizmit të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se është hera e parë që ka reagime të tilla për tubime që sipas tij janë mbajtur edhe më herët në Maqedoninë e Veriut. Kasami ka thënë se po përsëritet situata kur në Maqedoni janë burgosur kryetarë të partive e komunave për çështje të flamurit kombëtar. “Ideja e Policisë ishte për shkak të ikonografisë në tubimin që është organizuar, tubime të tilla nga 2001 e këndej…

Lexo më Shumë

Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles – Gradsko, nga data 16 gusht deri më 19 gusht 2023, pjesa do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00, njoftoi SHAM. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti. SHAM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina…

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet e kryetarit të ashtuquajturës Kuvendi Popullor i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, i cili shihet i armatosur gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas raportimeve, Stevandiq ka qenë pjesëmarrës në krimet e bëra nga regjimi i Serbisë ndaj popullsisë boshnjake në këtë vend. “Shfaqen pamjet që tregojnë kryetarin aktual të të ashtuquajturës Kuvendi i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, duke marrë pjesë në krimet e luftës gjatë luftës së Bosnjës”, thuhet në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetin social X. “Asnjë përgjegjësi për krimet gjenocidale të luftës. Mirë se vini në ‘Republikën Serbe’”, përfundon reagimi. Stevandiq është…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e ShBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur lidhur me atë se cilat hapa duhet t’i ndjekë Mali i Zi në mënyrë që t’i arrijë aspiratat euroatlantike.Reike ka potencuar që ky vend duhet të përkrahë sovranitetin e shteteve fqinje, përfshi atë të Kosovës.Ndër të tjerash ajo ka shkruar se Mali i Zi duhet të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen…

Lexo më Shumë

Një studim i kohëve të fundit nga SchengenVisaInfo.com zbulon se 62.3 për qind e të anketuarve, të cilët janë kryesisht nga mosha 25 deri në 34 vjeç, thanë se nuk po mendojnë të transferohen në BE, krahasuar me 37.7 për qind që zbuluan planet e tyre, për t’u larguar një ditë nga Kosova.Gjetjet e sondazhit tregojnë se dëshira për të kaluar në BE është shumë e fortë në mesin e atyre që nuk e kishin vizituar bllokun më parë, ndërsa të gjithë të anketuarit që kanë vizituar BE-në pohuan se nuk mendojnë të lëvizin atje së shpejti, transmeton RTK.Në mënyrë…

Lexo më Shumë

Katër vjet më parë u zbuluan informacione të tmerrshme për trajtimin çnjerëzor të banorëve në Institucionin Pazariq. Tani janë zbuluar pamje të reja që tregojnë se ka vazhduar dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara. Në videon tronditëse të siguruar nga ekipi i Al Jazeera Balkans, shihet dhuna ndaj njërit prej banorëve. Gjegjësisht, një grua e godet djalin/të riun dhe i thotë “ta mbyllë gojën”, ndërsa ai qan nga dhimbjet. Në një deklaratë anonime të një punonjësi të institucionit në Bosnje-Hercegovinë, theksohet se video është realizuar gjatë këtij viti dhe se të gjithë në atë institucion e dinë për dhunën…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të paraqitet dëshmitari i ri i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Sot është dita e fundit e gjykimit për këtë javë. Dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dje e ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë. Dëshmia e tij për tri ditë me radhë është dëgjuar në seancë private derisa ai është intervistuar nga prokuroria, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe ajo e Rexhep Selimit.…

Lexo më Shumë

43 trupa janë gjetur në ngrirës në dy ndërtesa në qytetin e Poza Rica në shtetin Veracruz të Meksikës, sipas një deklarate të lëshuar të hënën nga Veronica Hernandez Giadans, Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Veracruz.Gjashtë të dyshuar janë arrestuar, thuhet në deklaratë. Një hetim për incidentin ka filluar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Ekspertëve të Meksikës kreu teste kriminalistike në terren dhe laboratorike për të gjetur të dyshuarit, tha ai.Zbulimi fatkeq u bë pasi policia dhe ushtarët bastisën një pronë të kontrolluar nga karteli gjatë një shkëmbimi zjarri me anëtarët e bandës të dielën. Policia, prokurorët…

Lexo më Shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Për “FIVE” në RTV Dukagjini, ajo i ka quajtur të papranueshme serinë e skandaleve që pretendon se kanë prekur Qeverinë Kurti. Ajo ka përmendur edhe deklaratën ku Kurti i quante “naivë” diplomatët ndërkombëtarë. “Në Kuvend, kam theksuar se kjo qeverisje është bërë e njohur vetëm për skandalet, aferat korruptive dhe kriminalitetin. Çdo ditë shohim se këto skandale po bëhen rutinë e zakonshme. Nuk e kam besuar kurrë se nga ky pushtet, shtetet që kanë njohur Kosovën do t’i kthejnë shpinën vendit tonë. Nuk kam kuptuar se si…

Lexo më Shumë