Author: Hamdi Kumanova

Ish ministrja e Brendshme,  Gordana Jankulloskës sot është liruar  nga burgu, përcjell TV21. Lirimi i saj vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit që Jankulloska të lirohet, dhe e njëjta të mos kthehet në burg nëse deri në tetor të vitit të ardhshëm nuk përsërit vepër penale. Ndryshe, ish-ministrja Jankulloska vuante dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit paraprakisht ia uli dënimin në 4 vjet./tv21.tv

Lexo më Shumë

Njëzet e një vjeçari, banor i Gjevgjelisë, është ndaluar nga policia dje në mbrëmje pasi po transportonte 13 emigrantë nga Siria. Siç njoftoi MPB, M.G. (21) është arrestuar dje rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë nga qendra rajonale e kufirit në Jug. “Me veturë të pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” ka qenë duke transportuar 13 emigrantë nga Siria, dy prej të cilëve të mitur, është njoftuar Prokuroria Publike. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës penal”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

Një sasi e madhe devizash, 250 kuti me çajra për detoksifikimi, por edhe një kokë e re motori për një kamion, janë pjesë e konfiskimeve që ka bërë Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Doganave, në dy raste të veçanta, ekipet mobile zbuluan 15.100 euro, të cilat shoferët e kamionëve donin t’i nxirrnin jashtë vendit përmes vendkalimit “Tabanoc”, pa i deklaruar, duke i fshehur në çorape. Në rastin e parë janë gjetur gjithsej 11.100 euro, nga të cilat 7.000 euro ishin të fshehura në çorapet e shoferit, ndërsa pjesa tjetër e parave ndodhej në…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët (5 gradë) këtë mëngjes në ora 7.30 është matur në Lazaropole dhe në Kodrën e Diellit. Gjashtë gradë në Hanet e Mavrovës, shtatë në Kumanovë, tetë në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë dhe Berovë, nëntë gradë në Tetovë dhe Krushevë, 10 në Shkup-Zajçev Rid, 11 në Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë dhe Dibër, 12 në Shtip, Veles dhe Kavadar, 13 gradë në Demir Kapi dhe Vinicë dhe 14 në Pretor dhe Gjevgjeli. Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Dibër, shtatë litra për metër katror, ​​gjashtë në Kodrën e Diellit, katër litra për metër…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan dhe kryetari i komunës Jegunovcë, Dimitar Kostadinovski sot do të bëjnë një vizitë në terren në lokacionin në fshatin Tudencë, ku fillojnë punimet për sanimin dhe rregullimin e shtratit të rrjedhës së epërme të lumit Vardar në Jegunovcë. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, aktiviteti për rritjen e rezistencës ndaj vërshimeve në këtë komunë, e cila shpeshherë është e ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore të këtij lloji, realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut”. Projekti…

Lexo më Shumë

Nga partia OBRM-PDUKM thonë se me LSDM-në, shkupjanët nga sot do të paguajnë 150 denarë më shumë për ngrohje. “Sqarimi i autoriteteve të EMV dhe KRE, të cilët pretendojnë se rritja e çmimit të ngrohjes është për shkak të rritjes së çmimit të gazit, është befasues. Është gënjeshtër se gazi është më i shtrenjtë, tashmë 9 muaj më parë, me përfundimin e sezonit të ngrohjes 2022/2023, çmimi i gazit u stabilizua në rreth 50 euro për megavat, pra 550 euro për 1000 metër kub normalë”, tha partisë. Siç shtojnë ata, gazi sot është tre herë më i lirë se vitin…

Lexo më Shumë

Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha se ka shumë pak shanse që Mali i Zi ta tërheqë njohjen për Kosovën. Gjeka tha se me informacionet që kanë, ky është “mision i pamundur”. “Për të ardhur te ajo ka shansa shumë të vogla, shansa minimale. Ajo është vetëm teorike, hipotetike. Me atë çfarë kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur”, tha ai mbrëmë në Euronews. closevolume_off Gjeka tha se subjektet pro-serbe…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka caktuar për sot seancë të Këshillit të Sigurisë për sot me fillim në ora 12:00, njoftoi zyra e kreut të shtetit. Situata e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik do të jetë në rend dite të seancës që do të mbahet në “Presidencë”. Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erold Musliu.

Lexo më Shumë

Një zjarr ka rënë në orët e hershme të mëngjesit, më saktësisht në ora 03:35 minuta në shtëpinë e familjes së personit E.A. në rrugën “Fan Noli” në komunën e Çairit. Në të njëjtën kohë, E. A. (43), F. A. (44) dhe E. A. (26) janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore, njofton MPB-ja. Ndërkohë që një ekip i zjarrfikësve ka intervenuar në shuarjen e zjarrit. Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, si dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij”, thuhet në raport. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi. Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thacit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Teksa para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales. E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj. Pas bastisjes së banesësDJE , Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe…

Lexo më Shumë

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë, afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezulton se këta paramilitarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që…

Lexo më Shumë