Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare afaristi i njohur nga fshati Vaksincë i komunës së Likovës-Kumanovës, Skender Isufi, shkruan Open-TV.
Ai ishte pronar i NP “Termoteknika”.
Skenderi në mesin e shokëve ishte i njohur si njeri i urtë, i qetë, i hareshëm, i shoqërueshëm, andaj vdekja e tij i ka mërzitur të gjithë ata që e kanë njohur.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur faqa e fshatit Vaksincë, përmes një postimi në facebook, ku kanë shkruar:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi
Ka nderruar jetë Skender Isufi, varrimi i të ndjerit behet nesër ne f. Vaksinc pas namazit te xhumas (pas ores 13:00)
Zoti e mëshiroft të ndjerin kurse familjes dhe shokëve ia shtoftë durimin!
Vaksincë
19 Tetor 2023”, thuhet në njoftim. (Open-TV)


