Sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen se kanë keqtrajtuar të moshuarën në strehimoren “Orenda” në Pejë. Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, tha se seanca do mbahet sot në ora 10:00. “Seanca fillestare është caktuar të mbahet sot në ora 10:00”, tha Zhuti për Arbresh. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast. Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj…
Author: Hamdi Kumanova
Në moshën 77 vjeçare, ka vdekur ish-deputeti Goce Andonovski. Andonovski u zgjodh deputet nga Resnja në zgjedhjet e para shumëpartiake në vend në vitin 1990 dhe ishte në detyrë deri në fund të mandatit të përbërjes së parë të Kuvendit në vitin 1994. Ai u zgjodh deputet si kandidat i LSDM-së. Andonovski ka lindur në vitin 1946 në fshatin Carev Dvor, Resnjë, ndërsa me profesion ishte mjek-specialist.
Abazoviq ia dorëzon detyrën kryeministri të ri të Malit të Zi Ish-kryeministri Dritan Abazoviq ia dorëzoi detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Milojko Spajiq. “Siç diktojnë sjelljet demokratike, dorëzimi i detyrave u bë sot në mëngjes! I urova fat të mirë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-të. Mali i Zi gjithmonë të llogarisë vetëm në suksese dhe të qëndrojë në rrugën e duhur”, ka shkruar Abazoviq në Facebook. Mali i Zi bëhet me Qeveri të re, tre prej ministrave janë shqiptarë Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni me…
1 nëntori ( e mërkurë) është ditë jo pune për qytetarët e besimit katolik në Maqedoni. MPPS njofton se nesër shënohet Festa e të gjithë shenjtorëve. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Moldavisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 1 nëntor 2023 (e mërkurë), Dita e të Gjithë Shenjtorëve është ditë jo pune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS-së./Telegrafi/
Gjatë ditës së djeshme ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në gjithsej pesë zjarre, në ambinete të hapura, nga të cilat vetëm njëra është duke u menaxhuar si aktive deri në mëngjesin e sotëm – deri në njoftimin e ardhshëm nga terreni se është shuar, sipas njoftimit të Departamentin e Operacioneve dhe Koordinimit (DOK) në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), të cilat janë pranuar nga institucionet kompetente në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, sipas QMK. “Deri sot në mëngjes ka vetëm një zjarr aktiv: në komunën e Dibrës, afër fshatit Krasnicë, në zonën e fshatit Gari, në malin Stogovë, ku…
“Do e luajmë atë pjesë të lojës, apo nuk do ta luajmë dhe gjithë kjo për të ardhmen e shtetit”. Kështu mes tjerash e vlerëson situatën për mos-thirrjen e seancës për ndryshimet kushtetuese, e cila filloi, u shterrur debati dhe është ndërprerë, kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21. “Unë duhet ta thirr, por që ta thirrë Talat Xhafer duhet që (Ali) Ahmeti (lider i BDI-së) ta kryejë punën dhe të tjerët që janë pjesë e vendimmarrjes së përbashkët, koordinim dhe bashkëveprim që në fund të jetë rezultati për të ardhmen e qytetarëve”, tha Xhaferi. Shtoi se deklaratat që i…
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot duhet të publikojë çmimin e ri të energjisë termike në Shkup, i cili do të aplikohet nga nesër. Çmimin e ri, për të cilin KRRE dje mbajti seancë përgatitore, do ta kumtojë në konferencë për shtyp kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Sipas paralajmërimeve të Bislimoskit, çmimi i ngrohjes qëndrore nuk do të rritet për më shumë se 5 për qind, përkatësisht, siç thotë ai, rritja do të lëvizë deri maksimum nga 50 deri në 60 denarë në muaj. Vendimi për çmimin e ri është dashur të merret në gusht të…
Gazetari Eraldo Harlicaj ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth konfliktit të dhunshëm të ndodhur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe ish-deputeti Mark Frroku. Ky i fundit sipas gazetarit ndodhet ende në burg, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi të janë ‘kanosje” dhe ‘moskallëzim krimi’. “Mbi Mark Frrokun Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, rëndojnë veprat kansoje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës dhe prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. Është proceduar në gjendje të lirë, Ndue Sokoli, për kallëzim…
Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani. Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb. Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit. Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Janë promovuar veprat e disa autorëve turke të përkthyera nga turqishtja në shqip dhe maqedonisht nga botuesit “Logos-A”, “Shkupi”, “Batapres” dhe “Prozart”. Për rendësinë e botimeve ne gjuhen shqipe foli Prof.Dr.Ali Pajaziti, ndërkaq për ato në gjuhën maqedonase botuesi, Nenad Batkoski. Një aktivitet që afirmon veprimtarinë botuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin kulturor me Republikën e Turqisë, ka ndodhur të dielën në Panairin e Librit në Stamboll, ku janë prezantuar veprat e autorëve turq të përkthyer në gjuhën shqipe dhe maqedonishte. Ky është Panairi i 40-te ndërkombëtar i librit në Stamboll që sivjet përkon edhe me 100…
Zyrtarë ushtarakë ukrainas thanë të hënën se Rusia ka shtuar praninë e forcave përreth qytetit të shkatërruar Bakhmut në Ukrainën lindore, dhe i ka kaluar ato në ofensivë, por se Ukraina është e përgatitur për t’i zmbrapsur këto sulme. Rusia e mori në muajin maj qytetin Bakhmut, ku ndodhën disa prej luftimeve më të përgjakshme të luftës tashmë 20-mujore. Ukraina filloi një kundërofensivë në muajin qershor që synonte rimarrjen e territorit në jug dhe lindje të vendit, përfshirë qytetin Bakhmut. “Në zonën e Bakhmutit, armiku ka forcuar shumë praninë dhe ka kaluar nga veprimet mbrojtëse, në ato aktive”, njoftoi Gjenerali…

