Gazetari dhe analisti politik, Eroll Rizaov në një prononcim për “Frontline” thotë se do të ishte mirë që VMRO-DPMNE të kërkonte mënyra për t’u larguar nga gabimet strategjike politike që po i bën. Për ndryshimet kushtetuese dhe bllokimin e tyre nga Mickoski dhe deputetët e tij, ai konsideron se “nuk bëhet fjalë për diktat bullgar, por për tradhti ndaj interesave shtetërore nga VMRO-DPMNE dhe Mickoski”. Rizaov thekson se “parullat e tyre se edhe ata janë për Evropën dhe anëtarësimin në BE janë të rreme”. “Do të ishte mirë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të kërkojnë një mënyrë për të dalë…
Author: Hamdi Kumanova
Gërkovska potencoi se ambasadori holandez Dirk Jan Kop, i cili është mes pjesëmarrësve në konferencë, di shpesh të jetë kritik, sidomos në pikëpamje të reformave juridike dhe theksoi se kritikat e tij janë të qëndrueshme. “Ai e di se në pjesën më të madh pajtohemi dhe gjithmonë diskutojmë të hapur dhe sinqerisht. Akoma më tepër nëse kemi parasysh se Holanda është e përkushtuar dhe mbështetëse e drejtpëtdrejtë e këtyre proceseve. Por, edhe në këtë rast do të them se pengesat në rrugë janë me të vërtetë faktor i fuqishëm për inerci të institucioneve. Pavarësia, mosvendosja, akumulimi i pakënaqësisë në opinion…
Tridhjetë vjeçari B.J. nga Gostivari, të mërkurën mbrëma rreth orës 21:30 në SPB Tetovë ka raportuar se në hambarin e tij në rrethin e lagjes Cigllanë është përhapur zjarr. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve të Gostivarit, zjarri është lokalizuar plotësisht. Janë djegur drutë për ngrohje dhe prodhimet e ndryshme që ruheshin në objekt. Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit gjatë ditës së enjte do të kryejë inspektimin në vendin e ngjarjes.
E hëna e ardhshme është ditë pushimi për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hënën (23 tetor) do të shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase. Njoftimi i plotë: “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2023 (e hënë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën…
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar, i cili akuzohet si shkaktar i aksidentit në Kalimash ku humbën jetën dy vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani. Sipas policicë ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S. Njoftimi: Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë…
“Kjo do të thotë se në mars 2024, kur rritet paga minimale, asnjë nga këta punonjës nuk do të marrë rregullim. Projeksioni është që paga minimale të rritet për 3 deri në 4 mijë denarë, që do të krijojë një tjetër kaos në gjykata, administratë dhe prokurori”, vlerëson kryetari i Sindikatës së SPAAGjSh-it. Punonjësit e prokurorive shprehen të pakënaqur me të ardhurat mujore dhe kërkojnë rritje 78 për qind të pagave dhe kthimin e 35 për qind të shtesave në paga. Më 3 shtator, në një mbledhje, qeveria mori vendim që në shtatë ditët e ardhshme të formohet…
Me deklaratën e ministrit Bujar Osmani për pagat e zyrtarëve pajtohet edhe shefi i Qeverisë së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski. – Njerëzit punojnë me rrogë. Ka disa që thonë se do të punonin pa rrogë dhe unë nuk besoj në një person të tillë. Unë kam 25 vite përvojë pune dhe nuk besoj në njerëz të tillë, tha kryeministri sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari. Kovaçevski informon se do të diskutohet kur të përpilohet zgjidhja nga grupi punues për uljen e pagave të zyrtarëve. “Vendimi duhet të pranohet nga deputetët dhe të gjithë të zgjedhurit që paguhen sipas ligjeve”,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin rezultate dhe se çmimet e produkteve bazë të ushqimit kanë filluar të ulen në tregun me pakicë. Bekteshi thotë se deri në fund të vitit pret që çmimet të bien nën 5 për qind. “Të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me pakicë po ulen , sidomos çmimet që janë përfshirë në vendimin e Qeverisë, kurse shtesë, kemi të dhëna që në përgjithësi edhe çmimet tjera, nga kategoritë tjera tashmë kanë filluar të ulen”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar ditën e djeshme në Klinë për dhënie të ryshfetit. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, thuhet se ai në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe në trafik u kishte ofruar para zyrtarëve policorë. “Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera.
Punonjësit në Poliklinikën “Jane Sandaski” në Shkup kanë mbajtur protestë paralajmëruese si pjesë e protestës së Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Shëndetësor në të gjitha institucionet në vend gjatë kohës së pauzës prej 10:30 deri 11:00. Protesta është mbajtur për shkak të pakënaqësive nga takimi i përfaqësuesve të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë të realizuar më 5 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata kërkojnë rritje 30 për qind të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personelin administrativ dhe teknik, rishikim të Marrëveshjes Kolektive, rritje të pagesës së infeksionit nga 1 në 4 për qind, shndërrim të marrëdhënies…
Me marrjen në pyetje të ekspertit Lupço Postollov, një pjesë e ekipit i cili e përgatiti superekspertizën në komunikacion, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 ishin lënduar. Postollov sot përsëriti se do të merret në pyetje nga avokati Lupço Micevski, avokat i të akuzuarit të gjashtë – shoferi i autobusit. Përveç Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superkepsrtizën në komunikacion janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:30 në Veleshtë të Strugës zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin A.I.(36) nga fshati Veleshtë. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në automjetin “Mercedes” me regjistrim të Strugës, të kryer me urdhër të gjykatës është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me kalibër 6.35 mm prodhim i Çekisë me një kornizë me pesë plumba të kalibrit 6,35 mm dhe 33 plumba të kalibrit 9 mm. I arrestuari u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi adekuate”, thuhet në…

