Author: Hamdi Kumanova

Dymbëdhjetë persona, përfshirë një foshnjë, vdiqën pasi një avion i vogë u rrëzua në Amazonën braziliane, thanë zyrtarët. Avioni u rrëzua pranë aeroportit të Rio Branco menjëherë pas ngritjes, tha në një deklaratë qeveria e shtetit veriperëndimor të Acre. Dhjetë pasagjerë, nëntë të rritur dhe një foshnjë, si dhe piloti dhe bashkë-piloti vdiqën në vendngjarje, tha ai. Sipas raporteve të shtypit lokal, avioni shpërtheu në flakë pas përplasjes, duke shkaktuar një zjarr në një zonë të largët pranë kufirit të Brazilit me Perunë dhe Bolivinë. Shumë nga pasagjerët po ktheheshin në shtetin fqinj të Amazonas pasi morën kujdes mjekësor, thanë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Iranit thotë se gërmimet në kodrat arkeologjike Sialk në qytetin qendror të Kashanit kanë zbuluar mbetjet e një shtëpie që daton në mijëvjeçarin e IV para Krishtit. Jebra’el Nokandeh tha të premten në ditët në vijim, arkeologët do të shkojnë në shtresat më të thella të kodrave që datojnë deri në 6 mijë vjet. Sialk ndodhet në një periferi të qytetit iranian të Kashan në Iranin qendror. Vendi arkeologjik dhe e gjithë zona përreth tij mendohet se e kanë origjinën si rezultat i burimeve të mëdha ujore të pacenuara aty pranë që ekzistojnë edhe sot.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai për RTSH-në tha se Lugina e Preshevës nuk po e gëzon mbështetjen e duhur nga qeveria e Kosovës, madje me Marrëveshjen e Ohrit, u varros aspirata e Luginës për t’u bashkuar me Kosovës. “Kurti ka ndryshuar qëndrim, ku më pak se një vit më parë, ai ka folur për reciprocitet dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kurti e ka varrosur të gjitha mundësitë që ne të jemi pjesë e Kosovës,” u shpreh…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ka mbajtur fjalën hyrëse në projektin e përbashkët të Kombëve të Bashkuara “Planifikimi dhe diskursi mbi politikat migratore të bazuara në dëshmi në Maqedoninë e Veriut”. Ajo theksoi edhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të mëhershme duke thënë se komunikimi i vazhdueshëm dhe aktivitetet e realizuara kontribojnë në cilësi të lartë dhe janë një përgjigje adekuate ndaj nevojave të emigrantëve. Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale “Misioni ynë si Ministri është t’i qëndrojmë besnike detyrave tona për t’iu përgjigjur nevojave të emigrantëve. Si qeveri solidare dhe e drejtë, vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të kryer në vitin 2021, rreth një e pesta e popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga fëmijë dhe adoleshentë, dhe më shumë se një e treta janë persona nën 30 vjeç. Nuk ka shumë të dhëna për shëndetin mendor të të rinjve, por hulumtimet ekzistuese tregojnë për probleme të mëdha të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi tek fëmijët dhe adoleshentët, që është për shkak të faktorëve të tillë si varfëria, përjashtimi social, ekspozimi ndaj dhunës në familje dhe stigma. . Sipas hulumtimit më të fundit të kryer nga…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja Meri Dika u zgjodh kryetare e Gjykatës së Apelit në Shkup, në seancën e sotme të 462-të të Këshillit Gjyqësor, ku u zgjodhën edhe kryetarët e Gjykatave Themelore në Manastir dhe Prilep. Deri tani Dika mbante postin u.d. e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, ndërsa kryetare e Gjykatës Themelore në Manastir është zgjedhur gjyqtarja Tatjana Petrovska, ndërsa kryetare e Gjykatës Themelore në Prilep Jasmina Shishkovska Stojkoviq. Këshilli Gjyqësor vendosi që në gjykatat themelore në Veles, Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Shtip funksionin ta kryejnë ushtruesit e detyrës së mëparshme presidentëve deri në zgjedhjen e presidentëve të rinj.…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në spital pas 48-orësh shqiptarja që u sulmua nga bashkëshorti i saj, Etleva Bodi. 31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur të moshës 5 dhe 11-vjeç, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua…

Lexo më Shumë

Në natën kur të burgosurit janë rrahur brutalisht kamerat e sigurisë në burgin e Idrizovës janë çkyçur, thonë dëshmitarët dhe personat e implikuar, deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziberi, për Klan M. Sipas konstatimit të Avokatit të Popullit ndihma mjekësore është vonuar, nuk janë dërguar të gjithë në trajtim mjekësor në spitalet përkatëse ndërsa shërbimi shëndetësor në burg nuk ka funksionuar. “Natën kritike ka qëndruar një person i cili merret me mirëmbajtjen e sistemit të kamerave. Kjon a shtyn të dyshojmë se inçizimet e kamerave që janë të obligueshme të jenë funskionale, janë vënë jashta funskionit. Unë nuk dua që…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një shtetasi të Marokut, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale sulm ndaj një personi zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga neni 383 paragrafi 3 i Kodit Penal. Më 28 tetor, i dyshuari sulmoi një zyrtar policor i cili ishte duke vepruar me urdhër për të kryer detyrën e patrullimit. Polici, së bashku me dy policë sllovakë të Frontex-it, kanë marrë njoftim se në një pikë karburanti në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli-Shkup, një person i panjohur – emigrant ka hipur…

Lexo më Shumë

Më 1 nëntor 2023 (e mërkurë) me fillim në ora 12:00 në kabinetin e kryetarit të shtetit do të mbahet seanca e 19-të e Këshillit të Sigurisë në Maqedoni, informojnë nga kabineti i Stevo Pendarovskit. Sipas informacioneve, në rend dite në seancë do të jenë gjendja e sigurisë në shtet dhe rajonin euro-atlantik. Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zarko Milloshevski, dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të kaluara kanë realizuar disa operacione policore në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror. Me datë 29.10.2023, rreth orës 09:10 në fshatin Mjak, policia kufitare, konkretisht Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit ( duhan) si në vijim: duhan i papërpunuar 8…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët maqedonas se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet nga ndryshimet kushtetuese. Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të hënën në Shkup, shefja e KE-së tha se ndodhet në Maqedoninë e Veriut që Kovaçevskit dhe qytetarëve të këtij shteti t’iu përcjell mesazhin se “jeni në rrugë të mirë që t’i bashkoheni BE-së dhe se BE-ja mezi pret që t’iu shohë në mesin e saj”. “Ndryshimet kushtetuese janë një hap i domosdoshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo çfarë ka arritur Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë