Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së shikimit, është i mirë për funksionin e trurit, i efektshëm kundërkancerit të zorrëve, prostatës dhe kancerit të gjirit. Gjithashtu mbron nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, ul presionin e gjakut, është anti-inflamator dhe është i shkëlqyer për shëndetin e kockave. Spinaqi ka një rrjet të mahnitshëm të ushqyesve, duke përfshirë edhe sasi të larta të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, magnezium dhe hekur. Një carotenoid që gjendet në spinaq, jo vetëm që vret qelizat e kancerit të prostatës, por ajo gjithashtu parandalon ato nga rritja e numrit të…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e falënderoi Maqedoninë e Veriut për inkuadrimin drejt deklaratës së G-7-shit për mbështetje të garancave të sigurisë për Ukrainën. “E falënderoj Maqedoninë e Veriut që iu bashkëngjit deklaratës së G-7-shit për mbështetje të garancave të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bëri këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për përforcim të partneritetit të vendeve tona”, kumtoi Zelenski në Tuiter. Vendet nga G7 në margjina të samitit të NATO-s në Vilnus, publikuan kornizë të sigurisë për garanca afatgjate të sigurisë për Ukrainën me qëllim që vendi të mbrohet nga…
Më 15.08.2023, në ora 18:20 në fshatin Lisicani të Kërçovës, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë së Kërçovës e kanë privuar nga liria I.B.(29) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur 239 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe pesë korniza bosh për një pushkë automatike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe I.B. është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal. Flaka
MPB Maqedoni informon se me datë 15.08.2023 në ora 20:45 në rrugën “Skoevska” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup dhe Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar S.S.(34) nga fshati Arnakija, komuna Saraj. Siç njoftojnë nga MPB, i arrestuar është i dënuar me pesë vjet burg për veprën penale “prodhim dhe lëshim në treg të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Pena. Për të është lëshuar fletarrest qendror nga Burgu Idrizovë, ku i kanë mbetur edhe dy vjet e tetë muaj dënim. closevolume_off “Personi është dërguar…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 gjoba, nga të cilat 19 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 29 për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Shtatë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (semafor të kuq). “Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në…
Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog. Sikurse shumë politikanë të huaj edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime. “Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët…
Në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojnë forca të armatosura të shteteve të huaja – ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata do të marrin pjesë në trajnimin e përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23”. Ky trajnim, siç sqarojnë nga Qeveria, është pjesë e Planit bilateral për bashkëpunim për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Mbrojtje Nacionale të Shteteve të Bashkuara Amerikane. “Forcat speciale të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 12 pjesëtarë pjesëmarrës në aktivitet, në periudhën prej 20 gusht deri 1 shtator 2023 do të marrin pjesë…
Partia e Maqedonasve në Serbi, si reagim ndaj vendosjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë, kërkon rishikimin e vendimit për njohjen e Kosovës nga Maqedonia e Veriut. “Vendimi është marrë kundër vullnetit të popullit dhe duhet shpallur referendum. Ju e keni njohur Kosovën edhe pse nga Kosova kemi pasur një inkursion klasik të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe një sulm ndaj një kolone ushtarake të ARM-së nga forcat e Kosovës. Ka monumente për terroristët, ata të amnistuar u bënë zyrtarë shtetërorë, kryetar Kuvendi, dhe ende quhen komandantë!?…Partia e Maqedonasve në…
Banka Qendrore ruse reagoi ndaj zhvlerësimit të rublës në një takim emergjent. Ajo rriti në mënyrë drastike normën bazë, e cila tani është dymbëdhjetë për qind. Deri tani, kjo masë nuk ka pasur efekt të madh. Për të ndalur rënien e rublës, Banka Qendrore ruse ngriti normën bazë nga 8.5 në 12 për qind. Kjo u bë e ditur nga kujdestarët e monedhës pas një takimi krize. Rënia e monedhës kombëtare, e cila në fillim të javës kishte arritur në nivelin më të ulët prej afro 17 muajsh kundrejt dollarit dhe e cila gjithashtu kishte humbur shumë terren ndaj euros,…
Sot (16 gusht) para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë së Tetovës me fillim në ora 12 do të mbahet protestë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku vdiqën 14 persona dhe mos sjelljen e drejtësisë për viktimat, dy vite pas ndodhjes së tragjedisë, transmeton Portalb.mk. Protesta organizohet nga nisma qytetare “Më Mirë për Tetovën” dhe e njëjta ka marrë përkrahje nga një numër i qytetarëve, aktivistëve, organizatave qytetare por edhe i disa partive politike. Protesta vjen pas publikimit të dokumentarit “Vrasje në Tetovë” i cili zbuloi edhe njëherë se fajtorët e vërtetë për shkaktimin e zjarrit nuk janë prapa grilave.…
Një javë pune më e shkurtër është rishfaqur në vitet e fundit si një temë me rëndësi politike dhe ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, me TUC (Trades Union Congres), Partinë e Gjelbër dhe atë Laburiste që e marrin seriozisht reduktimin e orarit të punës si një politikë që mund të rrisë mirëqenien e punonjësve, produktivitetin dhe të përballet me sfidat e automatizimit.Në Gjermani, IG Metall, sindikata më e madhe industriale në Europë, organizoi vitin e kaluar një grevë e cila mobilizoi 1,5 milionë punonjës dhe fitoi të drejtën për të reduktuar në mënyrë individuale orarin e punës nga 35 orë…
Dy grupe të fuqishme të armatosura luftuan në kryeqytetin e Libisë të martën, por përleshjet vdekjeprurëse u ndalën pasi njëra palë liroi një komandant, i cili dyshohej se ishte shkaktar i luftimeve. Një agjenci shëndetësore e Tripolit tha se 27 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, pa dhënë detaje nëse këto shifra përfshinin luftëtarë dhe civilët. Forcat Speciale të Parandalimit dhe Brigada 444 janë dy nga forcat më të forta ushtarake në Tripoli dhe luftimet e tyre të hënën vonë tronditën rrethet në të gjithë kryeqytetin. Të dyja grupet kishin mbështetur Qeverinë e Përkohshme…

