Ambasadori holandez Dirk Jan Kopp thotë se nuk ka vullnet të vërtetë politik për ndryshim në vend dhe se për shkak të korrupsionit dhe nepotizmit të gjitha proceset janë bllokuar. Kopp e deklaroi këtë në hapjen e Konferencës së Dytë Rajonale të Ekspertëve për Vlerat Themelore të Klasterit 1 në kuadër të projektit “Drejtësia të sundojë rajonin” në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Të gjitha shtetet e tjera anëtare brenda 10 deri në 15 vjet arritën të bëjnë reformat e nevojshme dhe të bëhen anëtarë të BE-së. Çfarë bëni ju, përveçse bëni justifikime për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit? Pse nuk i…
Author: Hamdi Kumanova
Si do të binden rreth 1260 funksionarë të shtetit për korrigjim të pagave, kjo pritet të shihet brenda këtij muaji ndërsa po hartohen ndryshimet në ligjin për pagat. Ekzekutivi nuk ka merakun e vetëm 20 ministrave dhe zëvendësve të tyre, e drejtorëve të institucioneve publike, por mësohet se kundërshtimet më të mëdha vijnë nga krerët e komunave, gjykatësve dhe prokurorëve. Megjithëse me rritje prej 78% deri më tani ata kanë marrë 6 paga, akoma nuk dihet se korniza ligjore a do të miratohet në Kuvend brenda vitit. Ministri Bekteshi tha se paga e tij është esenciale, por nuk është burimi…
Dhjetëra familje të fshatit Novosellë të komunës së Bogovinës nuk kanë siguruar ende drutë e dimrit, edhe pse jetojnë në malësi. Shkak për këtë, sipas banorëve të Novosellës, është pikërisht drejtori i Parkut kombëtar “Mali Sharr” i cili nuk jep leje për prerje të druve. “Diku në muajin prill, drejtori i parkut iu premtoi qytetarëve të Novosellës se për çdo qytetar që është rezident në Novosellë, do ketë nga dhjetë kubik dru për familje. Mirëpo që nga prilli e deri më sot, jemi duke pritur nga drejtoria të na lëshohen dru”. “Nuk ka kohë më për të pritur,…
Platforma për mbështetje të Palestinës nesër pas faljes së namazit të xhumasë në platon para Xhamisë së Murat Pashës në Shkup do të organizoj protestë me moton “MOS HESHT NDAJ MASAKRËS”, për të mbështetur popullin palestinez që i nënshtrohet sulmeve izraelite. Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen demonstratës për të shprehur zërin tonë kundër sulmeve që cenojnë dinjitetin njerëzor dhe cenojnë të drejtat më elementare të njeriut. Vendi: Shkup – Platoja para Xhamisë Murat Pashë Data: E premte, 20 tetor 2023 Ora: 13:45
Masa antikrizë shtesë mund të priten nga nëntori, ndërsa nga fundi i këtij muaji duhet të definohen, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Bekteshi i shprehu mirënjohje afarizmit, në mënyrë të veçantë prodhuesve “të cilët vullnetarisht në momente të caktuara i ulin çmimet”. Sipas ministrit, të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me pakicë zvogëlohen, sidomos ata të përfshirë me vendim qeveritar, ndërsa ka edhe të dhëna se po zvogëlohen çmimet edhe nga kategoritë tjera të produkteve. “Sa i përket masave të reja shtesë, draftet janë pothuajse të përfunduara. Jemi duke biseduar me odat ekonomike dhe të…
Kjo rrugë nuk është prekur, askush nuk brengoset për këtë rrugë. Mijëra vetura e automjete të rënda kalojnë çdo ditë përmes autostradës Kumanovë – Shkup, nga qarkorja afër komunës së Ilindenit. Këto automjete pësojnë dëmtime të shumta nga rruga e shkatërruar në këtë qarkore. Me qëllim që të mos dëmtojnë amortizimin e tyre, lëvizin në skaj të rrugës. “Këto vetura dhe kamionë të cilët kalojnë përmes kësaj rruge që lidhë rrugën magjistrale nga Kumanova për në Ilinden është në gjendje të dërmuar. Në këtë gjendje përfundojnë gjithashtu edhe këto vetura e automjete. Siç mund t’i shihni edhe pamjet prapa meje,…
Punonjësit shëndetësorë në disa qytete të vendit mbajtën protesta paralajmëruese. Ata kërkojnë rritje të pagës për 30 për qind, si dhe 4 për qind për rrezikshmërinë në punë dhe ndryshim të marrëveshjes aktuale kolektive, pasi vlerësojnë se në të ka disa parregullsi. “Dolëm në këtë protestë paralajmëruese për shkak të asaj që ne e kërkojmë 30 për qind rritje të pagave për të gjithë shëndetësinë, 4 për qind shtesa infektive poashtu për të gjithë shëndetësinë, pas kësaj stazh me benefite poashtu për të gjithë shëndetësinë dhe ndryshim të marrëveshjes aktuale kolektive pasiqë ka shumë parregullsi, ne duam ato parregullsi t’i…
Në Maqedoninë e Veriut, brenda një muaji, ka nga 800 raste të regjistruara me COVID-19, kurse është rritur edhe numri i testimeve – ka deklaruar Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq. Sipas tij, siç përcjell Klan M, nuk bëhet fjalë për shifra serioze që mund të cënojnë kapacietet shëndetësore. Komisioni për Sëmundje Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, si preventivë kundër përhapjes së koronavirusit, ka rekomanduar që maskat mbrojtëse detyrimisht të shfrytëzohen vetëm nëpër institucionet shëndetësore, por jo edhe në barnatoret dhe azilet e pleqve. Këto komente u bënë gjatë brifingut të rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë me…
Është publikuar një video e re e komandantit Adem Jashari i ulur në odën e tij derisa dërgon përshëndetje përmes një incizimi. Ai përmend emra të familjarëve të cilët jetojnë larg vendit duke u dërguar të fala. Në video komandanti thekson përshëndetjet edhe për disa shokë të tij, ndër të cilët është edhe heroi Fehmi Lladrovci, Sami Lushtakun, Jakupin, Ramizin etj.
Trajneri i ri i Birmingham Cityt, Wayne Rooney ka zbuluar se para të zgjidhte klubin anglez, ai kishte refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Anglisë, pak ditë më parë mori drejtimin e Birminghamit. “Para se të zgjidhja Birminghamin, kisha një ofertë nga Arabia Saudite, por menjëherë i thashë jo”, ka thënë Rooney. Ikona angleze do ta drejtoj Birminghamin pas përvojës së tij amerikane me DC United. Rooney me Birminghamin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Gazetari dhe analisti politik, Eroll Rizaov në një prononcim për “Frontline” thotë se do të ishte mirë që VMRO-DPMNE të kërkonte mënyra për t’u larguar nga gabimet strategjike politike që po i bën. Për ndryshimet kushtetuese dhe bllokimin e tyre nga Mickoski dhe deputetët e tij, ai konsideron se “nuk bëhet fjalë për diktat bullgar, por për tradhti ndaj interesave shtetërore nga VMRO-DPMNE dhe Mickoski”. Rizaov thekson se “parullat e tyre se edhe ata janë për Evropën dhe anëtarësimin në BE janë të rreme”. “Do të ishte mirë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të kërkojnë një mënyrë për të dalë…
Gërkovska potencoi se ambasadori holandez Dirk Jan Kop, i cili është mes pjesëmarrësve në konferencë, di shpesh të jetë kritik, sidomos në pikëpamje të reformave juridike dhe theksoi se kritikat e tij janë të qëndrueshme. “Ai e di se në pjesën më të madh pajtohemi dhe gjithmonë diskutojmë të hapur dhe sinqerisht. Akoma më tepër nëse kemi parasysh se Holanda është e përkushtuar dhe mbështetëse e drejtpëtdrejtë e këtyre proceseve. Por, edhe në këtë rast do të them se pengesat në rrugë janë me të vërtetë faktor i fuqishëm për inerci të institucioneve. Pavarësia, mosvendosja, akumulimi i pakënaqësisë në opinion…

