Author: Hamdi Kumanova

Me datë 15.08.2023 në ora 17:50 në rrugën 162 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin N.S.(33) nga një fshat i Tetovës për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçare. Më pas, me urdhër të prokurorit publik, në banesën e tij është kryer bastisje, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me heroinë dhe sende të tjera lidhur me veprën penale. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Në prag të fillimit të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese të caktuar për këtë të premte,  ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot  përmes profilit të tij në Fejsbuk  bën thirrje “të mos lejojmë të defokusohemi dhe çorientohemi, por ta ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme”. “Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani…

Lexo më Shumë

Komuna e Aerodromit vazhdon me praktikën e krijuar për të aplikuar për ndihmë financiare të njëhershme prej 3.500 denarë për çdo nxënës të regjistruar në klasë të parë në shkollat ​​në territorin e komunës. Afati i regjistrimit zgjat deri më 29 shtator dhe prindërit e nxënësve të klasës së parë mund t’i shkarkojnë dokumentet online KËTU ose direkt në ambientet e bashkisë.

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike (LD) thotë se BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren. Sipas tyre, rruga e vetme e BDI do të jetë ajo që do t’i çojë drejt humbjes… “Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kamotshme. Është një arterie e rëndësishme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Së fundi është aktualizuar shumë, sidomos kulmoi me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë, i cili edhe një herë foli për rëndësinë e kësaj rruge që lidh dy qytetet me rëndësi historike. Kjo rrugë gjithsesi…

Lexo më Shumë

Është publikuar Renditja Akademike e Universiteteve Botërore për vitin 2023 nga organizata “Shanghai Ranking Consultancy”. Lista edhe këtë vit, për 20-vjetorin e saj, nuk sjell ndonjë surprizë të madhe. Në mesin e mijëra universiteteve më të mira në botë edhe këtë vit nuk ka asnjë institucion të arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut. Për herë të 21-të, Universiteti i Harvardit kryeson listën ndërkombëtare. Në vendin e dytë është Universiteti Stanford dhe në vendin e tretë është Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) – të gjithë nga SHBA. Universitetet amerikane, në fakt, mbajnë 14 nga 20 vendet e para në…

Lexo më Shumë

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në konferencën për media me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ky takim vjen me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe më konkretisht për hapat e mëtejmë të realizimit që që lidh Tetovën dhe Prizrenin. “Kjo është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh për të dyja vendet. Dua të përkujtojë që kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga RMV, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe të kalohet…

Lexo më Shumë

Gjykata e Kavadarit ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një burri 42 vjeç i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të lindur në vitin 2016, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se krimin e ka bërë në periudhën e vitit 2022-2023. “Dyshohet se në disa raste, gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke përfituar nga fakti se ka jetuar me vajzën në të njëjtin komunitet familjar, i ka shfaqur videot me përmbajtje pornografike dhe ka vazhduar të kryejë akte të tjera seksuale ndaj saj, që sanksionohen sipas nenit 188 paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë mes tjerash nga Prokuroria./tv21.tv

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat e nevojshme për t’i përmbushur kushtet nëse dëshiron të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”. Këtë e deklaroi ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, e cila është edhe kryetare e Komisionit për politikë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë. Siç raporton BGNES, komenti i saj vjen në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen në Maqedoninë e Veriut për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ajo iu bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni që të mos frikësohen nga ndryshimet. “Ndryshimi i Kushtetutës së RMV-së nuk është punë e madhe. Bullgarët janë…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit propozon që pensioni minimal të jetë 300 euro, por që kjo të nënkuptojë edhe rregullim gradual të shumave të të gjitha pensioneve. “Kur propozuam pagën minimale prej treqind euro, pavarësisht rezistencës, prapëseprapë u pranua, por pa harmonizuar pagat e tjera në bazë minimale, gjë që solli situata absurde. Paga minimale duhet të marrin ata që tashmë kanë pasur 18 mijë denarë, me arsim më të lartë dhe kanë kryer punë më komplekse”, thonë nga partia opozitare, e cila deri dje ishte pjesë e pushtetit aktual. Prandaj, thekson LD-ja, Qeveria duhet të pranojë propozimin për pension…

Lexo më Shumë

Shoqëria franceze është tronditur nga një rast tronditës përdhunimi në Cherbourg, në veriperëndim të vendit, për të cilin është arrestuar një 18-vjeçar i quajtur Umar. N. Viktima e sulmit brutal seksual është ende në koma, pasi u përdhunua dhe u torturua nga 18-vjeçari, i cili tani po hetohet edhe për sulm seksual ndaj motrës së tij 12-vjeçare, që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2022. Sipas Daily Mail, sulmi ndaj 29-vjeçares ndodhi më 4 gusht, kur Umar N. hyri në shtëpinë e saj, e kapi nga qafa dhe filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Orët që pasuan…

Lexo më Shumë

Babë e bir janë vënë në pranga nga blutë e Gjirokastrës, pasi dyshohet se kishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tyre në Lazarat janë gjetur 50 bimë kanabis. Bimët narkotike ishin mbjellur në banesën e dy të arrestuarve, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për kanabisin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjecut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës. “Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Ganna Malyar, në një komunikatë në rrjetet sociale. Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse. Njoftimi i Malyarit vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se…

Lexo më Shumë