Ka ndërruar jetë edhe 79-vjeçarja, e cila ishte pjesë e helmimit familjar me ushqim shtëpiak në Shkup. Prokuroria Publike e Shkupit njofton se ka dhënë urdhër për autopsi në trupin e 79-vjeçares, e cila ndërroi jetë pas 10 ditëve pasi ishte shtrirë në spital. Ndërroi jetë njëri nga tre personat që u helmuan me ushqim në Shkup, dy të tjerët në gjendje të rëndë Më herët nga helmimi i njëjtë ndërroi jetë 47-vjeçarje, ndërsa burri 55-vjeçar është lëshuar për kurim shtëpiak. “Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth…
Author: Hamdi Kumanova
Me marrjen në pyetje të ekspertit Ljupço Postolov, pjesë e ekipit që përgatit superekspertizën e komunikacionit, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan. Në ekipin e ekspertëve që përgatitën superekspertizën e komunikacionit, përveç Postolovit, janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Ekzaminimi i superekspertëve të trafikut filloi në maj të këtij viti. Postolov sot sërish do të merret në pyetje nga avokati Ljupço Micevski, mbrojtës i të akuzuarit të gjashtë – shoferit të autobusit.
Prokuroria Themelore Publike Manastir njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “Marrje e ryshfetit”. Nga Prokuroria njoftojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin 58-vjeçar, punonjës në Policinë Pyjore, i cili ka kërkuar drejtpërdrejt 18.000 denarë për veten e tij për të mos kryer një veprim zyrtar që do të duhej ta kryente, gjegjësisht të mos kontrollonte dëshmitarin – referentin e prerjes. “Pasi i ka kërkuar paratë, dëshmitari e ka raportuar. Në bazë të urdhrit të prokurorit publik për zbatimin e masave të posaçme…
DPHM kumtoi se deri në fund të javës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Nga e premtja pasdite dhe të shtunën reshjet do të jenë të dendura, mbi 20 litra për metër katror dhe të shoqëruara me bubullima. Të premten dhe të dielën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Më shumë se 300 mjekë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë në spitale jashtë vendit në pesë vitet e fundit. Vetëm këtë vit, ky numër është më shumë se 50, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë. Kryetari i shoqatës për Alsat thotë se jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen. “Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata,…
Propozim-ligji për amnisti ka kaluar në Qeveri dhe është dorëzuar në Kuvend, ndërsa të enjten pritet të jetë në rend dite në seancë plenare. Këtë e konfirmoi zv.ministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska. Ajo tha se Propozim-ligji për amnisti është dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë me qëllim që të ulet numri i të burgosurve, i cili për momentin është shumë i lartë. Ajo gjithashtu njoftoi se grupi i deputetëve të LSDM-së do të dorëzojnë amendamente. Propozim-ligji për amnisti pritet të miratohet me procedurë të shkurtuar. Me të pritet që të lirohen plotësisht nga burgu 286 të dënuar dhe të amnistohen pjesërisht…
Lëvizja e qeverisë për të rritur huamarrjen e saj neto të planifikuar nga kreditorët vendas ka ngritur zile alarmi dhe ka nxitur frikën për gjendjen e buxhetit. Disa ekspertë besojnë se PBV-ja reale për këtë vit do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar, gjë që do të ndikojë që borxhi publik të kalojë edhe një herë kufirin e borxhit psikologjik prej 60%, informon PRESSonline.al “Ky trend i rritjes së borxhit nuk flet mirë për shëndetin e ekonomisë maqedonase. Për më tepër, po bëhet e qartë se edhe rritja e dobët e PBV-së nuk do të jetë e…
Tridhjetë e katër vjeçari V.S. nga Tetova, dje (30-tetor) në orën 11:40 në SPB-Tetovë, ka raportuar se në rrugën “Gjoce Simovski” djali i tij i mitur kishte qenë i kafshua nga një qen endacak.TS
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 3 persona nga Tetova. Sipas SPB-Tetovë gjatë kontrollit tek personat në fjalë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës (kokainë). “Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (30-tetor) rreth orës 20:45, në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.O. (30) M.R.(30) dhe H.A.(39), të tre nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do…
Është koha për të hapur temën se pse DPMNE dhe E Majta po e bllokojnë këtë vend në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk mund në ketë shtet të ketë përgjegjësi për çdo gjë, përveç atyre që bllokojnë, tha mbrëmë gjatë një paraqitje televizive, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq. “Kemi punuar dhe po punojmë që të marrim 80 deputetë që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, por DPMNE është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të bllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe Mickoski thotë se as para dhe as pas zgjedhjeve nuk do të votojë për këto ndryshime kushtetuese. Ndryshimet…
Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska ka njoftuar për dy qytetarët “më me fat” të Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, shkruan TV21. Të dy kanë fituar në lojëra të fatit miliona denarë. “Më së shumti fat vitin e kaluar kanë pasur qytetarë nga Kërçova dhe Koçani. Të dy kanë fituar të ardhura nga lojërat e fatit, të organizuar nga Lotaria Shtetërore. Qytetari i Kërçovës ka realizuar fitime në shumë prej 32.9 milionë denarëve, ndërsa personi nga Koçani realizoi fitim nga loja e fatit, në shumë prej 27.3 milionë denarëve”, tha Llukarevska.
Një 70-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Kukës pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte. Zjarri i ndezur prej të moshuarit në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është përhapur në të gjithë fushën. Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të më mëtejshme. “Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për…

