Author: Hamdi Kumanova

Nga Lëvizja BESA kanë reaguar në lidhje me arsimin në vend ku mes tjerash kanë akuzuar partinë në pushtet BDI-në se po shkatërron arsimin shqip, përcjellë Klan M. ”Ndodhitë e fundit me arsimin në gjuhën shqipe vulosin faktin se BDI ka mision shkatërrimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjen e interesave personale. Imagjinoni, ministri i Arsimit shqiptar, zëvendësministri po ashtu shqiptar, që të dy kuadro të BDI-së, në Veles ende nuk është hapur paralelja në gjuhën shqipe. Edhe pse ministrat e BDI-së premtuan se do e zgjidhin këtë çështje, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe ende nuk ka…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 27.10.2023. Nga data 31.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 81,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 46,291 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe…

Lexo më Shumë

Vetura në të cilën ishte transportuar sulmuesi i Rade Trajkovski Shteklit dhe “dora e djathtë” e tij është gjetur në flakë në Saraj, mësoi “Sloboden Pechat” nga burimet e veta. Gjashtë ditë më parë, në qendrën tregtare “East Gate”, një person i panjohur ka shtënë në drejtim të Rade Trajkovski-Stekli dhe një person tjetër, duke i plagosur rëndë. Në vendin e aksidentit u gjetën shtatë gëzhoja plumbash, më shumë se gjysma e të cilave përfunduan në shënjestër./Slobocen pecat

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për rezulton për një armëpushim të ardhshëm në Rripin e Gazës, ku Maqedonia e Veriut abstenoi. Maqedonia e Veriut mbështet aspektin humanitar të rezolutës jordaneze, respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare, domosdoshmërinë e mbrojtjes së civilëve dhe aksesin e tyre në nevojat themelore të jetës rrymës ujë dhe ilaçe. Nga ana tjetër, një dobësi e madhe e rezolutës është mos përmendja e aktit terrorist të Hamasit nga 7 tetori, të cilin ne e dënuam, si dhe të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur, prandaj votuam për amendamentin kanadez të rezolutës”, u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski…

Lexo më Shumë

Të burgosurit në burgun e Idrizovës do të nisin grevë urie nëse askush nuk do t’i viziton sot, informon Klan M. Këto janë nënshkrimet e siguruara nga Klan Maqedoni të të gjithë të burgosurve të cilët thonë se nga nesër 31.10.2023 do të shkojnë në grebë urie. Ndryshe e gjithë kjo vjen pas aksionit të policisë të cilët kanë konfiskuar 63 telefona, 82 thika, 71 mbushës për telefona dhe drogë. Përveç se i kanë rrahur brutalisht, nuk kanë lejuar që t’iu jepet ndihmë mjekësore. Madje kanë insistuar që mjekët në spitalin e Idrizovës të pohojnë se të burgosurit janë rrahur…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) – Tetovë njofton se në nëntë muajt e fundit të këtij viti, në gjithë Tetovën janë shqiptuar gjithsej 438 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu, gjatë periudhës në fjalë janë sanksionuar 440 drejtues automjetesh që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, gjë që ka vënë në rrezik sigurinë e tyre. Nga SPB-Tetovë shtojnë se bisedat në celular shpërqendron ndjeshëm vëmendjen dhe përqendrimin e drejtuesve të mjeteve, veçanërisht në një frekuencë më të madhe të automjeteve, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit. “Shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me Ligjin…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallurt aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A. B., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Dhunimi”. Gjykata ka njoftuar se A.B kishte detyruar një femër të kryejë marrëdhënie sekusale pa pëlqimin e saj, duke ia vendosur thikën në qafë. Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje gjashtë (6) vjet. I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë…

Lexo më Shumë

Një 18 vjeçare raportohet të jetë zhdukur në Prizren. Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj. “Personi i zhdukur është: GENTA (Fejzi) BERISHA e lindur me 09.07.2005 në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren –…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, mbrëmë në TV21 në emisionin “21Analizë” ka folur për skandalin e Onkologjisë. Ai krahasoi se si funksiononte klinika në kohën e tij dhe tani. “Deri në vitin 2014 nuk ka pasur tabela tumorale. Bordi i tumorit është një komitet që diskuton trajtimin e një pacienti nga sëmundjet malinje. Përveç një mjeku dhe një profesori nga klinika kryesore, ka edhe një patolog dhe një onkolog. Dhe ata e drejtojnë pacientin drejt trajtimit dhe terapisë. Më pas ngrihet niveli i cilësisë së trajtimit. Në vitin 2015, ne prezantuam një rrugë klinike”. “E bëmë të plotë, në formë…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Administrata e Policisë Financiare me asistencën e njësive të MPB-së në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër po kryen kontrolle dhe ndalim të personave të dyshuar. Aksioni është rezultat i një procedure para hetimore, me emrin e koduar “Zinxhir”, për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit…

Lexo më Shumë

Me datë 27.10.2023 në ora 17:10 në Stacionin Policor Kriva Pallankë është raportuar se në Emergjencën Mjekësore – Kriva Pallankë është sjellë i vdekur S.M.(54) nga Kriva Pallanka, i cili ka mbetur i lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës si minator në një minierë në Kriva Pallankë, po ashtu ka ndërruar jetë gjatë transportit nga miniera për në Shtëpinë e Shëndetësisë në Kriva Pallankë, njofton MPB. Një ekip inspektues nga Kriva Pallankë dhe një inspektor i punës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Mbrëmë një furgon plot me emigrantë ka rënë në kanalin e gërmuar në rrugën kryesore në Veles. Furgoni i është larguar policisë dhe ka shkuar në drejtim të kundërt në rrugën “8 Shtatori”. Siç informon policia, furgoni ka rënë në kanalin e hapur. dhe shtojnë se nga aty se shoferi dhe pasagjeri janë kapur dhe ndaluar. Sipas informacioneve fillestare, policia e Maqedonisë së bashku me pjesëtarët e EULEKS-it e kanë ndjekur furgonin që në kufirin maqedono-grek. Në aksident trafiku ka mbetur i plagosur një fëmijë 11-vjeçar dhe babai i tij, të cilët ndodheshin në furgon. Më shumë…

Lexo më Shumë